Mendime
Faik Krasniqi: Mosprofilizimi i partive politike ne Kosove...
E merkure, 07.10.2009, 05:24 PM
Nga Faik Krasniqi
Ne keto vite te jetes plurale ne Kosove le per te deshiruar konkurrenca e vlerave midis forcave politike permes prezantimit te programeve,te cilat deri me tani nuk kane dalluar njera nga tjetra,madje shpeshhere duke u ngaterruar ideologjite orientuese per te cilat deklarohen.
Ne gjuhen e shifrave rreth 97% e partive politike ne Kosove jane deklaruar te profilit te qendres se djathte,ndersa vetem 3% jane deklaruar nga qendra e majte,qe perben nje cekuilibrim te ekuilibrit politik.Nje beteje jo e proklamuar vazhdon brenda te djathtes rreth lidershipit,teksa qendra e majte pretendon te perfaqesojne mbi 60% te shtreses sociale.Por si e djathta,ashtu edhe e majta ne mase te vogel kane arritur te zbatojne politikat e tyre orientuese te perfaqesimit.Derisa e djathta pohon se nuk ka permbushur objektivat e saj per shkak te rrethanave politiko-juridike,te majtet nuk kane arritur te permbushin detyrat pasi forca e tyre eshte teper minore.Grupimet e djathta politike ne luften brenda tyre per primatin e lidershipit thone se profilizimi i partive politike doemos do te ndodhe para ose pas zgjedhjeve nacionale.Kriza e perfaqesimit tashme eshte nje ceshtje faktike.
PDK;Partia Demokratike e Kosoves nga shume shihet me sy kritik,pasi sic thone ka devijuar nga orientimi i saj nga e majta tek e djathta.Por eshte edhe absurde kjo parti qe deklaron orientimin e se djathtes,kur dihet gjeneza,njerezit e LPK-se apo grupeve majtiste dhe tani te deklarohen qe jane te djathte eshte absurde.
LDK;LDK eshte parti e qendres se djathte,e cila ka dale nga nje levizje politike gjithepopullore.Por natyrisht kjo parti duhet ne disa segmente edhe me tutje permes procesit te reformuar te definojne politikat e djathta,apo ajo qe quhet qender e djathte ne kuader te familjeve popullore evropiane.
AAK;AAK e ka percaktuar orientimin e saj te djathte,dhe gjithmone thone se ata jane te djathtet e vertete,por edhe kjo parti ka mjaft probleme te brendshme te profilizimit dhe gjetjes se rruges se profilizimit.
Te vetmet subjekte te deklaruara nga qendra e majte jane Partia Socialiste e Emrush Xhemajlit dhe PSD e ish-Kryeministrit Agim Ceku.Deri sa nuk behet profilizimi i partive politike ne Kosove,do te vazhdoje beteja e eger mbrenda te djathtes per lidership,dhe kjo do te zgjase per nje kohe te gjate.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Shaban Peraj: Egoizmi i tepruar
						Ilir Dardani: Laperit Paul Tedeschini
						Selim Hasanaj: Disa përgjigje në shumë pyetje, ofendime dhe akuza të shqipfolsit islamist Tano Turku
						Sylejman Aliu: Tito, Qosja dhe Vinca
						Faik Miftari: Jemi komb shqiptar e jo kosovar
						Selim Hasanaj: Mbramje letrare e boshnjakëve në Sarpsborg...
						Kiço Blushi: Edhe njëherë mbi dumbabizmin ngadhënjimtar
						Ahmet Dursun: Zgjimi...!
						Milazim Kadriu: Komandantët tanë nuk janë kriminel
						Faik Krasniqi: Gjëndja në shëndetësinë kosovare
						Gëzim Mekuli: Informojnë apo shpërdorojnë gazetarët?
						Ferit Ramadani: Tipi i ri i despotizmit nga sveti mulatët e karpatave!
						Ilir Dardani: Kukuvajkat
						Fatmir Beja: Keshtu eshte kur zhabat e moçalit zen e shajne shqiponjat e malit!
						Agim Vuniqi: Më jep-të jap
						Halit Bogaj: 10 Vjetori i  Marrëveshjes së Kumanovës
						Blendi Fevziu: Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!
						Baki Ymeri: Çapaçulja e Puçalenit, apo: Kur gënjeshtrës i bien brekët
						Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike
						Adnan Abrashi: Letër e hapur ministrit Enver Hoxhaj
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










