E enjte, 31.10.2024, 11:13 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Halit Bogaj

E shtune, 28.11.2009, 06:23 PM


Halit Bogaj


LIRISË

Me rastin e 28 Nëntorit


E pavdekshme je liri

Fjalë e shenjtë në Dardani

Ti për ne ishte risi

E paparë në histori

2

Shumë armiq këtej ranë

Nëpër shekuj ne na vranë

Prandaj sot ne të këndojmë

Vazhdimisht të adhurojmë

3

Ti e munde çmendurinë

Dhe mesjetën me Serbinë

Vendi im të ledhaton

Me shumë mallë të përqafon

4

E ke zërin e bilbilit

Me aromë të trëndafilit

Ti buçet nëpër shtërngata

Nëpër kohët aq të gjata

5

Ti i ke me mijra ngjyra

Dhe na vjen në shumë mënyra

Ti hyn thellë në zemrat tona

Nëpër ditë e net të vona

6

Nëpër botë të dëshirojnë

Pandërprerë të kërkojnë

Por Ti vjen me vështirësi

Ndaj e ke emrin LIRI


ADEM JASHARI

Me rastin e ditëlidjes së tij


Në Kosovë u lind Një trim

Që luftonte për çlirim

Si stërnip i Skënderbeut

Ia ktheu nderin atdheut

2

Fushat tona me gjelbrim

Mbajnë në vete atë kujtim

Ku kish shkelë Adem Jashari

Me përmasa legjendari

3

Malet tona kur jehojnë

Fort Ademin e kutojnë

N’shpirt e kishte ai lirinë

Kur luftonte me Serbinë

4

Nganjëherë me maliher

Ua bënte jetën ferr

Ndër policë fuste frikë

Iknin serbët në panikë

5

Shpesh  u vinte nëpër mend

Çka kërkonin në atë vend

Në Drenicë përse shkonin

Që vetëveten ta tmerronin


ISA BOLETINI

Me rastin e 28 Nëntorit


Zbriste malit Isa Trimi

Dhe tregonte ç’është kushtrimi

Eni burra të atdheut

T’i kthejmë nderin Skënderbeut

2

Eni burra të luftojmë

Vendin tonë që ta çlirojmë

Se armiku nuk njeh tjetër

Përveç pushkës sonë të vjetër

3

Ngrituni sa më parë

Se ky vend është për shqiptarë

Amanet na lanë të parët

Nga stërgjyshët baballarët

4

Sepse besën keni dhënë

Se Kosovën keni nënë

Këto troje shekullore

Kanë aromën arbërore

5

Varret kemi  amanet

Asnjëherë nuk i lamë vetë

Na kujtojnë ato lashtësinë

Vatrat tona dhe lirinë


LUIGJ GURAKUQI

Një poet tjetër

Krenar

Ish Luigji

Ndër shqiptarë

2

Me Ismailin

Ai në Vlorë

Bëri aktin

Trimëror

3

E krijuan

Pavarësinë

Për atdheun

Shqipërinë

4

N’histori

Aktin e ndritën

Kur në Vlorë

Ata arritën

5

Ishin mbledhur

Shumë shqiptarë

Mrekullinë

Për ta parë

6

Pesëqind vjet

E kishin pritur

Një moment

Aq shumë të ndritur

7

Pranë Ismailit

Rrinte burri

Që i kish hije

Flamuri

8

Ai nuk ishte

Veç poet

Por dhe trim

Që armiq vret

9

Me shumë vargje

Që krijonte

Për qendresë

Ne na mësonte

10

Por mjerisht

E kishte parë

Kish hyrë sherri

Ndër shqiptarë

11

Edhe ai

Ishte dëshpëruar

Ideali

Ish rrënuar!



FLAMURI


Mbi shtëpi

Dhe mbi një mur

Lart qëndronte

Një Flamur

2

Një Flamur

Nga historia

Na tregon

Çka është lashtësia

3

Një Flamur

I Skënderbeut

I bën nder

Të madh atdheut

4

Një Flamur

Me shumë kushtrim

Që na thirrte

Për çlirim

5

Një Flamur

Që për çdo ditë

Nëpër shekuj

Bënte dritë


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora