Kulturë
Wilhem Muller: Bubulina
E shtune, 29.05.2010, 07:56 PM
BUBULINA ...Zhan D'arka e Greqisë - poezi - nga ...Wilhem Muller
SHËNIM...
Poeti gjerman... Wilhem Muller
Duke studjuar jetën dhe vepren e Arvanitasve për historinë, gjuhën, etnografinë dhe këngën ,ndesha në një poezi që i është kushtuar luftërares dhe kapedanes së revolucionit grek BUBULUNA.Laskarina ( Bubulina ) është cilësuar si ZHAN D'ARKA
BUBULINA
Zonjë e valëve të detit, Bubulinë, Bubulinë
Rrotull teje dallgët skuqen. Gjaku i skuq bubulinë.
Përmbi kokë sharpi i zi, i vejushave të mjera,
Me palë flamuri ngjan, kur në luftë me to lot era.
Mijra sy Argosi rri , si hakëmarrja në direkë
Vështrimi ngulur përrreth, tej në ishuj e në breg.
Syri saj mes lotësh qan që prehje nuk gjeti dot,
Edhe dallgë është e etur, dhe rreh brigjet gjëmimplot.
Etur trarët e anijes, Bubulinë, Bubulinë,
Etur jemi ne të gjithë, për gjak të etur Bubulinë.
Pa dëgjo si
Gjak më
Pikë e gjakut mu në zemër më shpërthen si një përrua,
Kur ra shpata e xhelatit, përmbi skllav përmbi mua.
Në betejë Bubulinë, për ne sulu me tërbim !
S’ndjen hakmarrjen nga direku të bërtasë me gëzim ?
Pinë velat edhe fryhen. Sharpi yt se sheh po nxin
Dhe valvitet fëshfëritës, krah shqiponje në fluturim.
Bubulinë, Bubulinë, për në sulm na jep sinjal,
Mos prit tjetër lajmëtar,velat turke s’janë larg.
Shqipëroi...Pilo Zyba