E shtune, 27.04.2024, 01:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde (VII)

E diele, 30.05.2010, 07:56 PM


SHUMËSI DHE  SHQUARSIA

E  EMRAVE

NË SHQIPEN STANDARDE

(konstatime, diskutime, propozime)

 

Nga DR. NUHI VESELAJ

nuhiveselaj@hotmail.com

 

(4) numri I fundoreve dhe i shembujve ilustrues

sipas doracakëve  normativë të shqipes

së sotme letrare

 

Në këtë pjesë sipas skemë-tabelave përkatëse po japim numrin e fundoreve si dhe numrin e shembujve ilustrues të emrave me mbaresat përkatëse të regjistruar në katër doracakë normativë të shqipes së sotme letrare, sipas këtyre rubrikave:

1. Numri i fundoreve të cekura,

2. Mbaresat  e thjeshta të shumësit,

3. Numri shembujve ilustrues të regjistruar,

4. Numri i rasteve të korrigjueshme sipas ide-propozimit tonë,

5. Numri i .shembujve të padiskutueshëm sipas ide-propozimit tonë dhe

6. Vërejtje (shënohet mbaresa përkatëse që propozohet).

 

1. Nga Drejtshkrimi i gjuhës shqipe (1973, f. 106-109)

_____________________________________________________________                  1              2                   3                  4                 5               6

14                            30                  6                24             -a

-A                 26                  4               22             

-E                 58                  3                55             -a

23          -E                 44                 10               34             -a

7                           26                   -                26    pa vërejtje

-E                 38                   4               34              -a

9          -E                 31                   2                28        1-a, 1-ë

_____________________________________________________________

Gjithsej      52                            253                   29              224

 

 

2. Nga Gjuha letrare shqipe për të gjithë (1976, f.  14-23)

 

_____________________________________________________________                1             2                 3                   4                    5              6

19                         106                 22                84             -a

9                           57                 25                32             -a

5           -A               19                   3                 16            

7           -E                42                   1                 41             -a

13                          55                   -                 55   pa vërejtje

-E                67                   4                 63             -a

-A                 5                    -                   5   pa vërejtje

2                           7                    -                    7   pa vërejtje

-A                 7                   -                    7  pa vërejtje

2          -E                 20                   7                  13         -a

18                           57                  25                 34         -a

3         zero               28                    1                 27         -a

7           -E                11                   -                  11   pa vërejtje

                19                  17                  2   11-a, 6-e

-A                 7                    -                   7   pa vërejtje

9           -E                17                    2                 15  1-a, 1-ë

Gjithsej:    103                           558                105                453

 

 

3. Nga Gramatika  e gjuhës shqipe (2002, f. 97-100)

____________________________________________________________

1              2                3                     4                   5             6

6            -E               27                     -                  27   pa vërejtje

6            -E               25                     -                  25   pa vërejtje

zero           22                     1                 21         a

24 (?)       A              48                      5                43       

16                         33                      3                 30        -a

18                         22                      6                 16        -a

Gjithsej:    46                           177                     15               162

 

 

4. Nga Shqipja standarde (R. Memushaj,  2005, f. 60-63

____________________________________________________________

1               2              3                      4                 5            6

4              -A            11                     3                  8          

8              -E             46                     2                44          -a

14                           56                   22                34          -a

14                           48                     -                 48    pa vërejtje

-E             52                     3                 49         -a

-A            12                     2                 10         

Gjithsej:  40                             230                   32                198

 

Edhe pse nga lënda e zhvilluar mund të jenë të kuptueshme shifrat e regjistruara në skemë-tabelat e mësipërme, megjithatë e shohin të nevojshme të japim edhe ndonjë sqarim.

 

Së pari, sipas burimeve numri i fundoreve ndryshon (52, 103, 46, 40), madje te burimi 3.(GGJSH) numrin e fundorëve e shënuam ne në bazë të shembujve ilustrues, të cilët kapin shifrën 48, prej të cilëve 29 janë njërrokësh, 13 dyrrokësh dhe 6 trerrokësh). Të vihet re se për këtë pikë më tepër i vihet rëndësi përbërjes rrokjesore të emrit se sa fundores. Natyrisht ka vend edhe për sqarime të tjera.

 

Së dyti, numri i implikuar i fundoreve në raportin ndërmbaresor, sipas burimeve përkatëse, del sipas kësaj skeme:

 

 

Burimi              Numri i fundoreve  të implikuara sipas mbaresave

                   -E                      -A              me  tri mbaresat

1. DGJSH          21                 53                       14                      14

2. GJLSH          68                 40                        27                     13

3. GGJSH         34                 12                        24                       -

4. SHS              21                 53                        14                      14

 

Edhe këtu, siç po shihet në Gramatikën e Akademisë nuk del i shënuar implikimi i fundoreve te tri mbaresat.

 

Së treti, të vihet re se si del raporti i rasteve të korrigjuara sipas ide-propozimit tonë rreth specifikimit të mbaresave në skemë-tabelën e mëposhtme:

 

____________________________________________________________

Burimi          Raporti ndërmbaresor dhe numri  korrigjimeve

-Ë/-A        -E/-A        -A/-Ë   -E/-Ë    -Ë/-E

1. DGJSH           6                18              4          1          -

2. GJLSH          83                13             3           1          6

3. GGJSH           9                  -              5           -          -

4. SHS              22                  5              5           -          -

 

Siç po shihet më tepër raste korrigjimi sipas ide-propozimit përkatës ndodhin në raportin e mbaresave -Ë/-A dhe -E/-A, d.m.th. kemi të bëjmë më fort me nocione të emërtimeve të gjë-sendeve konkrete.

 

Së katërti, nga skemë-tabela shihet se dalin nja 10 raste të theksuara pa vërejtje, d.m.th. lënda përputhet plotësisht me ide-propozimin e ofruar, andaj këtë fakt po e paraqitim në skemë-tabelën e mëposhtme, duke i shënuar rastet sipas burimeve në fjalë dhe sipas mbaresën përkatëse të ilustruar me numrin e fundoreve dhe numrin e shembujve:

 

Burimi      Numri i rasteve   Numri  fundore/shembuj  sipas mbaresave

                 E                    A

1. DGJSH         1                        17/26            -                     -

2.  GJLSH         6                        13/55           7/11               7/7

3. GGJSH         2                            -              12/52                -

4. SHS              1                         14/48             -                    -

 

Pra siç po shihet në këto 10 raste  pa vërejtje ide-propozimi ynë përputhet me 199 shembuj të parashoqëruar me 70 fundore në të katër burimet  në fjalë, por në të vërtetë, siç e pamë në skemë-tabelën e parë ide-propozimi ynë përputhet me 1037 shembuj ilustrues të regjistruar në burimet e marra si shembull prej nesh.

Sigurisht ka përkime e do të ketë edhe më shumë nëse përkrahet me vetëdije ide-propozimi ynë, por s’do mend se megjithatë do të mbesin ende probleme e gjëra të pasqaruara bindshpçëm për dikë, por besojmë do të mbesim gjithsesi shumë më pak gjëra të diskzueshme, të cilat si të sotmet edhe atë të nesërmet kërkojnë e do të kërkojnë zgjidhje nga mendjet e ndritura të studiuesve të gjuhës sonë.

Sidoqoftë, pothuajse probleme të njëjta dalin rreth mbaresave të thjeshta e të pathjeshta edhe te shumësi i emrave mashkullorë mbi bazë të emrave me togje fundore në temë dhe metoda e specifikimit të mbaresave sipas  fushave semantike do të ndihmojë  konsolidimin e emrave përkatës në rreshtimin, madje edhe rirreshtimin e duhur të shembujve, duke pasur parasysh  specifikimin e mbaresave të thjeshta të mirëfillta.

 

(5) Shumësi i emrave mashkullorë me togje

fundore në temë

 

Emra me togje-fundore në temë quajmë të gjithë ata emra mashkullorë që në njëjësin e pashquar mbarojnë me fundorët: -ër, -ël, -ën, -ëm, -ëll.

 

1)   Emrat me –ër e –ël

 

Siç u konstatua te shembuj e emrave femërorë emrat me –ër dhe –ël janë mjaft aktivë, mirëpo këto dy formante janë aktive edhe në formimin e emrave të gjinisë mashkullore, siç do t’i shohim në vijim. Së pari, po i trajtojmë emrat e gjinisë mashkullore më –ËR pastaj, së dyti, edhe ata me –ËL.

 

a. Shembuj të  emrave me –ër në temë

 

Emrat me –ËR i ndajmë në dy nëngrupe sipas raportit jofrymorë / frymorë:

a) jofrymorë:

avër avri avra-t, brokër brokri brokra-t, bujgër-i bujgra-t, brotër brotri brotra-t, cumër cumri cumra-t, çafër çafri çafra-t, dimër dimri dimra-t, emër-emri emra-t, frashër frashri frashra-t, kalibër kalibri kalibra-t,  litër litri litra-t, krehër krehri krehra-t, metër metri metra-t misër-ri -at, numër numri numra-t, pjepër pjepri pjepra-t, qezër qezri qezra-t, regjistër regjistri regjistra-t, skeptër skeptri skeptra-t, teatër teatri teatra-t, timbër, timbri timbra-t, urdhër urdhri urdhra-t etj.

b) frymorë:

ministër ministra-t, tigër tigrat, t, gjelegër –i gjelegra-t shtatëpalëmjekër-shtatëpalëmjekra –t – numër i kufizuar a raste të vetmuara.

 

Të vihet re se te nëngrupi i parë a) shembujt përfunduan me treguesin etj., d.m.th. numri i shembujve nuk është i përfunduar ose del pa kufizim, ndërsa te nëngrupi tjetër nën b),  numri i shembujve përfundon me treguesin: numër i kufizuar ose raste të vetmuara, andaj  edhe te ky nëntip emërtimesh po vërtetohet ajo që është konstatuar më përpara se emrat e frymorëve më mbaresën -A në shumës, nuk paraqesin model trajtëformues. Madje trajtat e tilla, jo vetëm priren, por edhe kanë mundësi me kalue tërësisht në shumës me mbaresë –Ë si p.sh gjelegrat në gjelegrët, ose edhe më mirë në grupin e emrit arbër arbrit, d.m.th. me mbaresë zero: gjelegër gjelegrit.  Po edhe shembujt e tjerë, si emra frymorësh që janë, mbase, pa pritur kohë e ndërkohë mund ta kalojnë menjëherë te grupi i emrave me mbaresë –Ë ose zero. Fundja edhe nëse mbetet në ndonjë rast si përjashtim me  mbaresën –A, pak ngre nga pesha, kur kemi parasysh sistemin emëror në tërësi dhe modelet e qarta gjithnjë e më të specializuara.

 

Po përsërisim konstatimin tonë se, siç po shihet nga shembujt, mbizotërojnë shembujt jofrymorë, sidomos nga fusha e emrave konkretë, ndërsa ata të frymorëve në këtë pikë dalin, jo vetën në numër të vogël simbolik, por edhe të paqëndrueshëm sa i përket modelit, të cilët me ndonjë ndërhyrje të vogël mund të spostohen në grupet e modeleve të destinuara për konceptin përkatës të emrave të frymorëve, si p.sh: gjelegrit, shtatpalëmjekrrit, madje mbase me kohë edhe ministër ministrit (!).

 

b. Shembuj të emrave me –ël  në temë

 

Me fundoren –ËL në gjininë mashkullore, ndonëse në numër jo të madh, dalin këta emra: cingël cingl-i cingla-t, tëmbël-i tëmbla-t, monokël–i monokla-t.

Ndonjë rast i gjinisë mashkullore më –ël merr mbaresën –e të shumësit si p.sh. cikël cikli cikle-t, paracukël paracukli paracukle-t

Edhe këtu po të futet në veprim ndarja sipas specifikimit të mbaresave sipas fushave semantike, siç po theksohet në ide-propozimin tonë, gjërat do të binin në  binarët e duhur, do të thjeshtoheshin mjaft natyrshëm.

 

c. Emrat  mashkullorë me  tog-fundoret –ën, -ëm dhe –ëll

 

Konstatimi që u dha për emrat mashkullorë me –ër e -ël, sidomos kur është fjala për Ë-në e  eliduar vlen edhe për emrat më  -ën  dhe –ëm dhe –ëll në temë. Po i cekim edhe shembujt e regjistruar në Fjalorin normativ me këto formante.

 

1)      Shembuj me – ën në temë:

 

Përveç  rasteve qehën qehni qehna-t, tymën tymni tymna-t, që janë të regjistruar në fjalorin normativ (2002) në të folme ndeshim edhe trajta pa rotacizimin e n-së fundore si p.sh.  dimën dimni dimna-t, emën emni emna-t emnak, emnesë), frashën frashni frashna-t,  krahën krahni krahnat, pjepën pjepni pjepna-t, urdhën urdhni urdhna-t – që ne i përmendim vetëm sa për të rikujtuar, ndonëse nuk kërkojmë që të rifuten sërish në stilin neutral të standardit të sotëm.

 

2).Shembuj me –ëm në temë

 

Emrat më-ëm i ndajmë në tri nëngrupe:

 

a) Formantin –ëm e ndeshim tek emrat me cilësi ndërkombëtare me –izëm  fundor të tipit.: kapitalizëm, marksizëm, etj. të përvetësuar në letrarishte sikurse shembujt e tjerë si: heroizëm heroizmi heroizma-t, sofizëm sofizmi sofizma-t, bajraktarizëm bajraktarizmi bajraktarizmat, e kështu me radhë: papizëm, neologjizëm, realizëm, socializëm, humanizëm, centralizëm, djathtizëm, shkollarizëm, centralizëm etj  - numër i pakufizuar, i cili paraqitet si një model i qëndrueshëm, ku ë-ja fundore e temës del e zhdukshme në rasa e në trajta shquarsie, njëjës e shumës, prandaj ky fakt mjafton që ky grup me këtë cilësi, të shënohet edhe në burimet tona normative. Shumësi i tyre del i formëzuar me mbaresën -A. A do të bëhet konkurrente mbaresa -E mbetet të ndiqet procesi, por hë për hë, -A-ja del me mbizotërim të plotë.

b) Ndeshin edhe një nëngrup a disa emra më –ëm fundor si istëm, pezëm,  prizëm, ritëm, trakëm, pastaj  entuziazëm, pleonazëm, sarkazëm nga të cilët, varësisht nga nënfusha semantike që mbulojnë shumësin e bëjnë me mbaresën përkatëse. Kështu, pesë shembujt e parë, marrin mbaresën përkatëse të shumësit –E, ndërsa tre shembujt e tjerë mbaresën -A.

c) Do ripërmendur fakti se edhe mbiemrat e emërzuar të tipit më –ëm si i sotëm, i tashëm, i poshtëm, i jashtëm  etj si dhe ata më –shëm si  i natyrshëm, i përparshëm, i kushtueshëm, i punueshëm  etj. – numër i pakufizuar, që në njëjësin e shquar zhduket –ë-ja dhe marrin nyjën shquese –i në shumësin e pashquar dalin me mbaresë zero, ndërsa në shumësin e shquar marrin formantin -i/t, si p.sh.: i sotëm i sotmi të sotëm të sotmit, i natyrshëm i natyrshmi të natyrshëm të natyrshmit etj.. ndërsa në gjinë femërore kanë këtë zhvillim: e sotme e sotmja të sotme të sotmet, e kështu me radhë.

 

3) Shembuj me –ëll  në temë

 

Me formantin –ëll kemi këta dy emra hisëll hislli hislla-t dhe krikëll kriklli kriklla-t që i ndeshim si raste të vetmuara në fjalorin e cekur normativ përshkrues, ndërsa  rastet: çakëll – çaklli dhe hasëll haslli –haslle-t kanë tjetër zgjidhje sa i përket mbaresës së shumësit.

 

Shënim: Dallon nga të tjerët shembull me fundoren –ëv: ipeshkëv ipeshkvij,

që ne nuk e vumë si nëngrup më vete, pasi na merr mendja se ky shembull mund të gjejë zgjidhje, fare natyrshëm, duke iu bashkuar një nëngrupi tjetër të emrave frymorë të gjinisë mashkullore, atyre me mbaresën -Ë. Krahaso: ipeshkëv -i ipeshkvë-t me tipin e emrave me mbaresën zero në shumës, si p.sh. ipeshkëv ipeshkvi ipeshkëv ipeshkvët ose ipeshkvit.

 

Përmbyllje

 

Mesa u shtrua më sipër del e nevojshme që në burimet tona normative duhet pasur parasysh edhe të dhënat që dolën sheshazi nga analiza e mësipërme që bëmë ne, por njëherazi mbetet detyrë e standardologëve që aty ku është e mundur të bëhen edhe thjeshtëzime, duke i rirreshtuar shembujt sipas nënfushave semantike, natyrisht duke e respektuar ide-propozimin që u dha në këtë punim...

 

Në fund po përmbyllim këtë krye, duke kërkuar që edhe emrat mbi togje fundore sa është e mundur të  përfshihen në tri rregullat që u cekën më sipër rreth specifikimit të mbaresa të mirëfillta të emrave mashkullorë të shqipes. Kështu që:

 

së pari, të gjithë emrat e njerëzve ose të frymorëve përgjithësisht në shumës me marrë mbaresën -Ë;

së dyti, vetëm emrat e kuptimit dhe ato të vendeve a objekteve që  nuk paraqiten si sende konkrete me marrë në shumës mbaresën -E dhe

së treti, të gjithë emrat që emërtojnë koncepte të gjësendeve konkrete kryesisht duhet me marrë mbaresën A të shumësit.

 

Rregulla e mësipërme jo vetëm duhet të sforcohet me shembuj konkretë, por, ka nevojë të përkrahet subjektivisht, veç të tjerëve edhe nga standardologët tanë.

Sidoqoftë, kur është fjala tek formimi  i shumësit të shembujve të rij të kësaj natyre, pa mëdyshje sirregulla e rekomanduar në këtë punim duhet të respektohet.

 

III. Ndërrime tingujsh  si rrjedhojë e zhdukjes

së mbaresës –i  dhe fenomeni i

Ndërrimgjinisë

 

Sqarime paraprake

 

Prapashtesë-mbaresa –i, e cila, jo vetëm supozohet, por vërtet e ekzistonte në shqipen e paradokumentuar, vërtetësohet jo vetëm aksiomativisht, por edhe në bazë të gjurmëve të lëna. Siç shpjegohet, ajo (mbaresa -i) mirëfilli, kishte karakter bikategorial: mbiemër / emër (B. Bokshi), madje “ishte mbaresë e rasës emërore të shumësit të gjinisë mashkullore” (Sh.Demiraj), ngase gjurmët e saj i ndeshim në disa mbaresa, të cilat janë të pranishme edhe sot e kësaj dite në sistemin mbaresor të shumësit të emrave në gjuhën tonë. Të shohim tani fill se a ka shembuj edhe sot me këtë formant, përkatësisht, cilat janë gjurmët e tij dhe sa janë të pranishme dhe aktive aktualisht dhe si reflektohen ato gjurma në standardin e sotëm?

 

Së pari, ndonëse ne nuk jemi kompetent me e vlerësue se sa kishte të drejtë Prof. A. Xhuvani, apo jo, që në vitin 1921, kur konstatonte se shumësi i emnit mashkullor formohet jo vetëm me mbaresat -A, -Ë dhe –E, por edhe me  –I,  dhe për këtë jepte shembullin peshqi-t, shembull ky që nuk jepet në burimet përkatëse të mëvonshme. Ç’është e vërteta, nuk del i përfshirë as në ortografitë e para, të botuara në Tiranë, as tek ato në Prishtinë, megjithatë ne mund të pohojmë dhe të argumentojmë me fakte të pamohueshme, se jo vetëm një trajtë të tillë, peshqi-t, d.m.th. shumësi i pashquar i njëjësit peshk-u, me fundoren -i, ekzistonte para e në kohën e prof A. Xhuvanit, por ajo  ekziston edhe sot  në realitetin tonë gjuhësor, ngase jo vetëm atë fjalë por edhe shembuj të tjerë i ndeshim në përdorim e sipër, si:

bujk/ (disa) bujqi, (jo bujq), ujk ujqi, dushk dushqi, turk  turqi, brisk brisqi, mashkull mashqi, krushk krushqi, (tirk) tirqi, e ndonjë  tjetër.

Që, vërtet, i ndeshim shembuj të tillë në të folmet e përditshme te ne po sjellim faktin se në mes të Prishtinës. para ish hotel-restorantit “Rugova”, ndeshim reklamën peshqi! (nënkuptohet se aty servojnë peshq për ushqim). Ky fakt dëshmon se trajtat e tilla i ndeshen edhe sot në të folme të caktuara te ne e më gjerë. Kjo pohohet edhe nga dialektologët tanë, si M. Halimi, N. Pajaziti, Abdullah Zymberi e të tjerë.

Sidoqoftë, ne nuk po hyjmë në vërtetimin se shembujt e tillë, janë gjurmë të trashëguara nga e kaluara ose janë krijime më të vona, ngase, në burimet tona normative thuhet se -i-ja si mbaresë e shumësit të mashkullorëve është zhdukur shumë herët. Në tpë vërtetë, ne vetëm kaq mund të themi se shembujt që i dhamë si fakte mund të vërtetohen lehtë, ngase janë argumente të verifikueshme në realitetin tonë gjuhësor.

 

Së dyti, atë ndikim të zanores i të zhdukur e ndeshim, siç e shpjegojnë historianët e gjuhës sonë, sot e gjithë ditën, tek rastet e tjera, sidomos te ata shembuj që janë të prekur që herët nga metafonia (a : e), si:

 

asht-i – eshtra –t,  at-i - etër-it, cjap-i – cjep-të, dash-i – desh-të,  djalë – djem-të,  dukat – duket-ët,  frat – fret-ër-it,  ka  – qe-të, krap – krep-të, kulaç – kuleç-të (!), kunat – kunet-ët ose kunetër-it, lab leb/ër, lugat luget-ër-it, malukat–maluket-ër-it, mashkull – meshkuj-t, mëzat – mëzet-ër-it, plak – pleq-të, rogaç-rogeç-ët, rrugaç rrugeçër-it, skllav – skllevër-it, shtrat – shtret-ër-it, vllah – vlleh-të etj.  Dukurinë e metafonisë e ndeshim edhe te femërorja: natë – net-ët.

Siç po shihet, ndër këta 23 shembuj nyjë-mbaresa ose formanti i shumësit të shquar del në katër variantet: -t, -it, -të, -ët (eshtra-t, etër-it, desh-të, duket-ët  edhe te femërorja: natë-a net-ët).

 

Së treti, gjurmët i e një dukurie të tillë i ndeshim edhe tek rastet e prekura, jo vetëm nga metafonia, por sidomos nga palatalizimi e për pasojë dalin shndërrimet: k-q -qe, g – gj -gje , ll – j –je, pastaj: r – j , n- j (nj), siç do t’i ilustrojmë me shembuj konkretë më poshtë:

 

1)     Shndërrimi k-q /qe

 

Për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth kësaj dukurie, të gjithë shembujt që i shtrohen këtij procesi, si grup më vete, i volëm të gjithë të regjistruarit e këtij grupimi në FShS (2002), të cilët i ndamë në dy nëngrupe: shembuj me shndërrim  k-q dhe ata k-qe:

 

a) Shndërrimet  k – q:

 

bretk-u – bretq-it, bujk-u – bujq-it, fiku – fiq-të, hamurik-u – hamuriq-të, krushk-u – krushq-it, meshk-u – meshq-it,  mik-u- miq-të,  mushk-u– mushq-it,  peshk-u – peshq-it,  plak-u -  pleq-të, tirk –u – tirq-it, turk-u – turq-it, ujk-u – ujq-it; visk – visq-it – gjithsej 15 shembuj.

 

b) Shndërrimet k – qe:

 

akraballëk-u – akraballëqe-t,  arallëk – arallëqe, bajrak bajraqe, bark barqe, berk – berqe, bisk – bisqe, bllok – blloqe, boshllëk – boshllëqe, brisk – brisqe,  budallallëk – budallallëqe, cak- caqe, cik – ciqe, cilik – ciliqe, cirk – cirqe, çark – çarqe, çek - çeqe, çelik - çeliqe, çok –çoqe, disk – disqe, dushk – dushqe, dyfek – dyfeqe, dhisk – dhisqe,  farmak – farmaqe, furrik- furriqe, gardh – -e /gjerdhe  (gardhiqe)!, gjak – gjaqe, hark – harqe, hendek – hendeqe, kalamallëk – kalamallëqe,  këllk – këllqe, lak – leqe, lëmashk – lëmashqe, lëmyshk – lëmyshqe, lumak – lumaqe, llastik – llastiqe, maskarallëk – maskarallëqe, matrapazllëk – matrapazllëqe muslluk /muslluqe,  myk – myqe, mylk – mylqe, myshk – myshqe, oxhak- oxhaqe, palaqëllëk – palaqëllëqe, park – parqe, pashallëk – pashallëqe, poganik – poganiqe, postbllok – postblloqe, qark – qarqe, qoshk – qoshqe, qyrk – qyrqe, rrezik – rreziqe, rrushk – rrushqe, sangjak – sangjaqe,  sarëk – sarëqe, sfurk – sfurqe, spahillëk – spahillëqe, stok – stoqe, shejtanllëk – shejtanllëqe, shirk – shirqe, shkak – shkaqe, shtrak – shtraqe, tarafllëk – tarafllëqe, tersllëk – tersllëqe, tork – torqe, thark – tharqe, ulluk – ulluqe, ustallëk – ustallëqe, xhambazllëk – xhambazllëqe, xhamllëk – xhamllëqe, zverk – zverqe, zbllok-u – zblloqe-t. – gjithsej 72 shembuj.

 

Vërejtje:

a) Më shumë se gjysma janë huazime turke, prej tyre afro 20 shembuj janë të tipit  me -llëk fundore.  Prej 72 shembujve vetëm nja 5 kanë zgjidhje paralele me –Ë: bajrak/ë, kalamallëk/ë, hendek/ë, poganik/ë, shtrak/ë, oxhak/ë, gardh/e (kjo me –E), por kjo dukuri me zgjidhje paralele ende nuk i ka përmasat e një modeli. Dhe si duket përhapjen e tillë e pengon pikërisht prirja se emrat e tillë nuk janë emra që emërtojnë frymorë, por që emërtojnë objekte ose dukuri konkrete ku kryhen veprime përkatëse, për të cilat sipas prirjes së hetuar prej nesh aktualisht del e specifikuar mbaresa –E ose në raste edhe ajo -A, por assesi ajo -Ë..

b) Si zëvendësim a trajta paralele sinonimike ndaj emrave me –llëk del  parpashtesa –I e shqipes, si p.sh.

shejtanllëk – shejtani, tarafllëk – tarafi, xhambazllëk – xhambazi, budallallëk – budalli etj.

c) Ç’është e vërteta, te shembujt me kuptimësi të gjë-sendeve konkrete  edhe këtu del e pranishme prirja që rastet e caktuara në shumës të marrin në alternativë mbaresën –A, pa e bërë palatalizimin -qe, p.sh  në vend: bisk bisqe, del prirja: bisk biska, po kështu ndeshim edhe shembuj të tjerë, si:

bllok blloka, brisk briska, çek çeka, dushk dushka, furrik furrika, muslluk muslluka, qyrk qyrka, sfurk sfurka, ulluk ulluka, llastik llastika,

 

e kështu me radhë, prirje kjo që nuk mund të mohohet. Shquarsia e emrav e të tillë ka këtë zhvillim: bllok blloku blloka bllokat, sfurk sfurku sfurka sfurkat,  kështu me radhë

Edhe me këtë dukuri sforcohet ide-propozimi ynë rreth specifikimit të mbaresës –A në nënfushën e gjë-sendeve konkrete, prandaj normativisht nuk duhet të jenë të qortueshëm.

 

Gjithsesi edhe prania e shembujt nga tri pikat e mësipërme si dukuri e zëvendësimit të formantit –llëk (me –i fundore të theksuar, si budallallëk budallallëqe a budallëk  budallëqe budalli budallitë, shejtanllëk shktanllëqe  - shejtani shejtanitë) të emrave përkatës abstraktë mashkullorë zgjon interes, ngase në këtë mënyrë zvogëlohet numri i shembujve  abstraktë me –qe fundore të burimt turk mbi bazë të emrave me  prapashtesën –llëk.

 

Shndërrimi g –gj /gje

 

Edhe shembujt ku pasqyrohet shndërrimi i g-së në gj, përkatësisht në -gje i ndamë në dy nëngrupe:

 

a)  Shndërrimi g – gj:

frëng-u – frëngj-it,  jevg-u – jevgj-it,  murg –u – murgj-it, zog-u –zogj-të,  shtrig – shtrigj-të – gjithsej 5 shembuj.

 

b) Shndërrimi g – gje:

bejleg-u – bejlegje-t, bung – bungje, burg – burgje, cung – cungje, çiflig – çifligje,  deng – dengje,  diftong – diftongje, drang – drangje, log - logje, lug – lugje, miting – mitingje, mug – mugje, muzg – muzgje, patolog – patologje,  pellg – pellgje, peng – pengje, pirg – pirgje, plëng – plëngje, plug - plugje, prag – pragje, prog – progje, qyng – qyngje, rang – rangje, ring – ringje, rreng – rrengje, shelg – shelgje, shparg – shpargje,  shtërg – shtërgje, shtog – shtogje, treg – tregje, trung – trungje, varg – vargje,  vig – vigje, vurg – vurgje, zdërlug – zdërlugje,  zdrug-u – zdrugje-t –gjithsej 36 shembuj.

 

Vërejtje.-  Janë  dy raste që shumësin e bëjnë edhe me ndërrim të  e- së në –i  në trup të fjalës si: breg-u – brigje-t, shteg-u – shtigje-t dhe kemi një rast me këtë zhvillim nga emrat e gjinisë femërore dizgë-a –dizgje-t.

Edhe te këta shembuj  (të të dy pikave a) dhe b)) janë do raste të vetmuara që nuk përthithen nga shembujt e tjerë. Edhe lidhur me këtë është me interes të theksohet alternativa: a/gje si fakt, se pothuaj të gjithë emrat e gjë-sendeve konkrete priren me bë shumësin me mbaresën –A si, p.sh. bung bunga, cung cunga, deng denga, dizgë dizga, qyng qynga, shtog shtoga, zdrug zdruga e kështu me radhë dhe varësisht nga konteksti shembujt e tillë, për mendimin tonë, nuk duhen cilësuar si raste të qortueshme apo si shkelje  të normës.

 

3) Shndërrimi  ll - j /je

 

Edhe  grupin e shembujve ku shihet shndërrimi i LL-së në J, përkatësisht –JE  e ndamë në dy nëngrupe:

 

a)  Shndërrimi ll – j:

amull-i – amuj-t, apostull-i – apostuj-t, avull – avuj, barbull – barbuj, brufull – brufuj, brumbull – brumbuj,  buall – buaj,  dell – dej, diell – diej, dishepull – dishepuj, djall – djaj, drurryell – drurryej, gadishull – gadishuj, garbull – garbuj, gavyell – gavyej, gërbyell – gërbyej,  grehull – grehuj, guall – guaj,  ehull – ehuj, engjëll – engjëj, famull – famuj, fyell – fyej, fshikull – fshikuj,  ishull – ishuj,  kaproll – kaproj, kërcell – kërcej, kërmill – kërmij,  konsull – konsuj, kungull – kunguj,  luqerbull – luqerbull, mangall – -e /mangaj, mashkull – meshkuj, matrikull – matrikuj, ndryshkull – ndryshkuj,  orakull – orakuj,  portokall – portokaj, prefull – prefuj, qarkull – qarkuj,  qerthull – qerthuj, qiell – qiej, rrëqebull – rrëqebuj, rrëshyell – rrëshyej, rrobull – rrobuj, rrokaqiell – rrokaqiej, rrumbull – rrumbuj, rrushkull – rrushkuj, rruzull – rruzuj, rryell – rryej, sekull –sekuj, skrupull – skrupuj, skundill –skundij, strofull – strofuj,  strumbull – strumbuj, sukull – sukuj, shakull – shakuj,  shembull – shembuj, shekull – shekuj, shpargull – shparguj, shukull – shukuj,  trabakull – trabakujl, tempull – tempuj, tingull – tinguj,  titull – tituj, trangull – tranguj,  triskull – triskuj, trishull – trishuj, turtull – turtuj,  thëngjill – thëngjij, ultratingull – ultratinguj, ungjill – ungjij,   vishkull – vishkuj,  vrigull – vriguj, vrushkull – vrushkuj,  xherrakull – xherrakuj,  yvell – yvej, zhguall – zhguaj,  zhuzhull-i – zhuzhuj-t. – gjithsej  77 shembuj.

 

b)    Shndërrimi ll:je:

fill-i – fije-t, hell – heje, pyll – pyje, rrëzall – rrëzaje, stërhell – stërheje, strall – straje, yll  (yj) yje, zall-i – zaje-t. – gjithsej  8 shembuj.

 

Vërejtje.-  Këtu përfshihen edhe këta shembuj të vetmuar: huall-i – hoje-t, shuall-i – shoje-t, truall-i troje, zgjuall–i – zgjoje – gjithsej katër raste.

 

Edhe te shembuj e mësipërm paraqitet alternativa A ose Ë / J a JE, përkatësisht shihet prirja që emrat e gjë-sendeve  konkrete shumësin me e bë me mbaresën –A si p.sh.: fshikull fshikulla, mangall mangalla, portokall portokalla, strofull strofulla, thëngjill thengjilla, ungjill ungjilla etj, ndërsa emrat e frymorëve me marrë mbaresën –Ë, si p.sh.: kërmill kërmillë/t apostull apostullë/t, kaproll kaprollë/t, turtull tortullë/t, e ndonjë tjetër.

 

4)  Shndërrime të tjera

 

Kemi disa raste që edhe me tinguj të tjerë fundorë pësojnë palatalizim si p.sh.:

a) me fundoren –l, p.sh. stimul-i – stimuj-t, muskul-i – muskuj-t, raskal-i – raskaj-t  (3 shembuj) .

Një dukuri e tillë evolutive është e pranishme edhe te shembujt nga trashëgimia si bulk bujq-it, ulk (ujk) ujq-it ( ulkonjë/ ujkonjë/-at ujkoja! ose ujki-jat!),  kalë  kuaj-t ( kvajt, kual-t).

b) me fundoren –r: lepur-i – lepuj-t, barklepur-i barklepuj-t, flamur flamuj-t dhe bir-i – bij-t  – 3 shembuj;

c) me fundoren –n si mulli(n)/nj-të, por kjo çështje mbetet e hapur. Shtrohet pyetja fundorja -N pëson qiellzorëzim ose jotëzim, apo jo?

Në këtë kontekst, kjo çështje do të analizohet fill, si krye i veçantë i punimit, ngase, siç do të shohim vetë shembujt nga realiteti ynë gjuhësor imponojnë trajtim të veçantë të kësaj teme..

 

Si vërejtje e përgjithshme mund të thuhet se prirja për specifikimin e mbaresave të shumësit: -Ë për frymorët, -A për gjë-sende konkrete dhe –E për kuptime të procese të caktuara abstrakte, siç është vënë re prej nesh, është e pranishme, siç e pamë,  edhe te shembujt e tri rasteve a dukurive të shndërrimit të tingujve në shumës te formantet e pathjeshta -qe,- gje dhe -je.

  

IV. Rreth palatalizimit të fundores N J/NJ

TË SHUMËSIt të emrave mashkullorë

 

Mendime të disa gjuhëtarëve rreth raportit të fundores N

dhe mbaresës -NJ/-J

 

Para se të japim vlerësimin tonë rreth temës së lartshënuar po i përmendim mendimet e disa gjuhëtarëve tanë lidhur me raportin J/NJ që i kanë shfaqur në seancat e të dyja sesioneve si dhe në seancën plenare të Kongresit të Drejtshkrimit (1972), të cilët në diskutimet e tyre jo edhe aq rrëshqitazi e zunë në gojë këtë temë.

 

1. Anastas Dodi, referues i Seksionit A theksonte: “Në lidhje me shumësin  me –nj të emrave ose mbiemrave, u vu në dukje se në gjuhën letrare të shkruar e të folur trajta më –nj del mbizotëruese (!), por duke marrë parasysh shtrirjen e gjerë dialektore të mbaresës –j, u propozua që edhe kjo rregull të rishikohet, duke qenë se vihet re edhe një prirje e gjallë e mbaresës –J”. (Aty f. 72.)

2. Mahir Domi: referues i Sesionit B, theksonte: Duhet të vështrohet më tej çështja e shumësit me –nj të emrave: ullinj,  ftonj, barinj, për të cilët pati edhe kërkesë që të shkruhen në J. (Po aty f. 7.)

 

Po japim në vazhdim edhe disa nga citatet ose referencat e diskutuesve:

 

1) Jup Kastrati: “Në qoftë se do të shihet në sistem, edhe NJ në mbaresat e shumësit  të disa emrave si ulli, mulli, ftua duhet t’ja lërë vendin J-së, pra shumësi të jetë ullij, mullij, ftoj, ashtu siç përfunduan edhe trajtat bëj, punoj” .(Aty, f. 79.)

2) Eqerem Çabej: “Janë të gjitha mundësitë që ky përdorim (j- së ndaj nj-së) të shtrihet edhe në sistemin nominal, tipi ullij, të mëdhej, forma që s’janë të huaja  as për ligjërimet jugore”. (Aty, f. 124.)

3) Mufit Trepça: “Në toskërishten jugore përgjithësisht del mbaresa –j si në të folmet e Veriut (f. 315.) ... është një prirje për kalimin e NJ-së në J  edhe në sistemin emëror, ashtu si në sistemin foljor”. (Aty, f.  316.)

4) Lumnie Shehetila: “Na duket më e drejtë të shkruhen shembujt  me –J  se me -NJ për këto arsye:  1. Jo vetëm, në gegërisht, por edhe në disa të folme të toskërishtes nuk shqiptohet –nj po –j. 2. Një gjë të tillë e vërejmë te foljet punoj lexoj, pra të ndiqet një kriter, gjithashtu  3. edhe tek emrat hu, kalli etj. (kemi të bëjmë) për të njëtin fenomen, pra  (të shkruhen) huj, kallij”.( Aty, f. 414.)

5) Kolec Topalli, u shpreh për drejtshkrimin e shumësit me –J: barij, ullij,  arij,  ashtu si kërmij ?, kalamaj. (Aty, f. 594.)

6) Isa Bajçinca: “Emrat që e bëjnë shumësin me –nj është e nevojshme të pranohen në drejtshkrim me -j dhe jo me –NJ, sepse në sistemin foljor –NJ  i ka lënë vendin J-së, pastaj edhe shqiptimi do të jetë më i lehtë”. (Aty, f. 597.)

7) Shaban Demiraj: “E përkrah mendimin se pasi evolucioni historik e ka bërë të nevojshme që te foljet të pranohet  -J, kështu që duke e parë këtë zgjidhje brenda sistemit duhet të pranojmë edhe për emrat e mbiemrat, d.m.th.  të shkrihet: ftoj, mullij, të medhej”. Aty, f. 597.)

8) I vetmi diskutues, si me thënë kundërshtues i hapët ishte prof. Emil Lafe, i cili për çudi, e mbronte formantin –NJ me arsyetimin e vetëm se gjoja: “shumësi me –J i emrave, ari, bari gjithashtu do të prekte një fenomen që ka fituar stabilitet, për më tepër një J pas një i-je të theksuar do të zhdukej krejt, kështu shumësi do të mbetej njësoj si njëjësi, ashtu siç nuk dëgjohet me –j në fund të foljeve fshij, arrij. Prirja për diferencim të kategorive morfologjike kërkon që shumësi të jetë arinj, barinj, ullinj”.

 

Për ne, jo vetëm del i diskutueshëm, por edhe i pabesueshëm  koncepti i prof. Anastas Dodit, i cili si kriter që të futet ose të mbetet në normë një element i caktuar, siç shprehet ai, qenka bazuar vetëm në dialektin e toskërishtes, të cilën e quan gjuhë letrare të shkruar e të folur dhe për këtë arsye mbaresën –NJ e quan mbizotëruese ndaj –J-së në atë dialekt (gjuhë[ letrare!).

Në të vërtetë, jo vetëm nga ai vetë, por nga pohimet e prof. E. Çabejt, Mufil Trepçës, Lumnie Shehetilës etj., shihet qartë e bindshëm se  formanti –J  shtrihej jo pak në të folmet e toskërishtes ashtu si dhe në mbarë gegërishten, megjithatë siç dihet në normë doli fituese trajta –NJ, sepse dalkërka mbizotëruese në toskërishte, gjuhën letrare(!). Mjerisht, si duket një kriter të tillë e kishin përqafuar disiplinisht edhe të tjerë dhe askush nuk ka reaguar ose nuk ka pasur mundësi të reagojë ndaj një padrejtësie të tillë, jo ndaj gegërishtes, por ndaj gjuhës shqipe dhe evolucionit të saj si tërësi.

 

Ne, duke u pajtuar në parim me vlerësimet e shumicës së gjuhëtarëve të sipërcekur dhe të tjerëve, sidomos gjuhëtarëve në zë, që më vonë e çelën gojën rreth këtij problemi si prof. Mehmet Çeliku, prof.Latif Mulaku, prof. Enver Hysa, ortologu Mehmet Gjevori e të tjerë, të cilët e riaktualizuan këtë çështje në dhjetëvjetëshin e fundit, duke shtruar argumente në favor të mbaresës -J ndaj -NJ-së, ashtu siç bëmë edhe ne në punimin “Përpunimi i normës së letrare kusht për kristalizimin e  mëtejshëm të shqipes standarde kombëtare, pika njëmbëdhjetë (Shih edhe te revista “Dardania sacra” 3/2201, f. 85-98.) përkatësisht duke mos u pajtuar me konstatimin e prof, Emil Lafes, sidomos lidhur me shqiptimin e trajtave foljore fshij, arrij në krahasim me arij, barij, megjithatë te konstatimi i tij (Emil Lafes) shohim aty diçka pozitive, sepse përmendet pikërisht zhdukja e J–së(NJ-së!), në dobi të sforcimit të –I-së dhe kjo shkon në përkrahje të mbaresës zero, zgjidhje kjo që do të dalë mjaft fatlume, nëse vlerësohet drejt, për çështjen në fjalë, sidomos kur është fjala tek emërtimet e frymorëve, përkatësisht të emërtimeve të njerëzve sipas veprimtarisë ose veçorive së tyre. Pra, ne zgjidhjen e shohim, jo vetëm në kalimin –NJ-së në J, por edhe te mbaresa zero për shumicën e shembujve të kësaj nënkategorie (është fjala për emrat e tipit hanxhi-u, dai-u, kadi-u etj.) dhe këtë do ta arsyetojmë më poshtë logjikisht e pragmatikisht, por edhe me fakte të pamohueshme.

Sidoqoftë, edhe ne e shohim se edhe fundorja –n te disa fjalë-emra mashkullorë, ka pësuar palatalizim ose jotizim në kuptim të zhdukjes ose të shndërrimit të saj në –j ose –nj (n+j), mirëpo si u përhap ky palatalizim si dukuri analoge apo ndryshe edhe tek emrat që në zanafillë nuk e kishin fare këtë tingull, por dalin të normëzuar(!), nuk e kemi të qartë, pasi sqarime të mjaftueshme lidhur me këtë nuk kemi ndeshur gjëkundi në asnjërin nga burimet tona përkatëse që patëm mundësi t’i konsultonim, të cilat  sadopak rrahin këtë problematikë.

Nga FShS (2002) i volëm disa shembuj, ndër të cilët hetuam disa variante që do t’i vëmë në pah më poshtë. Në të vërtetë, për variantizimin e tyre si duket, ka dorë pikërisht dukuria e palatalizimit të n-së, ngase ky fundor del i shndërruar ose i involvuar në tingujt: -j, -n-j, n/i, -nj, por edhe në gruptingujt -inj, -enj. Gjithashtu do të përpiqemi me e tërheqë vëmendjen edhe rreth dukurisë, kur formanti –nj duket se del si një mbaresë shumësi e shpifur, pa kurrfarë nevoje dhe pa mbështetje etimologjie.

Sido që të jetë, tash fill do ta trajtojmë këtë dukuri sipas grupimeve (varianteve) përkatëse të shembujve konkretë të ndarë në 10 pika, ashtu siç i ndeshim, pra, në burimet tona normëzuese, konkretisht, sipas shembujve të regjistruar në FShS (2002), ku del i implikuar raporti i N-së fundore ndaj mbaresës NJ/J.

 

1) Shndërrimi  N-së ose i R-së në j

 

Shembujt të prekur nga dukuria e shndërrimit të n-së ose r-së në  J i ndamë në dy nëngrupe: n/j dhe r/j që del në njëjësin e shquar, ndryshim ky i cili reflektohet gjithsesi edhe në mbaresën e shumësit:

 

a) shndërrimi i -n-së (shtesë e njëjësit të shquar) në –j: mëti–ni mëtij mëtij-t, kalama kalamani, kalamaj kalamaj-t, rogjan-i rogjaj rogjaj-t - gjithsej  3 shembuj;

b) shndërrimi i –r-së ose n-së së gegnishtes (shtesë e njëjësit të shquar) në –J, sipas shembullit: kufi kufiri kufij kufij-t. – një shembull.

 

Siç po shihet te shembujt e mësipërm sipas vendit që zënë në fjalorin normativ duhet pranuar domosdo se edhe mbaresa –j (jo vetëm –nj) e shumësit të emrave të sipërshënuar del normative.

Kështu po themi sepse ky formant  në këta shembuj del si fakt i pamohueshëm në realitetit tonë gjuhësor i pranuar normativisht, ngase del i regjistruar në fjalorin normëzues, pra, së këtejmi nënkuptohet se del i pranuar ose obligues sipas normës në fuqi. Këtë fakt po e theksojmë në mënyrë të veçantë, sepser nuk ndeshet i shënuar, për çudi, si trajtë e koduar pothuaj në asnjërin nga burimet përkatëse (gramatikat) të gjuhës sonë letrare (kombëtare)?!

 

2) Implikimi i n-së me –J /NJ

 

Edhe shembujt, ku shihet implikimi i n-së katërçipërisht në dytingullshin: n+i = n+j ose më drejt –j (nëse pranohet zhdukja e n-së me palatalizim, i ndamë në dy nëngrupe:

 

a)   Nëngrupi i parë:

Ja disa raste:

barbun –i barbunj–të,  caran –i caranj-të, gocan-i gocanj-të, bërcan–i bërcanj-të, bërshen -i bërshe/nj–të, kulmetin-i kulmetinj-të - gjithsej  6 shembuj

.

Këtu shtrohet pyetja, nënkuptohet shqiptimi n+j ose n+i  ose si –nj(!), apo jo? Vërtet, kjo çështje del paksa e errët. Në këto raste shihet qartë bashkimi i n-së së trajtës së pashquar me mbaresën –i të njëjësit të shquar, që në shumës reflektohet  n+J ose n+i ose n+gjysmë –i  (ose –j) që sipas normës në fuqi shënohet  nj (!)? Sidoqoftë, nuk dimë arsyen pse emrat e tillë me –an e -en fundore të mos dalin me mbaresën përkatëse -ë, -a apo –e si barbunët, caranat etj. varësisht nga nënfusha semantike që mbulojnë, madje ose vetëm me mbaresën –j, (nga n +i ose n+j), por po shënohen me mbaresën –nj?! Ku qëndron arsyeja?

Lidhur me këtë, mendojmë ne, lypset të sqarohet se a kemi të bëjmë me një N infikse që shtohet për mbulesë vakuum-i apo kemi të bëjmë me një shpifje pa nevojë sipas ndonjë reflektimi analog?

 

b)  Nëgrupi i dyti:

Edhe tek emrat me zanore të theksuar: -a, -i, -e-, -u,   shihet një dukuri e tillë, si p.sh.:

kacarra –ni kacarranj-të, vulla vullani – vullanj-të; bli-ni, blinj-të,  fulqi-ni, fulqinj-të, buli-ni, bulinj-të, ulpëti–ni ulpëtinj-të; arne-ni arnenj-të, kacabu-ni, kacabunj-të. –gjithsej 8 shembuj,

 

Edhe këtu po shihet mjaft qartë po ai raport i diskutueshëm që u cek në pikën e mëparshme dhe implikimi i mbaresën –nj  edhe  te këta shembuj  del jo i qartë.

 

Shënim.- Siç po shihet shembujt nga dy nëngrupet e mësipërme nën a) dhe nën b) nuk dalin të prekura nga fenomeni i rotacizimit, prandaj domosdo del e nevojshme të sqarohet e vërteta: Kemi të bëjmë me palatalizim të –n-së apo me dytingullshin n+j ose n+i, sepse edhe te këta emra ndihet efekti i –n-së në njëjësin e pashquar?! Në të vërtetë, ka pasur zëra (Selman Riza) dhe ka edhe sot  se ”NJ -ja nuk është tjetër pos n+J” (Bashkim Kopliku).

Sidoqoftë, ne shpresojmë se standardologët e sotëm për këtë çështje mund ose duhet të japin zgjidhje të duhur si në aspektin drejtshkrimor, natyrisht edhe me një interpretim më të përshtatsh dhe më fatlum, duke pasur parasysh si anën teorike ashtu edhe atë  praktike.

 

3) Implikimi i –r-së së letrarishtes së sotme

(nga *n ) me  n+J, J  apo-nj?

 

Edhe te shembujt që në gegërishte e ruajnë –N-në të shndërruar në –J në shumës, ndërsa në toskërishte (letrarishten e sotme) dalin si trajta të rotacizuara si:

arti-ri artinj-të, hu huri hunj-të (hujtë), flori floriri, florinjtë (florijtë), gji gjiri gjinjtë (gjijtë), kushëri kushëriri, kushërinjtë (kushurijtë), ulli ulliri ullinjtë (ullijtë), kalli kalli-ri, kallinjtë (kallijtë), kërci-ri, kërcinj-të (kërcijtë). kërthi kërthi-ri kërthinjtë (kërthijtë) kacadre – kacadre-ri – kacadrenj-të (kaçadrejtë), gju gju-ri – gjunjë-t (!) (gjujtë), shalqi shalqi-ri, shalqinjtë (shalqijtë), peri-ri, perinj-të, pëqi  pëqi-ri pëqinjtë (pëqijtë) – gjithsej 15  raste.

 

Lidhur me këtë mund të thuhet se historikisht ndërrimi i *n-së në –r dhe së këtejmi edhe –r-së ose *n-së në –j del i shojeguar drejt. Sidoqoftë,  pse del  e shënuar mbaresa –nj, kur më tepër situativisht parapëlqehet, sot për sot, me dalë, formanti -j ose edhe formanti zero sipas logjikës. Edhe për këtë përgjigjen duhet ta japin standardologët tanë, ndërkaq sa i përket rastit gjunjët në vend gju(n)j-të nuk na duket aspak i arsyeshëm që shembulli i tillë mos t’i bashkohet nëngrupit në fjalë, d.m.th. pse mos me dalë gjunjtë ose mbase edhe më mirë gjujtë, kur dihet se shqiptimi me –j ka përhapje më të gjerë?

 

Fundi i fundit pse mos të merret parasysh prirja që po ceket disa herë prej të tjerëve, por edhe prej nesh, që edhe shumësi i këtyre shembujve të  përshtatet me specifikimin e mbaresave të thjeshta, siç u përmendën si prirje e gjallë. Me fjalë të tjera, pse mos të jetë e pranueshme, b.f., që trajta e shumësit të frymorëve të jetë me –Ë, si p.sh. kaçadren–i kaçadrenët, kushërin/i kushërinët ose kushurir-i kushurirët e kështu me radhë? Në këtë mënyrë është vepruar edhe te shembujt që në ish shqipen letrare mbi bazë të gegërishtes dilnin me j. Krahaso: çoban/çobaj, luan /luaj, politikan/politikaj, e ndonjë tjetër,  ku shihet qartë se në ato raste ishte kryer palatalizimi i N-së fundore.

Siç dihet këta emra që dilnin edhe me –a/J në shumës në normën e sotme marrin mbaresën -Ë: çobanët, luanët, politikanët, e kështu me radhë.

 

4) Implikimi  i  N-së  me  OJ a ONJ tek emrat

me *ON

 

N-ja del e implikuar historikisht, si shenjëzim a si infiks shtues,  edhe tek emrat me diftong fundor –ua  (geg. ue) në njëjësin e pashquar, ndërsa    njëjësin e shquar diftongun ua (ue) e kthejnë në letrarishte në O (nga *on), duke hyrë në veprim  + nyja shquese mashkullore –I.  Ja disa shembuj:

 

dragua – dragoi  (dragoni) dragonj–të (dragojtë), ftua ftoi (ftoni) – ftonj-të (ftojtë), langua langoi (langoni) langonj-të (langojtë), lëkua lëko/i lëkonj-të, mollaftua mollaftoi, mollaftonj-të, pallua –pallo/i– pallonj-të (pallojtë) potkua potkoi (potkoni)– potkonj-të (potkojtë), skallua, skalloi skallonj-të, sypallua sypalloi sypallonj-të, vardua vardoi, vardonj-të (vandojtë), vargua vargoi – vargonj-të (vargojtë), vallkua vallkoi – vallkonjtë (vallkojtë), virua, viroi vironj-të, zabua zaboi– zabonj-të (zabojtë) -  gjithsej  i shënuam  15 shembuj.

 

Edhe këtu implikimi i N-së shihet qartë sidomos në gegërishte verilindore ( nga shembujt e shënuar në kllapa) me nyjë-mbaresën shquese të njëjësit: –ni dhe shndërrimin e n-së në –J në shumës, si: drague – dragoni dragoj-të. që në letrarishten e sotme është shënuar me –I në njëjësin e shquar dhe –nj në shumësin e pashquar: dragoi/ dragonj –të.

Vërtet, dalja e mbaresës nj në letrarishte në vend të –J-së në gjendjen e sotme na duket si një përftim aspak i domosdoshëm, kur në toskërishte dhe gegërishten jugore *N-ja në njëjësin e shquar del e eliduar ose e pazhvilluar.

 

5) Formanti –inj pa mbështetje të qartë trashëgimie

 

Me mbaresën –nj në gjuhën e sotme letrare dalin të identifikuar në aspektin historik, aktualisht vetëm pak emra mashkullorë, si:

drapër (drapën) drapinj e drapërinj, gjarpër (gjarpën)-gjarpinj (ose gjarpërinj) e shtërpinj,  stap - stapinj, shkop – shkopinj, gisht – gishtërinj, shkëmb – shkëmbinj.

Nëse duam asociacionisht të rikujtojmë ose të tumirim mendimin e N. Joklit se ky formant është zhvilluar nga prapashtesa ilire -*inium ose -*inion, atëherë mund të arsyetohet edhe sot ruajtja e një trajte të tillë, përndryshe, nëse del i pranueshëm mendimi i prof. Sh Demirajt se

 

formanti –inj ka të ngjarë të jetë përftuar gjatë zhvillimit historik të formantit –n+(j) me fundorin –i  të temës së emrave në ato raste, kur kjo në ndjenjën gjuhësore popullore do të jetë bërë shtërpinj kushërinj (geg. shtërpij, kushërij) etj. Që ketej ky formant është shtrirë për analogji edhe te shumësi i emrave me temë në –n, si shkop-inj, shkëmb-inj, por pa u bërë prodhimtar”. (Shih. Gramatika historike ...f. 242.),

 

atëherë po për hir të analogjisë, ky formant del jo i domosdoshëm dhe –nj-ja del pa përparësi normëzuese në krahasim me formantin -j, ngase emrat në fjalë në shumës mund të marrin –j, siç marrin shembujt ipeshkëv – ipeshkvij-të, i keq-i të këqij-të ose bakeq-i bakëqij-të, dashakeq-i dashakëqij-të, që i njeh standardi ose të marrin ndonjë mbaresë tjetër gjithsesi më të kohës në përputhje me modelin e gjallë përkatës.

Në të vërtetë, të gjithë shembujt e cekur të këtij nëngrupi, në shqipen e sotme shumësin mund ta bëjnë, duke e shndërruar nj-në në –j,  ose e bëjnë ndryshe  (b.f. në –A /NA për gjëra konkrete) sidomos në gegërishte: si: shkop-i shkopa-t, gisht-i gishta-t, shkëmb-i (shkamb) shkëmba–t a shkamba-t) gjarpër-i (gjarpën) gjarprit a gjarpnat ose gjarpnajt a gjarpijt!, drapër drapnat ose drap(n)ajt !.

Le të kujtojmë këtë rast nëngrupin e sipërcekur të emrave me -ën fundore geg. pjepën pjepnat, emën emnat, norma me –ër: pjepër pjeprat, emër emrat, por del i normëzuar ndonjë shembull tjetër  me –ËN fundore, si  tymën tymnat.

Krahaso edhe emrat në shumës shkopat, gishtat, shkambat që po njëjësohen me shembujt e tjerë të gjë-sendeve konkrete me mbaresën –A, prirje-model ky që është theksuar mjaft me forcë prej nesh disa herë si këtu si në një vend tjetër, ndërsa për gjarpër gjarprit si emër frymori, krahaso tipin:  arbër  arbrit.

 

6) Implikimi i mbaresës –ENJ

 

Edhe me mbaresën –enj,  e cila konsiderohet variant i mbaresës –inj (sipas prof. Sh. Demirajt), dalin disa emra të sanksionuar nga norma e shqipes letrare, si:

 

bush-i bushenj-të, dhaskal–i – dhaskenj-të, lumë–i lumenj-të,

përrua përroi përrenj-të, budalla – budallenj-të, fukara –i fukarenj-të, maskara –i maskarenj-të si dhe mbiemri i madh – të mëdhenj-të – numër i kufizuar.

 

Është e vërtetë se në aktualitetin e sotëm, sidomos në gegërishte, ky formant del i shqiptuar me –J (siç është edhe shembulli standard: krua kroi (kroni) kroje): dhaskej, lumej, budallej, pra jo me –NJ. Mirëpo ndodh që të zëvendësohet me formantin -A ose Ë a zero, si p.sh. dhaskall dhaskalla –t ose daskallë-t, budall /shumësi: budallë-t (një)fukara/  (disa) fukara fukakara-të (d.m.th. me mbaresë zero), (një) maskara, (disa) maskara maskara-të ose maskaraj-t(!) ose i madh të mëdhaj-t (J), e kështu me radhë.

Sidoqoftë, edhe ky formant mund a duhet të rishikohet me rastin e shqyrtimit të normës së shqipes standarde në përgjithësi.

 

7) Trajtë-mbaresa –NJ, analogjizëm i pambështetur

 

Një –nj fundore që del e shpifur mbase nga analogjia vihet re edhe te shembujt e huazuar:

 

lake (*al kaida) – lake-u lakenj lakenjtë, pigme –u pigmenj-të, hebre–u hebrenj-të, plebe–u plebenj –të.

 

E thamë nj- e shpifur, ngase në asnjë gjuhë tjetër (as në origjinal) nuk del -nj, por -j.

Shtrohet pyetja: A është më mirë që shembujt e tillë të shënohen edhe në shqipe me mbaresën –J apo jo?  Për mendimin tonë, fundi i fundit, s’ka arsye madhore që mos të respektohet drejtshkrimi sikurse shumësi i shembujve të ngjashëm me –e fundore, që tashmë dalin të normëzuar në gjuhën tonë  me  mbaresën –J të shumësit, si p.sh:

ble –u blej-të, derebe–u derebej - të,

madje po i rikujtojmë këtë rast edhe emrat e fiseve pellazgo-ilire që shënohen si trajta të normëzuara po ashtu me –J, si p.sh.:

bardejt,  enkelejtë, dorsejtë, ardiejtë, tymfejt.

 

Sidoqoftë, s’do mend se në rast rishikimi të normës kërkohet që kjo dukuri të vihet në binarët e duhur, duke u harmonizuar me shembujt e tjerë, d.m.th. është e udhës që mbaresa –nj të hiqet, dhe kështu të thjeshtëzohet rregulla, duke u përcaktuar në atë mënyrë që të gjithë shembujt e këtij tipi  në shumës të marrin mbaresën –J ose ndonjë rast të kalojë te grupi me mbaresë zero, ngjashëm si tipi: atashe-u atashetë,  morfe morfetë etj.

Gjithsesi në këto raste mbaresa –NJ duhet rishikuar, madje heqja e saj nuk krijon kurrfarë problemi as drejtshskrimor as semantik, përkundrazi.

 

8)  Shpifje analogjike e formantit –NJ

 

Po i përmendim si rast a nëngrup më vete shembujt hero heroi – heronj-të dhe efendiko efendikoi efendikonj–të që në gegërishte edhe këta dy shembuj dalin me –j: heroj-të, efendikoj-të, ashtu siç shqiptohen e shkruhen edhe në gjuhën dhënëse (greqishten), apo jo?

Vërtet edhe te këta dy shembuj formanti –NJ në vend –J del i shpifur analogjikisht pa nevojë, sepse s’ka mbështetje, pra, me sa dimë as nga burimi dhënës.

 

9) Shembuj të tjerë me prapashtesë-mbaresën

-NJ të shpifur

 

Mund të themi se edhe tek disa raste të burimit vendës  prapashtesë-mbaresa NJ del e shpifur, mbase analogjikisht, ngase në njëjësin e shquar nuk implikohet n-ja as r-ja  as –i-ja, sepse nyje-mbaresa shquese e njëjësit të tyre del -u. Ja disa shembuj: që i volëm nga Fjalori i shqipes së sotme  (2002):

 

ari ariu ari/nj-të, cinxami-u cinxaminj-të, mi-u minj/të, qiri-u qiri/nj-të(?), komshi-u komshi/nj-të(!), bari-u bari/nj-të, faqezi-u faqezi/nj-të, këmishëzi-u/ këmishëzi/nj-të, rrezikzi-u/rrezikzi/nj-të; zhapi-u/zhapinj/të, i ri i riu të rinj/të, gjarpërzi –u /gjarpërzi/nj-të, zi i ziu – të zinj-të,

 

andaj për mendimin tonë, pra, kur emrat e tillë në njëjësin e shquar marrin nyjë-mbaresën –u,  dhe që nuk lidhen në asnjë mënyrë me tingullin –n+i (ose –r+i), atëherë s’ka arsye që të mos ta bëjnë shumësin me mbaresë zero, sikurse shembulli thi-u  thi-të e gjeni -u  gjeni-të, siç është cekur, si pikë më vete, në  kreun e parë (nën 12) të kësaj pjese, kur është bërë fjalë rreth shumësit të emrave mashkullorë me mbaresën zero. Pra, sikurse gjeni- gjeniu gjenitë, pse mos me dalë: ari-u ari-të, gjarpërzi-u gjarpërzi-të, e kështu me radhë.

 

10) Formanti –NJ i shpifur edhe në huazimet

nga turqishtja

 

Edhe më theksueshëm se te shembujt që u cekën në pikat e mësipërme, mbaresa -nj del si një formant i shpifur, sa me t’i vra sytë e mendjes, tek emrat e huazuar nga turqishtja me këto fundore a prapashtesa: -I ,–XHI , –ÇI e –LI, të cilët në shqipe, në njëjësin e shquar, marrin nyjë-mbaresën –u, si  p.sh.:

a) me –I: axhami-u /axhami/nj-të, dai-u dainj-të, begtashi-u begtashinj-të, halveti/nj-të, suvari-u suvarinj-të, spahi-u spahinj-të, terzi-u terzinj-të, vali-u valinj-të  etj.

b) -XHI: arabaxhi arabaxhiu arabaxh/inj-të, bozaxhi/nj-të,  bostanxhi/nj-të, bozaxhi/nj-të, duhanxhinj/nj-të, dyqanxhi/nj-të, gajdexhi/nj-të, kafexhi-nj-të, kalemxhi/nj-të, kallajxhi/nj-të, qiraxhi/nj-të, qyfyrexhi/nj-të, qylaxhi/nj-të, qymyrxhi/nj-të, sehirxhi/nj-të, sobaxhi/nj-të, sherrxhi/nj-të etj. si edhe ata mbi bazë të fjalë-temës shqipe si: sharrxhi/nj-të, shkresaxhi/nj-të etj.

c) -ÇI: sahatçi sahatçiu – sahatçinj-të, çifçi/nj-të, simitçi/nj-të, dyfekçi/nj-të etj.,

ç) -LI: borxhli-u borxhlinj-të, merakli merakli-u meraklinj-të, vesveseli-u /nj-të, qejfli-u qejflinj-të, dertli-u dertlinj-të etj..

 

Shënim: Në të vërtetë, prapashtesa -li e turqishtes reflektohen pa nevojë te

ne në raste, sidomos në stilin neutral, në shqiptim edhe si –LLI si  sevdalli-u sevdallinj-të ose të emërtimet e banorëve si: devolli-u devollinj-të, skraparlli-u skraparllinjtë etj. Emërtimet e tilla si devollinj e skraparllinj, me prapashtesën turke -li (-lli) në stilin neutral standard, na duket se është bërë fare pa nevojë, kur shqipja ka prapashtesa speciale për këtë nocion (për emërtimin e banorëve). Prandaj ngulmohet që përftimet e tilla në stilin neutral letrar të zëvendësohen me mbaresën –as ose –jan që janë formante të specializuara në gjuhën shqipe vetëm për këtë destinim. Pra, rastet si elbasanlinj a elbasanllinj, skraparllinj devollinj etj. mund të konsiderohen lajthitje jo të lehta, prandaj tërë formantin –linj a llinj duhet shporrur nga standardi i shqipes së sotme dhe në vend të tij të respektohet mbaresë-prapashtesa speciale –AS ose -JAN, si: elbasanas, skraparas, devollas  a devolljan, e  kështu me radhë.

 

Pra, te shembujt e tillë të mësipërm (të huazuar nga turqishtja) nuk ka nevojë të shënohen as mbaresa–J, as -NJ, por të aplikohet prapashtesa zero, sepse po kështu, d.m.th. me mbaresë zero, e ndeshim në mjaft burime serioze që nga Fjalori i K. Kristoforidhit, deri te Fjalori i gjuhës shqipe 1954, si dhe pjesërisht edhe në Fjalorin e M. Elezit. P.sh. axhami –u axhamitë, merakli-u merakli-të, dyqanxhi–u dyqanxhi-të, sahatçi–u sahatçi-të, e kështu me radhë. Madje edhe huazimet e tjera, po nga turqishtja, si hafije, devrije, kur është fjala për gjininë mashkullore, s’ka arsye që mos të thjeshtëzohen në shqipe si devri-u devri-të, hafi-u hafi-të, ashtu si edhe haxhi-u haxhi-të etj.

 

Gjithsesi, argumentet për një qëndrim të tillë thjeshtëzimi dalin shumë të forta, dhe të parrëzueshme, jo vetëm nga logjika e ditës, por ka  mbështetje edhe nga tradita e shkrimit të emërtimeve të tilla.

 

P ë r f u n d i m

 

Shkenca jonë për gjuhën pak vend i ka kushtuar palatalizimit të  N-së fundore, por drejtshkrimisht raporti i mbaresave të shumësit të emrit nj/j që ndërlidhen edhe me palatalizimin e N-së nuk del i paprekur fare nga studiuesit tanë. Edhe pse në kodin e sotëm del e normëzuar kryesisht mbaresa –NJ, sipas shembujve të paraqitur në 10 grupet e emrave të vjelë në FSHS 2002, del  i drejt propozimi që mbaresa –NJ, si formant i shpifur me analogji t’i shtrohet rishikimit dhe në vend të tij të përdoret mbaresa –J ose ajo zero, varësisht nga tipi i grupit të emrave përkatës dhe fushës semantike që mbulojnë emrat e tillë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora