E diele, 19.05.2024, 05:28 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Sulejman Pitarka (1924-2007)

E hene, 26.04.2010, 09:58 PM


SULEJMAN PITARKA/1924-2007/

 

Nga Halit Bogaj

 

Edhe Sulejman Pitarka është aktori dhe kineasti i cili mori pjesë në krijimin e kinemtografisë dhe Taetrit shqiptar. Ai realizoi me sukses të madh mbi 50 role teatrore dhe  20 filmore duke mbeur përherë si një ikonë e vërtetë e këtij lloji të artit.Ai krahs si aktor ishte edhe dramaturg i madh i cili filloi të shkruante me veprën e tij të parë Familja e peshkatarit’’.Ai shte vendosur në Durrës/ në qytetin e e lindjes së kolosit tonë Aleksandër Moisiu/ ku menjëherë pas luftës kishte filluar të interesohej për artin skenik. Siç u tha edhe më lart, aktroi në 50 role teatrore duke u bërë eemër pa të cilin nuk mund të ekzistonte skena, qoftë në dramë, qoftë në komedi.Sulejman Pitarka ishte aktori portreteve të paharruarra dhe njëri ndër aktorët më të suksesshëm të Tetarit dhe filmit shqiptar. Edhe ai kujtohj nga publiku si një ikonëe rrallë me të cilën ishin mësur të gjithë.Rolet e tij shquheshin për akrim tejet orgjinal dhe me një potencë të paparë kreative. Asnjëherë nuk mund të dallohej se ku ishte më i madh, në teatër apo në fim! Gjithkund  e shihnim me shkëlqim të njejtë dhe rrezatim të jashtëzakonshëm. A kishte një vend nderi në mbarë historinë e artit tonë skenik duke mbetur edhe si njëri ndëër pionierët kryesor të zhvillimit të tij.Krahas si aktor, ai ishte edhe pedagog i madh për gjeneratat e ardhsgme të këtij lloji të artit.Çdo portret i tij filmor ose teatror ishte i vlerësuar si shumë origjinal. Ai çmohej pa masë nga shikuesit dhe dhuruesit e tij të shumtë, por edhe nga kritika filmore e cila ia jepte hakun dhe vendi e duhur i cili i përkiste.Nuk e kishte marrë kot edhe Medaljen e ‘’Mjeshtrit të madh të punës’’.

 

Edhe ai si çdo shqiptar kishte një jetë të vështirë ekonomike me Ç@rast qysh herët i kishte braktisur studimet për t’i dalur në ndihmë familjes së tij dibrane/prej nga e kishte origjinën e tij/.Ai kishte kryer punë të vështira duke u bër edhe si hamall në Portin e Durrësit, por më vonë e kishte filluar një punë si llogaritar i një banke italiane.Në fillim aktron në dramat amatore  "Ishulli i paqes", "Invadimi", etj.,por së shpejti bëhet pjesë e Trupës së Teatrit Popullor. Kanë mbetur të paharruara edhe dramat "Trimi i mirë me shokë shumë", "Syleshi", ''Orët e Kremlinit", "Familja e peshkatarit", "7 shalianët", "Vajza nga fshati", "Doktor Aleksi", "Epoka para gjyqit", etj., Shikuesit  e shumtë I mbajnë mend edhe dramat: "Halili dhe Hajria", "Borgjezi fisnik", "Epoka para gjyqit", "Vajza me flokë të thinjura", "Prefekti", "Karavidhet", "Arturo Ui", "Një nuse për Stasin", etj. Pas suksesit në filmin "Debatik", Sulejman Pitarka do të siguronte një karrierë të pasur edhe në kinematografi. Në fakt, ai e filloi me filmin "Furtuna" dhe pas "Debatikut" interpretoi edhe në "Horizonte të hapura", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Gjeneral Gramafoni", "Pas gjurmëve", etj.Një rol të paharruar ai e ka edhe në filmin ‘’Ballëpërballë’’sipas veprës dhe skenarit të Ismail Kadaresë I cili bën pjesë për acarukin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin  sovjetik.Gjithashtu nuk mund t’I harrojmë as filmat: "Tinguj lufte" (1976), "Guna përmbi tela" (1977), "Rrethimi i vogël" (1986), "Vdekja e burrit" në vitin 1989, etj.Shumë studentë të tij, sot aktorë të njohur, thonë se pasaporta e krenarisë së tyre është kur shprehen se kemi qenë studentë të Prof. Sulejman Pitarkës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Halit Bogaj: Naim Frashëri (1846-1900) Mexhid Yvejsi: Hafiz Ismet Dibra (1886-1955) Musa Ahmetaj: Në vend të përkujtimit Luan Cipi: Dionis Qirizidhi Xhevat Rexhaj: Nazmi Bytyqi - Veprimtar i palodhshëm për pavarësinë e Kosovës Halit Bogaj: Mulla Rizahu në Shqipëri Mehmet Zymeri: Kosharja legjitimoi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Milazim Kadriu: Përkujtohet babë e djalë dëshmorë, Salih e Kadri Qerimi dhe Bedri Bislimi Halit Bogaj: Ymer Elshani - Një vrasje mizore më 17 prill 1999 Agron Gashi: Sali Çekaj, figurë shumëdimensionale e historisë së Kosovës Neki Lulaj: Përkujtimore kushtuar Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të Kosharës Neki Lulaj: Nëna nuk e priti që ta shohë shtatoren e të birit në Broliq Milazim Kadriu: U përkujtuan dëshmorët Adem Gashi, Jusuf Pollomi, Mirsad Gashi, Fazli Fetahu dhe Nexhat Fetahu Fehmi Ramadani: Përkujtim me rastin e 11 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ismet Mustafa Shefik Sadiku: 11 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit, Ramadan Kastrati Ramiz Dërmaku: Studimet shkencore tërësisht i janë dedikuar Rilindjes Kombëtare Shqiptare Nuri Abdiu: Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij Mustafë Rugova: 11 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit të Kombit, Harun Beka Ramiz Dërmaku: Ali Hadri me seriozitetin më të madh u mor me çështjen kombëtare Xhevat Muqaku: Portret i mësueses në Kosovë - Shyhrete Zogaj

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora