Mendime
Faik Krasniqi: Pse duhet bojkotuar zgjedhjet lokale?
E premte, 30.10.2009, 08:55 PM
Pse duhet bojkotuar zgjedhjet lokale?
Nga Faik Krasniqi
Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje lokale por për zgjedhje parlamentare. Nëse krerët e institucioneve të Kosovës e kanë pasur me gjithë mend shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe Kushtetutës së saj, ndonëse me përmbajtje të mangët, të padrejtë e aq të dëmshme, atëherë ata do të shpallnin zgjedhje parlamentare. Kosova ka nevojë për pushtet të ri qendror. Zgjedhjet lokale në vend të atyre parlamentare janë zëvendësim për qytetarët që të mos zëvendësohet pushteti mbi ta. Problemet e shumta të grumbulluara në Kosovën që ka emër të ri nuk zgjidhen duke i kapur për bishti ato.
Zgjedhjet lokale po mbahen për ta legjitimuar decentralizimin. Nuk është e vërtetë që decentralizimi legjitimohet vetëm nëse serbët dalin në zgjedhjet e ardhshme lokale. Edhe nëse dalin vetëm shqiptarët njësoj legjitimohen komunat e reja me shumicë serbe.P.sh. kush kandidon a voton në Lypjan, këtë e bën për një komunë të re të Lypjanit që është komuna e Lypjanit minus tetë fshatra që ia merr Graçanica (pa marrë parasysh se a votojnë serbët në Graçanicë dhe fshatrat përreth); kush kandinon a voton në Prishtinë, këtë e bën për një Prishtinë të re, për Prishtinën pa graçanicën; shqiptarët që kandidojnë a votojnë në komunën e Gjilanit, këtë e bëjnë për një Gjilan tjetër prej atij që e njohim, për një Gjilan të kafshuar në jug nga Parteshi dhe në veri nga trefishimi territorial i Artanës (ish Novobërdës); etj. Decentralizimi nuk i krijon vetëm 5+1 komuna të reja me shumicë serbe por, për pasojë, i transformon edhe shtatë komuna të tjera: Mitrovicën, Prishtinën, Lypjanin, Artanën, Dardanën, Gjilanin dhe Vitinë. Posaçërisht qytetarët shqiptarë të këtyre komunave në zgjedhjet lokale të radhës duke votuar bëhen legjitimues të decentralizimit.
Zgjedhjet parlamentare nuk po mbahen në mënyrë që Qeveria e tanishme ta rrumbullaksojë privatizimin neoliberal. Kulmi i neoliberalizmit arrihet me privatizimin e energjisë, minierave dhe komunikimit. Pikërisht këtë po e synon Qeveria Thaçi. Ajo është përqendruar te privatizimi i ndërmarrjeve më të suksesshme apo tek ato që posedojnë pasuritë kryesore të Kosovës: PTK, Trepça, KEK-u, Aeroporti i Prishtinës etj. Miliarda euro janë në pyetje. Pa debate publike dhe parlamentare, pa referendum, pa i marrur njëherë ato 450 milionë euro të privatizimit, Qeveria Thaçi e ka ndërmend t’i shesë shpejt dhe lirë të gjitha pasuritë natyrore dhe kapacitetet zhvillimore të Kosovës. Krerët e koalicionit aktual duan të pasurohen për veten e tyre duke e shitur Kosovën. Përvoja na tregon që sa më lirë që t’i shesin resurset e Kosovës, aq më shumë para iu mbeten atyre për vete. Dhe, mandej, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2011, 2012 apo kushedi se ku, të mos ketë kush shansë të shtyhet me ta.
Duke mbajtur zgjedhje lokale pa integritet territorial dhe pa e shtrirë sovranitetin, po hiqet dorë prej thelbit të shtetit. Institucionet e Kosovës duan zgjedhje lokale gjersa pikat kufitare në veri e kemi EULEX-in që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pa e pasur shtetin si cilësi, si bazë që mundëson demokracinë, po aktrohet demokracia normale në mungesë të kësaj baze dhe po hiqet dorë prej asaj baze. Aty ku nuk do të mund të organizohen zgjedhje, aty do të jetë pushteti i dikujt tjetër sepse aty ka ngadhënjyer zgjedhja e dikujt tjetër, jo e qytetarëve të Kosovës. Në njërën anë, në vendet ku pushteti qendror i Kosovës nuk do të mund të organizojë zgjedhje, aty do të hiqet dorë prej atij territori, ndërkaq, në anën tjetër, shqiptarët duke dalur në zgjedhjet lokale do t’i legjitimojnë komunat e reja me shumicë serbe që sajohen në llogari të komunave të zvogëluara (po ashtu të reja) me shumicë shqiptare. Me këto zgjedhje po shikohen vetëm marrëdhëniet ndërmjet partive politike dhe jo midis zgjedhjeve me çështjen e sovranitetit. Sovraniteti dhe integriteti territorial s’janë çështje që i zgjidh pluralizmi politik, por ato e mundësojnë këtë të fundit.
Zgjedhjet lokale po mbahen në një situatë ku s’lejohet referendumi dhe në po atë situatë ku lejohen strukturat paralele. Në zgjedhjet lokale të paralajmëruara, përballen zgjedhjet lokale të Kosovës së cunguar me zgjedhjen qendrore të Beogradit, e që janë strukturat paralele të kontrolluara nga ai. Si do t’i mbajnë zgjedhjet e ta bëjnë decentralizimin kur nuk e dinë kontekstin politik, ekonomik e shoqëror ku do bëhen komuna të reja në llogari të komunave ekzistuese: s’ka regjistrim të popullësisë e as të pronave, aty qeverisja është e huaj etj.? Politikanët e Kosovës nuk heqin dorë nga karriget e tyre por me këto zgjedhje ata po duan që ta bëjë popullin të heqë dorë nga veriu dhe fshatrat që i takojnë komunave të reja serbe tash. Premtimet e politikanëve të Kosovës nuk janë për të ardhmen por për të tashmen. Ato sigurisht se nuk do të përmbudhet por funksioni i tyre është qetësimi i popullatës sot-dhe-këtu.

Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Agim Rexhaj jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së për New York
Kalosh Çeliku: Kokat e huaja në qafë
Shaban Peraj: Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe tragjedia e ndodhur në kufirin Serbi-Hungari
Mentor Nazarko: Prishtina, më mirë se Tirana
Xhevat Rexhaj: LDK po i kthehet antarësisë dhe popullit, po i kthehet realitetit
Ilir Sefaj: E meritoi Klintoni, pse jo Demaçi...?!
Shevki Sh. Voca: Korrupsioni, a ka forcë që e çrrënjos
Kalosh Çeliku: Propaganda shqiptare, e shitur pa pare
Skender Korça: Fushata e kafeneve për zgjedhjet e nëntorit
Halit Bogaj: Sali Berisha ne Kosove
Gëzim Mekuli: Retorika dhe Politika
Ismet Abdullahu: Për Llapin... përjetësisht
Flet Nexhmedin Saqipi, lider i Partisë Demokratike Kombëtare
Selim Hasanaj: Tempuj të dijes apo të errsinës
Faik Krasniqi: Kombi Shqiptar, Nje Jemi
Hajdin Islami: Për Kosovën, të zhvillohen zgjedhje të qeta
Ekologji-energji është kriteri bazë për vlerësimin e efikasitetit të skemave hidroenergjitike të Drinit të Zi
Ferit Ramadani: Rikolonizimi i ambalazhuar
Asllan Dibrani: Reagim kundërshkrimit tendencioz të Halil Matoshit për kryeministrin e Shqipërisë
Enver Robelli: Manipulimet historike si traditë fatale në Ballkan