Kulturë
Mihai Antonescu: Besnikëria e hijeve
E shtune, 07.11.2009, 07:12 PM
 Mendime të huaja për vlerat shqiptare
Mendime të huaja për vlerat shqiptareBesnikëria e hijeve
Në romanin e Albina Idrizit, Kosova shungullon si një lumë kujtimesh, mendimesh dhe trishtimesh. Libri i saj është edhe një mbrojtje e re në emër të dashurisë dhe të jetës së lindur përjetë, ngase, madje edhe lumi i ka brigjet e tij, apo jo?
Nga Mihai Antonescu
Ekzistojnë momente në jetën e njerëzve kur gjithçka reduktohet në asgjë, ndërsa asgjëja kaplon dimensionet e shpresës së fundit prej nga mund të riintegrosh dikurë fijen e një fillimi të ri. Të ripërtëritjes së së ekuilibrit, dhe natyrisht, të shpirtit dhe kuptimit. Na flet prë këtë, në një gjuhë krejtësisht të veçantë dhe me një forcë depërtimi të jashtëzakonshëm, Albina Idrizi, në Hijet e Kullave, roman i botuar në Bukuresht, në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. I shkruar në regjistrin dramatik mbi përmasa të kohës dhe të harresës së njerëzores nga njerëzit, teksti të cilit i referohemi ndërtohet mbi një dëshmi të përgjakur duke reflektuar në një hapësirë të vogël, duke nyancuar ekzodin e madh në kohë dhe dashuri të një populli të ashpër, duke mbajtur me krenari historinë dhe plagët para një Evrope shpesh të pandjeshme ndaj vuajtjeve të fëmijëve të saj.
Duke e deshifruar përmbajtjen, u vumë domosdoshmërisht në peshoren ndërmjet dramatizmit të situatave dhe forcës së eksponimit të tyre, shenjë e vlerës së pakontestueshme për të cilën jep dëshmi Albina Idrizi, duke na trishtuar në drejtim të admirimit siç do të thuhej, në një lojë pothuajse të pamundshme. Ka në libër sqena të tmerrshme, material autentik dhe episodik i përjetuar për së gjalli nga pala shqiptare, që i japin konture subjektit, vlerë dorëshkrimit dhe mesazh me tentë precize për një ardhmëri të shpresuar, idealiste në kuptimin e lumtur të fjalës Balsam për plagët mbi një termin të gjatë, ngase lëvizim ndërmjet paqartësisë dhe ambiguitetit, aq kohë sa të fuqishmit e botës e ndajnë historinë (më mirë thënë e shkruajnë) sipas interesave të tyre, duke përfituar mbi një kohë të pacaktuar. E këtillë është ajo vuajtje e brendshme, te përcjellësi, siç mund të thuhet, me të cilin njeriu pa faj jeton përmes mirëkuptimit, por jo edhe përmes përfilljes së kushtëzuar deri në pambarim.
 Kullat e Albina Idrizit janë shenja të qëndresës, të durimit në përkufizim, derisa hijet e tyre i shoqërojnë njerëzit kudo që ti shpie fati dhe ora e ligë, duke na përkujtuar se rruga duhet përshkuar edhe anasjelltas, që nga rrënjët dhe ripërtëritja e trungut të shëndoshë e të paërkulshëm. Shtyllat e shtëpisë shqiptare me një shqiponjë të plotë në latimin e tyre në drurin e shenjtë, për të cilin ëndër/fluturimi e lind dorën e skalitësit madje dhe nga vdekja e tij,  vasha e të shpërngulurve duke e riintegruar në imagjinatë kukllën e shakmisur nga plumbat e urrejtjes dhe të mospranimit të evidencave historike, ushqimin “fli”, shenjën e vlerësimit të njeriut të varfër për çdo kend që kalon pragun e shtëpisë me një mendim të mirë apo pajtim, dhe jo në instancë të fundit, koloneli serb, njeriu i dërguar përkundër vullnentit të tij, për të levizur data dhe ligje të cilat mendja e tij nuk i përmbledh, të cilat njerëzorja nuk i përfill dhe nuk i afron.
Kullat e Albina Idrizit janë shenja të qëndresës, të durimit në përkufizim, derisa hijet e tyre i shoqërojnë njerëzit kudo që ti shpie fati dhe ora e ligë, duke na përkujtuar se rruga duhet përshkuar edhe anasjelltas, që nga rrënjët dhe ripërtëritja e trungut të shëndoshë e të paërkulshëm. Shtyllat e shtëpisë shqiptare me një shqiponjë të plotë në latimin e tyre në drurin e shenjtë, për të cilin ëndër/fluturimi e lind dorën e skalitësit madje dhe nga vdekja e tij,  vasha e të shpërngulurve duke e riintegruar në imagjinatë kukllën e shakmisur nga plumbat e urrejtjes dhe të mospranimit të evidencave historike, ushqimin “fli”, shenjën e vlerësimit të njeriut të varfër për çdo kend që kalon pragun e shtëpisë me një mendim të mirë apo pajtim, dhe jo në instancë të fundit, koloneli serb, njeriu i dërguar përkundër vullnentit të tij, për të levizur data dhe ligje të cilat mendja e tij nuk i përmbledh, të cilat njerëzorja nuk i përfill dhe nuk i afron. Por, besnikëria e hijeve, peceta të gjalla mbi zemrën e atyre që kanë mbetur, si dhe mbi sytë e mbyllur të atyre që kanë vajtur në pakthim, nuk harrohen dhe nuk falen, ngase e dukshmja dhe e padukshmja kanë një Kosovë dhe një mall mbi të cilin vetëm vdekja
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Shefqet Dibrani: Përmasat universale dhe shkëlqimi artistik i një poezie
						Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (II)
						Naser Aliu: Jeta ime
						Këze Kozeta Zylo: Një ditëlindje e bukur, ku dhurohej vetëm dashuri
						Halit Bogaj: Ismail Kadare mysafir i Televizionit KTV
						Dilaver Goxhai: NATO-ja e vetme nuk mund ta çlironte Kosovën
						Mehmetali Rexhepi: Shtangieshtarjet
						Poetry by Zef Mulaj
						Poezi nga Dibran Demaku
						Baki Ymeri: Rrugë pa kthim
						Halit Bogaj: Bajroni
						Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (I)
						Kristaq Turtulli: Poemth për prindërit
						Nuri Plaku: Meshë për gjinkallat e vdekura
						Nehat Jahiu: Fara e diturisë sot rrezon përsëri
						“Enciklopedi” tjetër maqedonase, Bekim Fehmiu bëhet serb
						Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (IV)
						Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (IV)
						Asllan Dibrani: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë me mangësi artistike
						Engjëll Koliqi - Poezi të 6-12 tetorit 2009 - Poesie del 6-12 ottobre 2009
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










