Kulturë
Baki Ymeri: Estetizmi senzual i poeteshës Florika Bud
E shtune, 28.11.2009, 06:43 PM
Estetizmi senzual i poeteshës Florika Bud
(Përkitazi me vëllimin Glina joshëse, Bukuresht 2009)
Nga Baki Ymeri
Këto ditë e pa dritën e botimit në gjuhën shqipe, një poeteshë e re rumune: Florika Bud. Libri del në përkthim të autorit të këtij shkrimi, në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Subjekti elementar është dashuria, të cilën poeti Radu Kërneç e konsideron si një forcë magjike që që e mban këtë tokë të lidhur për qielli. Sipas parathënësit (Gheorghe Grigurcu), në fillim të shekullit XIX-të, lulëzonte në Vienën sharmante piktura e Gustav Klimtit, që na fanitej plot salltanete mëndafshi dhe kadifeje, një konstelacion stolishë të lazdëruara në ritme valsi. Në qendër të kësaj frononte gruaja e lëngshme, dashamire ornamentesh, ajo vetë një ornament i këtij arti të robëruar nga fama e Jugendstilit, një nga jakat e fundit të periudhës që mbante emrin La belle epoque. Më pëlqen të kundroj në poezinë e bashkëkohanikes sonë Florica Bud si një thërrimë të një vizioni të këtillë dhe, pse jo, si një ilustrim të tipit human që e promovon. Ndjeshmëria që e fisnikëron është vetëm një dukje pikturale.
Paleta koloristike të cilën e përdor në mënyrë provokuese, qoftë kur indikon një „të kuqe mbretërore”, të cilën e „Silabizon atërisht semafori/ kur/ e zbavitur/ harroj t’i mbuloj/ rrënjët/ me përzjerje çorbore/ prej diellit/ e çernoziomit.” (E kuqja mbretërore), qoftë kur përkulet me elegancë mbi çastin efemer: „Oh, vdektar me/ kohë e përshkuar/ me nxitim/ ndale fluturimin e këtij/ çasti me kundërmim të verdhë flamengo/ që refuzon/ të dashurojë/ hapsirën e magjepsur.” (E verdha flamengo), qoftë kur invokon në mënyrë romantike/plastike një „vjollcë dashurie/ për vasha lucide/ të përkulshme dhe të ëmla”.
Poetesha rumune, sipas parathënësit, vjen në gjuhën shqipe duke kultivuar një gamë asociacionesh, një teksturë dekorative për t’u kundruar dhe çikur me ëmbëlsi dhe delikatesë. Fantezia e saj ofron lëndinën e një senzualiteti të metamorfozuar. Një çelës intencionalisht formale e përkthen intencën e një estetizmi që turfullon me përmasë të madhe mbi ndjenjat, porsi një flutur me flatra të mëdha, duke u lëvizur ngadalë ndërmjet korolave: „Po rendi e trembur drejt teje/ bie e penguar për të prekur dheun/me ngjyrë të portokalltë nën flutura/nga fijet me shprehje të uritura/fis i varfër i fijes së Ariadnës/ajo nonkonformiste në etapën e parë e kënaqur pastaj/bie dhe më në fund mund të brohoras:/u dogja nga përmallimi ndaj teje!” (E portokalltë nën flutura)
Impulset e shtresave primare të qenjes përpiqen të tërhiqen nga një shprehje/ekspresion përmasash insulare, duke kërkuar me pangopshmëri koneksione tjera e tjera, duke e denoncuar qëllimin e njerëzimit për t’o përmbushur „zbrazëtirat me çdo gjë tjetër/ sidomos me dashuri”. Nganjëherë kjo përfiton aspektin e një ëndrre galante, në rozenë e mënyrës Watteau: “Të dua/ rose des vents/ ma ka prishur këpucën roze/ nga sidefi i dantelluar/ jam nganjëherë/ zonjusha e nderit/ e plakave epshndezëse / madje as për muerte rosa/ që shëmbëllejnë me mua/ stivon flokëdredhur gjylpëra të breut/ që do të na ngjesin me kushtëzim në qiej.” (Rose des vents).
Zakonisht, Florica Bud i dorëzohet vullnetit të një përzjerjeje simpatike të Klintit dhe suprarealizmit, kështusoj i dozuar sa që i dyti mos ta bezdisë thurrjen madhështore të të parit, „e leckosur nga/ vuajtjet/ turbulluese dhe hijerëndë/ argjent i gjallë që kullon në tulin tim/ të përmbushur/ me epsh të zjarrtë”. (Guantanamera) Është një brokart i flakur mbi zbrazëtirat që, definitivisht e orientojnë aq herë punën mjeshtërore të dorës dhe mëndjes njerëzore. Përndryshe, autori i parathënies, Gheorghe Grigurcu, është poet, eseist dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Rumanisë. Sipas një autori tjetër (Dan Silviu Boeresku), më është bërë zakon që Florica Bud të na befasojë me çdo libër të ri, indiferent nga gjnia letrare që trajton, autorja duke shtjelluar me gjendshmëri, stile, kanone, konvecione. As ky vëllim vargjesh aforistike nuk bën përjashtim, me formulime që i përkthejnë në përditshmëri ankthet e hapësirës publike dhe, përkundrazi, etjet e unit të vetmuar..." .
Glina joshëse ilustrohet në paskopertinë me një buqetë vargjesh të shkëputura nga zemra e librit: „Jo bombës atomike me silikon!/ Klithja e bardhë shpërthen nga burimi i jetës/ E fshehur me ngathtësi të studjuar/ Në gjirin tim të majtë/ Dashamire e madhe talantësh/ Të shpërndarë/ Porsi spiridusët mbretërorë mbi sipërfaqe Lutëse/ Të poseduara egërsisht me çmimin e një vërtitjeje tokësore.”
* * * * * * *
Florica Budi u lind në komunën Ulemi të Maramureshit (21 mars 1957), ka kryer liceun në Baia Mare dhe ka studjuar në Institutin e Xeheve në Petroshan. Revolucioni antikomunist i Dhjetorit 1989 e gjen si programuese e Qendrës Territoriale të Llogarive në Baia Mare. Është e martuar me deputetin Nicolae Bug dhe ka dy fëmijë (Roksana dhe Aleksandru). Ka debutuar në vitin 1993 me vëllimin me prozë të shkurtë, Dashuri jam një objekt që fluturon, duke botuar në ndërkohë vëllimet me prozë Billklintonienët (1999) dhe Mariatereza jam unë (2007), prezente në antologjitë Çelësi i shpirtit (2008), Tempulli i fjalës (2009), Fluturimi i fjalëve (2009), Magjia e fjalëve (2009), si dhe në koleksionin Personaliteteve maramureshene të Bibliotekës së Rrethit “Petre Dulfu” (Baia Mare, 2008). Për prozën e saj kanë shkruar personalitete të shquara të botës letrare rumune. Sipas kritikut Horia Gârbea, Florica Bud praktikon një gjini të rrallë në letërsinë bashkëkohore. Shkrimi i saj është në përkufizim ndëmjet fikcionit, eseut dhe publicistikës. Eksperienca e vëllimeve paraprake të saj, dedikuar si fëmijëve dhe të mëdhenjve, ia shtojnë vlerën teksteve që bëhen të kapshme dhe të brishta. Florica Bud është një shkrimtare që përpiqet ti përvetësojë të gjithë përmes brishtësisë. Në botën letrare ajo manifeston plotësisht vokacionin kulturor, ngase ka talentin për ti afruar artistët dhe për të mediatizuar me delikatesë krenarinë e tyre. Shkrimtarja nga Baia Mare është një Madame de Recamier e vitit 2000 që i mbron artistët nga pasojat e tranzicionit.

Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Çeliku: Zhurma e rrotave të qerres
Hilmi Saraçi: Pasqyra
Vangjush Ziko: Balada e mëmëdhetarit
Përparim Hysi: Jam si zog i pranverës
Blerim Rrecaj: Fletëditar pa zarar
Halit Bogaj: Profeti Muhamet
Poezi nga Halit Bogaj
Fazile Buliqi - Januzi: Vargje dhëmbje e mallë
LDD - Suedi: Telegram ngushëllimi për familjen Çekaj
Sh.A.I.B.K: Gëzuar Bajramin dhe 28 Nëntorin
Dhurata Hamzai: Dita e Flamurit pa kufi, 500 artistë drejt Tuzit
At Pjetër Mëshkalla: 28 Nandor
Halit Bogaj: Nëntori i dytë
Dibran Demaku: Vlorës dhe Flamurit
Jusuf Zenunaj: Për Ditën e Pavarësisë
Kalosh Çeliku: Doktorziu me vulë në ballë
Tahir Bezhani: Poezi në kufinjë të rebelimit real
Pierre-Pandeli Simsia: "Të ecësh vetikalisht nëpër oqean!"
Bilall Maliqi: Këngë që shpalosin realitetin kohor
Luan Çipi: Mos e dëgjo gruan