E shtune, 27.04.2024, 04:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Enkelejda Kondi Masseboeuf

E diele, 30.05.2010, 03:33 PM


Enkelejda Kondi Masseboeuf lindur ne 29/04/1972 ne Korçe. Banon prej 12 vjetesh ne France. Ka mbaruar Fakultetin Gjuhe-Letersi, ka punuar si mesuese ne Shqiperi dhe pas studimesh dhe unifikim diplome punon mesuese  ne France. Shkruan poezi, se shpejti po pregatit daljen e vellimit te pare poetik.

 

Pilo Zyba

 

_________

 

Enkelejda Kondi Masseboeuf

 

 

BOSH...

 

Bosh eshte dhoma

Shpirti bosh,

Ti sje aty!

 

Muzika e mengjesit

Nuk degjohet, qetesi....

Bosh heshtja, koha...

Asgje pa ty !

 

Ikin ditet,

Bosh eshte frika

nga frika, ka zbrazeti..

 

Bosh eshte Toka

Pa kuptim,

Bosh qiejt ku eshte zoti

Pendimi im!

 

Bosh eshte loti

Nga dhimbja, të ftohti,

Mos me braktis fati im...

 

Bosh nga boshesia e boshes,

Bosh dhe une ne shpirt.

Syte humbur drejt zbrazetire

Andej nga e di ku je TI....

 

Te shkruajta nje leter

Bosh pa shkronja, pa emer..

Te kendova nje kenge, pa muzike,

Bosh veç me zemer....

 

Te nisa nje fotografi,

Bosh nuk isha aty

Jam ketu,

Boshesia ime eshte aty....

 

Të ndjej, te dua bosh ne pafundesi

Ju luta zotit,

Por, as Ai nuk 'ka meshire per ty!..

 

 

LERMË...

 

Lerme te shoh syte lare plot me vese

Ata sy ku drite e diellit sot shkelqen

Lerme te prek floket e arte reze vezullimi

Lerme qe faqet e tua butesisht te perkedhel...

 

Lerme, buzet e tua si qershi te kuqe

Lengun e dashurise plot endje te shijoj

Lerme te te shoh duke fjetur, moj e imja hene

Te ngopem si ujet e burimeve, te fresket njelloj..

 

Lerme te shoh trupin tend moj flutur

Para se fushave te zbresesh pa mua

Lerme te ndjej parfumin tend deri sa te dehem

Mos u zgjo te lutem sa te mund te them te dua.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora