| E diele, 30.05.2010, 03:33 PM |
Enkelejda Kondi Masseboeuf lindur ne
Pilo Zyba
_________
Enkelejda Kondi Masseboeuf
BOSH...
Bosh eshte dhoma
Shpirti bosh,
Ti sje aty!
Muzika e mengjesit
Nuk degjohet, qetesi....
Bosh heshtja, koha...
Asgje pa ty !
Ikin ditet,
Bosh eshte frika
nga frika, ka zbrazeti..
Bosh eshte Toka
Pa kuptim,
Bosh qiejt ku eshte zoti
Pendimi im!
Bosh eshte loti
Nga dhimbja, të ftohti,
Mos me braktis fati im...
Bosh nga boshesia e boshes,
Bosh dhe une ne shpirt.
Syte humbur drejt zbrazetire
Andej nga e di ku je TI....
Te shkruajta nje leter
Bosh pa shkronja, pa emer..
Te kendova nje kenge, pa muzike,
Bosh veç me zemer....
Te nisa nje fotografi,
Bosh nuk isha aty
Jam ketu,
Boshesia ime eshte aty....
Të ndjej, te dua bosh ne pafundesi
Ju luta zotit,
Por, as Ai nuk 'ka meshire per ty!..
LERMË...
Lerme te shoh syte lare plot me vese
Ata sy ku drite e diellit sot shkelqen
Lerme te prek floket e arte reze vezullimi
Lerme qe faqet e tua butesisht te perkedhel...
Lerme, buzet e tua si qershi te kuqe
Lengun e dashurise plot endje te shijoj
Lerme te te shoh duke fjetur, moj e imja hene
Te ngopem si ujet e burimeve, te fresket njelloj..
Lerme te shoh trupin tend moj flutur
Lerme te ndjej parfumin tend deri sa te dehem
Mos u zgjo te lutem sa te mund te them te dua.