E shtune, 27.04.2024, 10:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Qyqalla: Iniversi poetiko-satirik me gnjyrime polidimensionale

E diele, 30.05.2010, 07:28 PM


UNIVERSI POETIKO - SATIRIK ME NGJYRIME POLIDIMENZIONALE

 

Dibran Demaku

Dardha ka bisht – poezi satirike

Redaktor:  Sulejman Dermaku

Biblioteka: Kukaj

Botoi: Shkëndija – Prishtinë, 2009

                                

 „Fjalet e buta,jane argumente te forta“

                           Tomas Füller

 

 

Nga Hasan QYQALLA

 

Dibran Demaku vie me librin e tij te gjashtë me radhë „Dardha ka bisht“. Pas lëvrimit me shumë sukses te poetikës për fëmijë, kur poeti botoi tri përmbledhje me poezi dhe një poemth për fatosët, erdhi me krijime të reja ndryshe nga katër përmbledhjet e para. Kështu para pak kohe në Hanover, promovoi përmbledhjen e parë me tregime për të rritur „Shpirtëra të shitur“; që u prit dhe vlerësua lartë nga lexuesi dhe kritika, e që kësaj radhe vie me një zhanër letrar krejt tjetër nga të mëparshmet. Tani del jo vetëm si kultivues gojor i humorit dhe satirës, por edhe e qëndisë atë artistikisht e me mjeshtri.Themi kështu, mbase duke „vjelë dardhat me bisht“ z. Demaku, që në poezin e parë duket qartë jo vetëm talenti i tij, por edhe prirja e tjerrja me mjeshtri e satirës. Poeti zhytet thellë në botën e artit krijues, dhe ka arritur formësimin e universit real të qëndrueshëm. Mbase jo vetëm i kam lexuar krijimet e Demakut, por iu kam qasur kushtimisht, ndryshe i kam studiuar mirë e mirë që arrij të konkludoj se është mjeshtër në poezi, tregime, prozë, ese; për fëmij e të rritur. Sa më ra në dorë vepra „Dardha ka bisht“, u mahnita me mprehtësin e të shkruarit letraro – komik, kur ky stil i thuarjes njihet nga më të rrallat, shkaku i kompleksititetit që ngërthen më vete poetika satirike. Krijues letrar me lërime satirike, janë të paktë karshi krijuesve të gjinive e zhanreve tjera. Është interesante që autori mishërohet që në fillim me vargun, ruan kompozicionin, standardizon gjuhën por herë – herë shfaqen krahinorizmat, që veç sa i shtojnë koloritetin thurrjes. Nuhatja e dobësive në  shoqëri, vështrimi me sajesën e majës së syrit, i nxjerrë në pah, mbi sipërfaqe (të xhveshura) megjithë karakteret defektive e veset komplekse. Poeti depërton gjer në substancën shpirtërore të atyre. Shtrohet pyetja: _ Cilat janë ato karaktere tipike degjeneruese? Ata janë egoistët, komunistët, deputetët, pseudopatriotët, drejtorët,…etj., si p.sh. :

 

           Kudo që hyj unë;                                       Jam më i miri, nuk ka fjalë

 

           Hapet çdo derë                                         si n’çdo art dhe në poezi   

 

           Sepse unë jam kokësi                              Çdo poet mua të më falë     

 

          Sepse unë jam vlerë. (Egoisti I)                qoftë I vjetër apo i ri! ( Egoisti II)

 

 

 

Në komunizëm ishte drejtor                                  

 

Prap drejtor n’demokraci                                              

 

Si s’u skuq njëherë ai horr                                          

 

Apo të skuqet ai nuk di!?...(Drejtori)                 

 

     Shtrirja në kohe është shtjellimi, gjegjësisht thumbimi i së djeshmes, që gërshetohet mjeshtërisht me të sotmen pa anashkaluar edhe të nesërmen (ndoshta) imagjinative. Si p.sh. Deputeti: Na rroftë deputeti;   Pastaj çfarë do të ndodhë?

 

Patriotët: Seç po shtohen patriotët

 

Sanço Pançot,Don Kishotët....

 

Rosinantët kanë marrë vrapin         

 

duan me kohën të zënë hapin…etj.

 

    Vepra ka përmbajtje artistike, dhe gjithë objektin e artit krijues; e që objekti është jashtë, pra rrethi, shtresat sociale e institucionale me këtë rast. Nga lënda, renditja, poeti Dibran Demaku substancën shpirtërore e objektivizon në vargje artistikisht. Duket një unitet a lidhje dialektike e dy anëve: objektive dhe subjektive. Përfshihet pasqyrimi i realitetit në përputhje me idealet artistike, përkatësisht satirike. Përmes aftësisë së intelektit, ka arritur një shkallë të lartë të ngjeshjes poetiko – satirike. Arrin në mënyrë të stërholluar të formuloj portretizime individësh, situatash; të ndërtoj figura edhe në saje të imagjinatës, veq të nxjerrë në pah deformimet në personazhe dhe regjime të caktuara. Kritikët do ta vlerësojnë si vepër thumbuese kolosale, karshi rrjedhave që kanë shtrirje në horizontin mjedisor aktual. Do cekur edhe kristalizimi i personazheve, që i vë në majë të kritikës rrymat e regjimenteve përcjellë me vese e dukuri negative, që na ndjekin si hije nëpër etapa… Mu këtu nuk kursen figura, rrymime, përsonalitete në trajtë të vetëngritjes apo autoidealizmave e ideologjizmave të dështuara. Ndryshe, D. Demaku përleshet me veset e huqet edhe të morrit e të pleshtit, një metaforë figurative e përkryer artistikisht. Megjithatë iu shmanget globalizimeve e globalizmave , por qartë shprehet ndaj frymimeve egoiste, pseudoidealiste, destruktive në vetën e  tretë njejës e pse jo edhe shumës, kur janë grupime.

 

    Ndaj është fakt që Dibran Demaku, ka përmasat kuptimplota si shkrimtarë realist, me burimet shpirtërore e mendore, që e identifikojn mishërimin e tij me artin krijues. Padyshim, Demaku është në një formë kreator i modernizimit funksional të poetikës satirike. Urojmë që mos të hezitoj për të na sjellë krijime të reja artistike , mbase jo vetëm që ka universin, ka krijuar relacionin komunikativ me lexuesin; njëkohësisht është kërkesë e kohës dhe kritikës së sotme letrare.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora