E diele, 28.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Është kenaqësi të lexosh monografinë - Nëngurra e Istogut

E hene, 15.03.2010, 10:44 PM


ËSHTË   KËNAQËSI   TA  LEXOSHË  MONOGRAFIN – NËNGURRA    E   ISTOGUT   

QYTETARËT E ISTOGUT ÇDO HERË ISHIN UNIKË
KURRË NUK PATI VRASJE BRENDA SHQIPTARE                                        
                                 
Nga: Ramiz DËRMAKU

Ditë më parë u zgjova nga gjumi dhe pasë kryerjes së obligimeve personale ,bashkëshortja ime më ofroj një kafe të pjekur në xhevze. Pasi e piva kafën e mëngjesit, rregullishtë shkoj poshtë dhe shikoj postën. Posa hapa postën pashë një libër  të cilin ma kishte dërguar z. Selim Hasanaj , Monografi ‘‘ Nëngurra e Istogut‘‘. U gëzova pa masë kur hapa faqen e parë ne të cilën shkruante ,citoj; 

‘‘ Sarpsborg – Norvegji
23.02.2010
Vëllaut tim Ramizit
Atdhetarit, krijuesit dhe publicistit të mrekullueshëm 
Me shumë respekt i dhuroj këtë libër timin.
Selim M. Hasanaj‘‘.

Ditë të tëra mendoja se ti shkruaj disa fjalë për këtë libër-monografi, apo jo. Të shkruaj po si të shkruaj, kur ne të gjitha shkrimet, analizat, komentet..,  unë e kamë dënuar dhe akoma i dënojë edhe sot dukuritë negative. Po çka thonë lexuesit… ? ! , ja ky njeri në shkrimet e t‘ia dënon dhe i lufton ashpër dukurit negative e në anën tjetër shkruan për shokun e vetë ?! Të mos shkruaja për këtë gjestë human dhe njerëzor do të bëja një gabim të madhë. Më mirë është të shkruaj dhe ta informojë lexuesin për vepërat e mira. Të shkruaj e ndieja edhe një obligim moral por edhe kombëtarë, pasi në monografin e Tij, autori me mjaftë sukësesë e ka prezentuar , rradhitur dhe i ka sistematizuar dukurit negative por edhe ato pozitive të cilat e kanë përcjell vendlindjen e tij gjatë tërë historisë.  Në anën tjetër mendja më  thonte të shkruaj dhe ta informojë opinjonin për këtë botim të kësaj monografie e cila e ka pasuruar arhivin e Istogut dhe ate të Kosovës, sepse ata që janë atdhetarë dhe lexues të pasionuar të librit- e sidomos banorët e kësaj komune e më gjërë, kanë nevojë të mësojnë për sukëseset dhe sfidat nepër të cilat kaluan Istogasit por edhe kombi shqipëtarë gjatë historisë. Në  fundë më shtyri kurreshtja dhe entuziazmi që ti shkruaj këta rreshta për ta kryer një obligim profesional dhe moral që kam ndaj detyrës së gazetarit dhe ndaj çështjes kombëtare-pasi në monografi flitet jo vetëm për anët pozitive-sukëseset, por edhe për ; kushtet natyrore, pozitën gjeografike,ujërat,flora, fauna, pushteti sllav,lëvizjet kaçake, mbarimi i luftës së dytë botërore, aksioni famëkeq i armëve, arsimimi, demostratat e vitit 1981, përplasje ndëretnike, kullat dhe shtëpitë, tradita, ritet dhe ceremonit, dasmat, etj ..,etj ,duke përfunduar me dëshmorët e UÇK-ës. Pastaj ta lexoj këtë monografi më shtynë emocionet dhe bindja se njeriu gjatë tërë jetës , pra deri në vdekje mëson gjëra të reja. Kjo monografi e shkruar aq me përkushtim të madhë e aq me pedantëri sa vështirë është të tërhiqesh nga ajo.  Lexuesi duke lexuar këtë monografi, mëson edhe për sakrificat ne të cilat kaluan jo vetëm Istogasit por mbarë populli shqipëtarë në trojet etnike dhe jashtë tyre. Autori me mjaftë sukëses i ka shënuar edhe anët pozitive-sukëseset, përkushtimin, vendosmërinë, guximin, besën, trimërin, dhe ruajtjen e çdo gjëje kombëtare e shqipëtare . Kjo monografi i bënë të mundur të gjithë lexuesëve dhe atyre  që nuk mund ta vizitojnë Istogun të mësojnë për historikun, sakrificat, dhunën, presionin shpërnguljet, luftërat, rezistencën por edhe dëshmorët e istogut, të cilët janë dëshmorë edhe të kombit. Autori me mjaftë pedantëri i ka sistematizuar-rradhitur të gjitha këto sa që lexuesi mbetet i kënaqur kur lexon për trimërin , guximin, besën, dhe shumë veti tjera pozitive, por në anën e kundërt ai na shkruan edhe për, dhunën, shpërnguljet, ndjekjet, kolonizimin, ai na shkruan që mos ti harrojnë gjeneratat e reja periudhat ne të cilat kaloi kombi shqipëtarë, për traditat e mira, për historinë e lavdishme për mbajtjen e fjalës-besës etj etj. Ky studiues, grumbullues dhe ky intervistues i dëshimtarëve të gjallë, nuk sakrifikoi asgjë për çështjen kombëtare dhe zgjidhjen e saj. Autori Selim Hasanaj, me mjaftë përkushtim e devotshmëri të madhe shkruan edhe për atdhedashurinë e istgasëve ndaj çështjes kombëtare shqipëtare, për protestat, demostratat, solidaritetin, proceset demokratike dhe zhvilimin e tyre në KOsovë, por nuk harron  të shkruan edhe për formimin, zhvillimin dhe luftën që bëri UÇK-ja për çlirimin e Kosovës nga fallanga serbe. Lexues të nderuar çdo fjalë e shënuar më tepër në këtë shkrim do t’ia humbë lexuesit vullnetin dhe dëshirën për ta lexuar monografin, Nëngurra e Istogut. Studiusi  e publicisti e aktivisti i dalluar i diasporës shqipëtare në monografin e tij shkruan nga gjërat më të vogëla ( më elementare) e mbaron deri tek ato më të mëdha por çdo herë  duke u bazuar në argumente,fakte dhe dëshmi . Prandaj ne fundë po i propozojë të gjithë banorëve të Istogut e më gjërë që ta lexojnë këtë monografi sepse duke e lexuar këtë monografi, ata mësojnë shumë gjëra që nuk i kan ditur më parë, por në anën tjetër ruajnë me pedantëri historinë, gjeografinë, arsimin, kulturën , traditat, besën, sakrificën e istogasëve, sukëseset dhe natalitetin apo numërin e banorëve ndjekjen e shqipëtarëve nga trojet e tyre etnike dhe kolonizimin e trojeve etnike shqipëtare me serb. Ne fundë të këtij shkrimi i nderuari dhe i respektuari Vëlla Selim Hasanaj, ju shpreh ngushllimet e mia personale dhe ato familjare për vdekjen e vëllaut tuaj Qazim Mustaf Hasanaj. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Njerëzit e tillë kurrë nuk vdesin vepra e tyre lëshon rreze drite e cila dritë ngroh trupin, zgjon mendjen dhe shtonë dashurinë ndaj atdheut. Pranoni ngushllimet tona ju dhe tërë familja e juaj, dhe bëhuni krenar me atë burrë, me atë trimë, i cili deri në vdekje punoi me shumë përkushtim. Dëshiroj që sa më parë të del nga spitali edhe nëna juaj e ti bashkohet gjirit familjar. 

Punuar me 14.03.2010                                                                                
Weingarten -GJermani


(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora