Faleminderit
Musa Ahmetaj: Në vend të përkujtimit
E shtune, 24.04.2010, 07:39 PM
NË VEND TË PËRKUJTIMIT
Nga Musa Ahmetaj
Me 10 shkurt 2008 aty kah ora 20, pushoi së rrahuri zemra e dramaturgut dhe publicistit të madh të shekullit të kaluar Fadil Paçramit. Paçrami, edhepse në jetë kishte pasur vuajtje të mëdha, ai ndërroi jetë pa vuajtje të mëdha, ndërsa sipas amanetit të tij u varros pa ndonjë bujë të madhe, pa homazhe madje edhe pa politikanë. Familjarët e Paçramit thonë se kështu ai kishte dashur vet, që të bëhet një ceremoni e thjeshtë varrimi.
Mirëpo, si duket dramaturgët fundin e jetës disi e kanë të njejtë. Sepse, pak vite më parë, dramaturgu i mirënjohur Kolë Jakova, fundin e jetës e kaloi në skamje e mjerim, pa përkujdesje nga pushtetarët dhe me një varrim shumë modest, vetëm nga familjarët dhe të afërmit e tij. Pra, si vdekjen ashtu edhe varrimi i këtyre dy dramaturgëve pothuej se kishin të njejtë apo identike.
Fadil Paçrami u lind më në Shkodër më 25 maj 1922. Edhepse i takonte fesë myslimane, ai u edukua në kolegjin françeskian. Pastaj, kishte regjistruar mjekësinë në Bolonjë të Italisë, por më 1942 i ndërprenë studimet dhe i bashkangjitet lëvizjes antifashiste në Shqipëri.
Pas luftës, Fadili u zgjodh deputet dhe ministër i Edukimit nën dejtimin e Sejfulla Malëshovës, kurse në periudhën kohore 1948-1957 ishte kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit “ Në periudhën kohore prej 1965 -1966 ishte ministër i Kulturës dhe Arteve kurse në mandatin dyvjeqar 1971-1973 ishte edhe president i Asamblesë Popullore.
Në Plenumin e IV të KQ, që u mbajtë më 26-28 qershor 1973, ishte koha e goditjeve e intelektualve dhe artistëve, Paçrami dhe Todi Lubonja u kritikuan , sepse lejuan shfaqje të huaja në art, u kritikuan për futjen e ndikimeve dhe elementeve të huaja tek të rinjtë, dhe si bartës të frymës liberale në art e kulturë, pasi që Todi Lubonja atë kohë ishte drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Për këtë, Fadil Paçrami më 21.tetor të vitit 1975 u arrestua, me një akuzë absurde, duke dhunuar çdo ligj e rregull, me një akuzë që asnjëherë nuk u vërtetua, ku pas 18 muajve pritjeje e gjykuan me 25 vjet burg. Mirëpo, pas revolucionit demokratik të viteve 90, Fadil Paçrami u liruar nga burgu në mars të vitit1991, pra, ai prapa grilave kaloi plot 15 vjet e 5 muaj.
Fadil Paçrami deri në burgosjen e tij, kishte shkruar 13 drama ku 9 prej tyre ishin botuar. Edhepse u burgos, ai krijimtarinë letrare e vazhdoi edhe në burg duke lënë dorëshkrim mbi 50 drama, kurse në dorëshkrim mbeten këto drama:
“Tragjedia e atyre ditëve “, “Fundi pa emer” “Një histori nga miniera “,“Kur bien kambanat” ,“Rënja tragjike”,“Ndeshje në rrugë” ,“Dy jetë”, “Qëndresa “, “Kufijtë e krimit” ,“Ai dhe pavdekshmëria”, “Pas fitores”, “Një natë pa gjumë”, “ I huaji”,”Drejt ngjitjes”, “Drama kësaj toke”,” Zgjimi i doktor Zamirit”,” Galeritë njerëzore”, “Shqetësimet e Eremirit”,” Dritë dhe hije”,”Rënija groteske”,”Ngjyrat e kohës”, “Rënia e maskave”,”Forca e së vërtetës”,”Prapa zhurmave”, “Rrugëve të jetës”,”Enigma”, “Kush ishit ju”,” Dukuri dhe jetë”,”Myku i kohës”,”Vite të trazuara”,Peisazh në lëvizje”,” çështja mbeti e hapur”, “Me shumë se një ngjarje”, “Ngrica e rrjedhje”,”E quajnë Dianë”,”Mbarim dimri”, “Pashai dhe vdekja”, “Ai iku nga vdekja”, “Kurrë më”, “Rëndësia e fajit”, “Jetë që flasin”,”Mëngjesi i një nate të gjatë”, “Një “jo” e vonë”,”Gjumi i prishur”.
E tërë kjo krijimtari, ishte krijimtari e Paçramit, për kohën sa kishte qëndruar në burg, të shkruara në fletore dhe të ruajtura mirë. Me të drejtë, Anila Mema në të përditshmen shqiptare “ Panorama” e 11.02.2008 Fadil Paçramin e quan “puçist” të kulturës.
Edhepse tekonologjia për shkrime kishte përparuar dhe pothuaj në çdo familje kishte kompjuterë, Fadil Paçrami asnjëherë nuk ju nda makinës së vjetër të shkrimit. Nga puna deri në fund të jetës, sikur Fadili dëshironte që makinës së tij të shkrimit të mos i bie pluhuri, sepse deri në fund e shfrytëzoi deri në maksimum.
Na mbanë shpresa se një ditë, të gjitha dorëshkrimet e Fadil Paçramit da ta shohin dritën e botimeve, ku dramaturgjia shqipe do të bëhej edhe më e pasur, sepse Fadili e kishte merituar për së gjalli botimin e tërë krijimtarisë së tij letrare.