Kulturë
Cikël poetik nga Arsim Halili
E shtune, 28.11.2009, 07:49 PM
Arsim Halili
SHTIGJEVE TË JETËS
Nëpër binarët
E kohës
Rrugëtoj
Lidhem
Me të ikurën
Kohë
Jetë shtigjesh
Epokale
Të humburat
Rrugë i gjeta
N’udhëkryqet
E kohës
Lindje -vdekje
Shtigjet e jetës
Janë me tregime
E jetëshkrime
YJE
TË BARDHË
Ju yje të
bardhë
Më njohët
Kur isha bërë
korb i zi
Shtegtova në
fole të huaj
Së bashku me
dallëndyshet
Sepse timen
ma rrëmbyen
Nënqiellit
tim
Ateruan
korbat
Fluturimthi
Bashkë me
zezërënë
Ju yje të
bardhë
Më thatë
T’i kthehem
vendit tim
U ktheva i
dremisur
I lodhur nga
koha
Që gjatë
shtegtova
Por lirinë
çdo herë
E ëndërrova
E
ëndërrova...
ARTI
FLET
Në atele u
takuam
Piktori i
futur në art
Brusha e
ngjyer
Stërpikë
pikturën
Ai nuk flet
I lidhur me
artin
Kontrasti i
ngjyrave
E pushton
pahetueshëm
Derisa
heshtja ngjyrosi
Bukuri
magjepse...
DEBAT FILOZOFËSH
Debat filozofësh
Në tryezë
Për një rend dite
Edhe sot
Në shekull të ri
A ka vallë drejtësi?
Flasin filozofët
Secili me rend
Drejtësia mungon
Në Ballkan
Në secilin vend
E kuvend...
UNË...
I humbur nën
Qiellin
kaltrosh
I heshtur
Në planetin
tokë
Kërkoj të
lidhem
Me
t’pagjeturit
Ëndërrisht..
Medet ...ta
kujtoj
Dashurinë,
gjallërinë
Që kishim
dikur...
POETI
Të tjerët kur
flejnë
Poeti flet me
muza
Nëpër vargje
Futë metafora
Në pendën e tij
Rrotullohen motive
Kur tjerët heshtin
Shpërthen fjala e tij...
UDHËTIM MALLI
Gjatë kohë
Bisedoja
Me heshtjen
Valigja mbeti
Diku në raft
E lënë në harresë
Udhëtoja
Bashkë
Me kujtime
Udhëtimi
Me tren
Ma shprishë mallin
Vallë ,
Deri kur do të ketë
Shkuarje- ardhje?...
SFIDË PËRDITSHMËRIE
Lypsari kërkon lëmoshë
Edhe sot në mëngjesin
Vjeshtak
Shumë vizitorë kalonin
Atypari
Personazhi jep disa centë
Me zë të shterrur
Heshtazi lypsari
Uronte bamirësi
Terri bashkë me pagjumësi
Ndërrohet me dritën
Me sfida t’ përditshmërisë
JETA IME
Pse
heshti
Kur duhet të flas
Pse nuk veproj
Kur koha kalon
Pse gëzimi dhe hidhërimi
Lidhën timen botë nyje
Le të jenë ashtu
Me shumë përjetime
Jeta ime...
CEP I ATDHEUT
( Dobrosinit)
Gjurmëve të kohës
Ecje nëpër binar të brishtë
Ç’është ky flakadan
Nga lindja në perëndim
Hej ...
Jep kushtrim vendi im
Furtunat e kohëzezës
Nuk i durove dot
Vargonjve të zi u the stop
Sot e për mot
Gjëmë as lot s’durove
Nuk vritesh kurrë
Legjendë je
I
cepit të atdheut
Zëri yt u dëgjua
Përtej
oqeaneve
E dëgjon edhe Perëndia
E
shtrenjtë është Liria...
AGIMI I LIRISË
(Agim
Ramadanit)
Portret i rrallë
Linde në kohën të pa kohë
Atëbotë dielli lindte i zymtë
Ti shikoje i heshtur
Përpara tmerrit të kohës
Piktura jote
U shndërrua në gjak lirie
Vargjet e tua kujtonin
Kohën e kukuvajkave
Që ndjellnin mynxyrë
Ti thërrisje ta lëmë heshtjen
Shumë kush ta dëgjoi zërin
Të thanë këtu na ke pranë
Ta thejmë kufirin ndarës
Koshares
Peizazhe lirie pikturove
Me poezi kushtrimi
Lirisë i këndove...
SIMBOL I LIRISË
(Adem Demaçit)
Kur qëndroje
prapa grilave
Luteshe:Zot
shpëtoje
Tim popull të
robëruar
Kur
korbzinjtë
Popullit ia
vun lakun
U tha stop me
gjarpërinj gjaku.
Kur zogjtë e
lirisë,
fluturonin në
qiellin
plotë tym.
Ti u
bashkove- dha kushtrim.
E ngrite
zërin për t’i thënë,
Stop
padrejtësisë.
Adem Demaçi,
Sinonim i
lirisë.
EDHE
SOT…
(Arben Xheladinit)
Edhe sot
Kur atdheu
veshi
Petkun e ri
Në demokraci
Për
Vetvendosje
Vritet edhe
një i ri
Ska ma
tragjedi
Në shekull të
Ri
Thirren në
(pa)drejtësi
Vrasësi anonim
Theu thellë
çdo shpirt
Gjakftohtë
thonë:
Hetimet
vazhdojnë...
FANARI I LIRISË
( Rexhep Elmazit)
U
ngrite drejt qiellit
Fjalën liri e more me vete
U
bëre post- mortum
Sepse të
tjerët
Deshën
kështu
Të
mbyllën për të heshtur
Por
nuk mjaftoi
Edhe
kur të vranë poezinë
Ti
prap këndove
Jeton
i qetë
E
zbrite nga qielli
Në
tokën e gjakosur
Fjalën
liri
Vepra
jote jeton
Kush
thotë se vdes poeti
Kush
thotë se vdes fanari i lirisë...
LEGJENDË
TË THONË
(Adem Jasharit)
Kush
i ndali rrezet e diellit
Nënqiellit
tonë?
Kush
tha kjo tokë
Nuk
është e jona?
Kush
i mallkoi varret e të
Parëve
tanë?
Ju
korbzinjë vepruat që nënat
Të
vajtojnë bijtë nëpër kohë?
Kthema
diellin
Bashkë
me tokën që e morët
Ngrihuni
nga varret
Ju
nuk jeni të vdekur
Krenarinë nënave
Ktheja
në lot gëzimi
Legjendë
të thonë
Adem trimi.
PËRKULEM PARA TEJE
(Daut Sulejmani)
Sot në dasmë të madhe
Je nisë
Si krushku i ri
Po merr pjesë
Në dasmë të lirisë
Këtë dasmë
S’e përjetove
Deri në fund
Flijimi të ndau
Me një plumb
Përkulem para teje
Me krenari
Dauti është gjallë
Ai është prore i ri
MBI VARRIN TËND
(Nënës së ndjerë)
Kujtoj të ngrohtin
Përqafim
Le të jetë
Edhe ëndërr
Të shfrehem
dua
Lotësisht
Mbi varrin tënd
Engjulli im…
ME
PORTRETIN TËND
(A.L)
Bisedoj me portretin tënd
Emocion mbushem
Ëndrra shpalos ngacmime
Bashkë me tingujt e kitares
Le të bëhet, çka të bëhet
Pranë teje dua të jem
Hej….s’dua të braktisë
As në ëndërr, engjull dashurie…
GJURMËVE TË KOHËS
Nata plotë ankth
Ti shkove
Me dritën e hënës
Me të miat ndjenja
Luan
E yjet sodisin
Kaloi edhe kjo natë
Mbështjellur
Me gjurmë tradhëtie
Terrri e tmerri
Fshihen bashkë me yjet
Nata kthehet përsëri në
rutinë
Gjurmëve të kohës
Të kërkova dashuri
Duke i shprishur
ëndrrat…