E enjte, 10.10.2024, 06:17 PM (GMT+1)

Faleminderit

Mexhid Yvejsi: Hafiz Ismet Dibra (1886-1955)

E diele, 25.04.2010, 09:58 PM


Hafiz Ismet Dibra (1886-1955)

 

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

“Me syze të errëta, kurrë nuk mund të shikohet e vërteta.”

-Hafiz Ismet Dibra

 

Në vargun e hoxhallarëve dijetar, shkrimtar dhe atdhetar, pa dyshim, e ka një vend të nderuar edhe Hafiz Ismet Dibra, një vend të nderuar sepse e ka merituar...

    Hafiz Ismet Dibra lindi në Dibër në vitin 1886, ku i kreu mësimet fillestare, pastaj Medresenë, ku e mësoi përmendësh Kur’anin e madhëruar, e fitoi titullin Hafiz, një titull e nderuar.

   Studimet e larta i kreu në Stamboll, në kryeqytetin e Perandorisë, por nuk qëndroi aty sepse kishte vendosur t’i shërbente Shqipërisë...

   Shqipëria u bë qysh u bë, por duheshin të bëhën edhe shqiptarët, me edukim, arsimin fetar e atdhetar, me dituri bashkohore, me dije filozofike e shkencore...

    Në muajin mars 1923 u zhvillue Kongresi i Parë i Muslimanëve Shqiptarë në Tiranë, duke e zgjedhur Kryetar të Bashkësisë Islame, Kryemyftiun Hafiz Vehbi Dibrën. Në tetor të vitit 1923 doli në dritë revista “Zani i Naltë”, organ zyrtar i Komunitetit Musliman Shqiptar.

Me 1 mars 1924 iu besue drejtimi i Medresesë në Tiranë z.Qamil Bala.

    Qamil Bala, (1873-1933) një nga intelektualët më të shquar të kohës, i lindur në Gjilan të Kosovës, që kishte mbaruar studimet në Stamboll, kishte një përvojë të gjatë e të suksesshme pedagogjike. Ka shërbye si profesor në Gjimnazin e Janinës, të Manastirit, Selanikut, drejtor i Gjimnazit në Jerusalem të Palestinës, si edhe në Damask të Sirisë... Ka qenë pjesëmarrës në Kongresin Arsimor, në Tiranë, më 1922,  anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, themeluar në Shkodër, në vitin 1918, nga Hoxha Kadri Prishtina...

   Në vitin 1930, detyra e Drejtorit të Medresesë së Përgjithme të Tiranës, pas prof. Qamil Balës, iu besue Hafiz Ismet Dibrës.

   Në Medresenë e Tiranës, përveç lëndëve fetare si Kur’ani, Hadithi, Tefsiri, Fikhu..., aty mësohej historia, gjeografia, aritmetika, gjeometria, etj.

    Hafiz Ismet Dibra, përveç detyrës së drejtorit, krahas myderrizëve të shquar si Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Shejh Qazim Hoxha, prof.Haki Sharofi etj., jepte edhe mësim, ku ishte mjeshtër i mësimdhënjes.   

    Kishte një kulturë të gjerë, një qëndrim të devotshëm fetar e atdhetar,  Zotëronte për bukuri gjuhën arabe, perse dhe atë turke. Fjalët, fjalimet, mësimet, ligjëratat e tij ishin frymëzim për brezin e rinj....

   Hafiz Ismet Dibra predikonte edhe nëpër xhamitë kryesore të Tiranës, ku krahas mësimeve me frymë fetare dhe atdhetare, aty e zhvillonte e lartësonte ndërgjegjën kombëtare. 

    Ligjëratat e tij të vazhdueshme kanë lënë gjurmë të paharrueshme, sepse ato jo vetëm që dëgjoheshin me vëmendje, por edhe lexoheshin me ëndje. Ligjërat e tij janë botue në revistën “Zani i Naltë” që botohej në Tiranë, që nga muaji tetor i vitit 1923, deri në muajin prill të vitit1939, kur Shqipnia u pushtue nga Italia....

      Ligjëratat e tij patën për subjet kryesor temën: "A ka dyshim në qenien e Zotit?". Në këto ligjërata, Hafiz Ismet Dibra, gjithnjë bazohej  në ajetet e Kur’anit të madhnueshëm, aty zbërtheu shumë teza dhe koncepte, që në ato vite ishin bërë objekt bisede në qarqet intelektuale.

     Qarqet intelektuale shqiptare, mjerisht, veç kishin fillue m’u infektue me virusin komunist, materialist, ateist...

     Gjymë shekulli më vonë, ato ligjërata që u botuan në faqet e revistës "Zani i Naltë" në Tiranë, u përmblodhën në një libër të veçant dhe u botuan nën kujdesin e Vehbi Ismailit, Imam dhe themelues i Qendrës Islamike Shqiptare në Detroit, Michigan të SHBA-s,  më 1993.

      Libri i Hafiz Ismet Dibrës “A ka dyshim në qenien e Zotit?, botuar në Amerikë më 1993, është një ese e fuqishme teologjike-filozofike. Vepra e tij është e gjërë, shtjelluese, jo vetëm për shtresën elitare, por e kuptueshme, e pranueshme edhe për shtresat e thjeshta shqiptare.

    Ai, në këtë vepër, polemizon me shkencëtarët më shquar si    me Dekartin, Njutonin e Berksonin,  Demokritin, Maks Mylerin e Volterin,   Losipin e Spenserin, Aristotelin, Pirhonin e Platonin... Ai thoshte se shkenca nuk ka zbuluar më shumë se ç’thotë Kur’ani i madhëruar...

   Hafiz Ismet Dibra në libër bën thirrje që të shihet e vërteta, të hiqen syzet e errëta. “Me syze të errëta, - shkruan  ai, kurrë nuk mund të shikohet e vërteta.”

.  I tërë libri argumenton shkencërisht qenien e Zotit dhe na thotë se udhëzimin mund ta marrim vetëm nga Zbulesa e Zotit, nga Kur’ani.

    Kur’ani nuk është as zbulim imi, shkruan Hafiz Ismet Dibra, e as thënia ime: çdo lexues e studiues serioz i Kur’anit ka kuptuar se sa më shumë që ecën në leximin e studimin e tij, aq më shumë do të gjejë (me një gëzim të brendshëm) se si ky kuptim i përgjithshëm rritet duke u rritur aftësia e tij për t’i rrokur gjërat. Është si rasti i një alpinisti që, sa më lart ngjitet në mal, aq më larg sheh...

    Në fillim të muajit prill 1939, kur Italia fashiste e pushtoi Shqipninë, në shtator të vitit 1943, kur Gjermania naciste e zëvëndsoi Italinë fashiste, Hafiz Ismet Dibra nuk pranoi asnjë dekorim as ndonjë post të lart si vendpunim...

     Sikur nuk iu nënshtrue fashizmit e nacizmit, Hafiz Ismet Dibra nuk iu nënshtrue as diktaturës, komunizmit....

     Diktatura komuniste e burgosi në vitin 1946, siç kishte burgosur në vitin 1945 Hafiz Ali Korçën, Hafiz Mustafa Varoshin, Hafiz Sherif Langun, Hafiz Musa Dërgutin, Hafiz Ali Krajën e shumë fetarë, dijetarë e atdhetar të tjerë....

     Hafiz Ismet Dibra ndrroi jetë në Tiranë në vitin 1955, në moshën 69 vjeçare, duke mbetur shembull frymëzimi për botën shqiptare...



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Musa Ahmetaj: Në vend të përkujtimit Luan Cipi: Dionis Qirizidhi Xhevat Rexhaj: Nazmi Bytyqi - Veprimtar i palodhshëm për pavarësinë e Kosovës Halit Bogaj: Mulla Rizahu në Shqipëri Mehmet Zymeri: Kosharja legjitimoi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Milazim Kadriu: Përkujtohet babë e djalë dëshmorë, Salih e Kadri Qerimi dhe Bedri Bislimi Halit Bogaj: Ymer Elshani - Një vrasje mizore më 17 prill 1999 Agron Gashi: Sali Çekaj, figurë shumëdimensionale e historisë së Kosovës Neki Lulaj: Përkujtimore kushtuar Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të Kosharës Neki Lulaj: Nëna nuk e priti që ta shohë shtatoren e të birit në Broliq Milazim Kadriu: U përkujtuan dëshmorët Adem Gashi, Jusuf Pollomi, Mirsad Gashi, Fazli Fetahu dhe Nexhat Fetahu Fehmi Ramadani: Përkujtim me rastin e 11 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ismet Mustafa Shefik Sadiku: 11 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit, Ramadan Kastrati Ramiz Dërmaku: Studimet shkencore tërësisht i janë dedikuar Rilindjes Kombëtare Shqiptare Nuri Abdiu: Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij Mustafë Rugova: 11 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit të Kombit, Harun Beka Ramiz Dërmaku: Ali Hadri me seriozitetin më të madh u mor me çështjen kombëtare Xhevat Muqaku: Portret i mësueses në Kosovë - Shyhrete Zogaj Bedri Tahiri: Plumbat e ‘’demokracisë’’ përgjakën rrugët e Prishtinës Neki Lulaj: Trimave të Kosharës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora