E hene, 07.10.2024, 06:12 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Mulla Rizahu në Shqipëri

E enjte, 22.04.2010, 09:57 PM


MULLA RIZAHU NË SHQIPËRI

 

Nga Halit Bogaj

 

Ishte viti 1963/në ditën e vrasjes së Xhon Kenedit/ kur Hoxhë Rizahu nga fshati Marec e kaloi kufirin ilegalisht për të shkuar atje ku e kishte zemrën dhe shpirtin dhe për çka ishte angazhuar tërë jetën duke i mbajtur 14 vjet burg për ‘’Shqipërinë etnike’’, të cilën armiku ynë  shekullor e  quante’’Shqipëri e madhe’’.Xha Rizahu punoi për Shqipërinë natyrore e cila ishte ndarë dhe copëtuar sipas orekseve të fqinjve tanë të përkrahur nga miqtë e tyre tradicionalë.Ai kishte luftuar në një luftë çlirimtare të armatosur dhe ishte shpallur’’Armik i vendit të sllavëve’’për të cilët  Xha Riza thoshte se kanë ardhur prej nga’’Bren miza hekur’’ dhe për fat të keq u vendosën në trojet tona dardane.

 

Më vonë tregonin se gjatë arratisjes nga Kosova për atje, atë e kishte plagosur roja kufitare jugosllave dhe ashtu të plagour e kishin bartur në shpinë shokët të cilët ishin arratisur me të.Por edhe atje si dukej,kishte ndodhur ajo që e këndonte Dervish Shaqa:’’Kur ta kthyem ty Kosovë shpinën/ E lamë borë e gjetëm dimën/.Për t’u dëshmuar të gjitha këto, tregonin njerëzit tanë të cilët disa vjet më vonë e vizitonin Shqipërinë! Ata thoshin se Mulla Rizahu nuk i kishte pasur mirë punët, në vendin për të cilin ishte dënuar me 20 vjet, por që i ishin falur nja 6 pre tyre. Fjalët qarkullonin dhe e merrnin dheun në Kosovë, kurse ne që e kishim njohur atë njeri na dhembsej pa masë, ngase , siç thonë gratë’’Nuk ishte kënaqur asnjëherë’’.Ja pra se çfarë ironie e fatit kosovar dhe e patriotëve tanë të cilët e kishin dashur aq fort Nënën , për bashkimin e së cilës me Kosovën dënoheshin me dhjetra vjet burg të rëndë, kurse kur ishin arratisur atje  Nëna ua kishte kthyer me keqtrajtime, mundime, zullume dhe me metoda tjera të ngjashme, duke ndodhur ajo shprehja e njohur popullore’’Hyp se t’vrava, zbrit se t’mbyta’’. Kështu pra kishte ndodhur me disa prej tyre që ishin burgosur ose ndjekur në ish Jugosllavi, ndërsa ishin arratisur për të gjetur mbështetje nga ata për të cilët e kishin sakrifikuar edhe jetën e tyre!

 

Duke u rritur dhe duke dëgjuar për ato zezëdita që ua kishte bërë kosovarëve  pushteti komunsit  e kuptuam se të njejtat tortura ua kishte bërë edhe shtetasve të vetë të cilët nuk e ‘’himnizonin’’ dhe nuk’’ i thurnin lavdi ‘’atij pushteti barbar ,të pashpirtë dhe  të bartur nga stepat ruse dhe Beogradi.

 

Atë mbrëmje vere u arratis Rizahu me dy shokë por falë Zotit që nuk ishte arratisur edhe babai im, i cili kishte dashur të shkonte me ta por nuk e kishte lënë Rizahu, duke ia përkujtur prindit tim se do t’i lente 6 fëmijë jetimë  dhe pa asnjë përkrahje e mbështetje. Pra /kur e kam kuptuar në tërësi të vërtetën/tërë jetën time të pastajme e kam uruar Xha Rizahun që nuk e mori atë natë babain tim, i cili përveç 7 vitesh burg që i mbajti në Serbi/e ku ishte takuar me Mulla Rizahun/, do të keqtrajtohej edhe atje.! Siç kemi dëgjuar, të njejtin fat si edhe disa kosovarë të arratisur nga zullumi serb, e kishte pësuar edhe kolosi Aziz Zhilivoda, i cili kishte luftuar në ushtrinë e Shaban Polluzhës dhe herëherë edhe i vetmuar kundër armiqëve tanë shekullor..

 

Nga kujtimet që kam për Xhaxhain Rizah, e mbaj mend fare mirë kur isha në klasën e shtatë fillore, ai ma mori një Libër të Gramatiksë së Hasan Vokshit, për të cilën, duke buzëqeshur dhe duke m’i ledhatuar flokët, më tha’’Meqenëse librat jepen për t’u lexuar, mos prit se do ta kthej’’, por vepronte ashtu ngase e dinte fare mirë se çfarë rruge do të merrte.

 

Unë i thashë se do ta bleja një tjetër për vete, me ç’rast ai më ledhatoi edhe njëherë me përmallim të madh, ngase nuk kishte fëmijë dhe nga angazhimet e veta për atdhe‘’nuk kishte pasur kohë’’ të martohej.Ai më këshilloi që të bëhesha nxënës i mirë dhe ta studjoja Gjuhën dhe letërsinë  shqipe/që ishte edhe dëshira e babit tim të ndjerë/ dhe që unë pastaj e plotësova dëshirën e të dyve. Pra edhe ky aspekt i jetës sime kishte të bënte me atë njeri të madh dhe të përsekutuar, fatkeqësisht nga të dy anët e atdheut, i  cili nuk pati asnjë ditë të lumtur në jetën e tij plot brenga dhe pritje për ditë më të mira që do të vinin.Ai vdiq duke i mbetur sytë hapur për një Shqipëri të vërtetë për të cilën punuan rilindasit tanë edhe qindra mijra patriotë të shquar shqiptarë, që nga Skënderbeu e këndej.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Mehmet Zymeri: Kosharja legjitimoi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Milazim Kadriu: Përkujtohet babë e djalë dëshmorë, Salih e Kadri Qerimi dhe Bedri Bislimi Halit Bogaj: Ymer Elshani - Një vrasje mizore më 17 prill 1999 Agron Gashi: Sali Çekaj, figurë shumëdimensionale e historisë së Kosovës Neki Lulaj: Përkujtimore kushtuar Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të Kosharës Neki Lulaj: Nëna nuk e priti që ta shohë shtatoren e të birit në Broliq Milazim Kadriu: U përkujtuan dëshmorët Adem Gashi, Jusuf Pollomi, Mirsad Gashi, Fazli Fetahu dhe Nexhat Fetahu Fehmi Ramadani: Përkujtim me rastin e 11 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ismet Mustafa Shefik Sadiku: 11 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit, Ramadan Kastrati Ramiz Dërmaku: Studimet shkencore tërësisht i janë dedikuar Rilindjes Kombëtare Shqiptare Nuri Abdiu: Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij Mustafë Rugova: 11 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit të Kombit, Harun Beka Ramiz Dërmaku: Ali Hadri me seriozitetin më të madh u mor me çështjen kombëtare Xhevat Muqaku: Portret i mësueses në Kosovë - Shyhrete Zogaj Bedri Tahiri: Plumbat e ‘’demokracisë’’ përgjakën rrugët e Prishtinës Neki Lulaj: Trimave të Kosharës Milazim Kadriu: Bekim Mani e Ferat Aliu, ranë në kufi në roje të atdheut Jahë Sadrija: Gjashtë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës nga fshatrat, Gegaj dhe Kamenicë, të Tropojës Ramiz Dërmaku: Shëmbëlltyra dhe vepra e Smajl Hajdarit, e shndërroi atë në pishtarë të lirisë Nait Hasani: Dëshmori i Kombit Vezir Jashari

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora