E premte, 20.09.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Me Kadare në fyt

S'ke ç'i bën. S'mund të presësh më tepër nga qurranjosët që janë përbindëshat që Liria i prodhon pashmangshëm si qyteti plehrat.Të mos e kesh besuar se ka pasur më të fortë dhe më inteligjentë se Diktatori, dhe për këtë lajthitje të bësh fajtor Shkrimtarin që Diktaturën dhe Diktatorin i mposhti, është mëkat tepër i madh që duhet vuajtur...

Edison Ypi: Lamtumirë Gert

I thjeshtë nga jashtë, i sofistikuar nga brenda, Gerti Bogdani ishte në të njëjtën masë konfident edhe me Jetën edhe me Vdekjen, hynte e dilte pa teklif sa te njëra te tjetra, me brengën e përherëshme në sy e zemër të super të ndjeshmit të cilin më së shumti e brengosin egërsia e botës dhe ashpërsia e jetës...

Edison Ypi: Kurvi im

Të gjithë kishin nga një kurv që  i spiunonte. Mos të lëntë Perëndia pa kurv -  thoshin fshehtas me qesëndi. Por askush nuk e dinte cili, nga mizëria e kurvëve, ishte kurvi i tij. As unë nuk e dija. Ishte me zarar ta hamndësoje. Mund t'i bije dikujt më qafë kot, dhe futeshe në mëkat, ose gjeje...

Edison Ypi: Faleminderit Carolyn Perry

Carolyn Perry, arkeologia angleze me banim në Durrës, po nxiton të kapi trenin diku në Birmingham. Përpara i del një kishë. Nga kisha dëgjohen këmbanat. Magjia e tingujve të këmbanave e mahnit Carolyn Perry-n që po thotë me vete: Një qytet pa këmbana është një qytet i vdekur...

Edison Ypi: Ndërmarrja

Ndërmarrja prodhonte "Lesht e Currit", artikull ky me vlerë të pallogaritëshme për çarjen e bllokadës imperialisto revizioniste.Puntori i ndërmarrjes ku prodhohej Lesht e Hamamit ishte një rreckaman pisanjos që bënte sikur punonte, hiqej si i lumtur, fliste nëpër mbledhje, shkonte nëpër mitingje, parakalime...

Edison Ypi: Me kokë në torbë

Jeta me kokën lart, është turp dhe tmerr patetik.Jetën me kokën majtas ta helmon çeta e budallejve me kokën djathtas.Jetën me kokën djathtas ta nxijnë besnikët e kokës majtas.Jeta me kokën përdhè, është jetë hyzmeqari, jet qeni, jet skllavi...

Edison Ypi: Lymi

Lymi u çfaq te postblloku i repartit një ditë shiu.E lanë të priste derikur qull dhe me një çantë në sup dikush vajti e mori e çoi te komandanti ku seç biseduan, dhe Lymi që atë ditë u bë njëri nga ne.Lymi duket si Mesia, tha mendueshëm të nesërmen Maks Dashi...

Edison Ypi: Kisha ku isha

Erdhën nga an' e anës ustallarët më të mirë për t'a ndërtuar sa më madhështore Kishën. Zbrazën veglat, sharrët, sqeparët, gozhdët, te vëndi që iu duk më i përshtatshëm. Kur të nesërmen do nisnin punën, veglat nuk i gjetën ku i lënë, por në një vend tjetër, më poshtë, më në thellësi të luginës...

Edison Ypi: Vrapi vuan

Kur në televizion nuk ka tjetër gjë për të parë veçse shkuma party ku bibat e Tiranës sipas këshillave të mamit budallaqe shpenzojnë paret e babit hajdut, nga këto hajvanllëqe, ku me u arratis ?Në perëndim të Baldushkut, veri të Peqinit, lindje të Kavajës, jug të Ndroqit, ndodhet një Parajsë malore, Vrapi...

Edison Ypi: Ambasadore Poete

Zonja Ambasadore, Nancy Van Horn,E kam të qartë që ende nuk je Ambasadore. Por të lutem më lejo të drejtohem kështu. Për një arësye të thjeshtë. Dhe, pse jo, të pranueshme: Sepse dua me gjithë shpirt të jesh Ambasadore e Amerikës në Shqipëri. Si mundet me qenë një Ambasadore më e mirë se...

Edison Ypi: Në Darsi, për qef

Po ikja me taku një mik në Gjyshaj, Ballagat. Sa bukur kur emrat e katundeve janë shqiptarë. Mund t'i bija shkurt nga Peqini. Por i rashë gjatë nga Belshi, kot, për qef. Por edhe me një dëshirë dhe shpresë të fshehtë, hë se po humb. Nga Belshi, mespërmes Darsisë, mendova të dal në Pajovë, e me rradhë, Peqin, pastaj lart...

Edison Ypi: Rruga

Rruga që Qan, është rruga 22 kilometra nëpër kodra nga Ndroqi në Vorë. Tepër panoramike. Tepër turistike. Meqënse askush s'do me e shkel me këmbë ose me rrota makine, nga inati, rruga qan.Rruga Qiellore është një rrugë e shkurtër dhe e paasfaltuar nga Sinja e Beratit, në Aranitas të...

Edison Ypi: Hektor

Edhe larg edhe xhep, Skrapari është më larg se larg. Shtoi largësisë së Skraparit edhe xhepat e vet Skraparit, merre me ment sa larg janë fshatrat e Skraparit. Në Skraparin e largët fshati më i largët dhe xhepi më i thellë është Backa.Hektor Bregasi u urdhërua të shkonte mësues në shkollën e...

Edison Ypi: Qafa e Martës

Koka në majë të Ostrovicës, gjerdani me perlën e madhe Backë varur poshtë gushës, ca perla më të vogla rrotull qafës, pylli i flokëve, supet e lëmuara, gusha e mermertë, qafa më e bukur e botës, Qafa e Martës, i ngjan qafës së femrës.Po ashtu si qafa e femrës lëviz vazhdimisht në kërkim të...

Edison Ypi: Rrugët e Femrës

Rruga rreth belit të Femrës, bashkë me dy ose tre rrotullime rreth kërthizës. është udhëtim i ëmbël që zgjat deri në 3 orë në varësi të sensibilitetit të vullkanit të fikur, kërthizës. Mjeti i rekomanduar i këtij udhëtimi nuk është nga ato me rrota apo zinxhira, por një vegël e butë prej mishi, buzët, të cilat...

Edison Ypi: Qyteti Pastërma

Roma "Qytet i përjetshëm", Londra "Qytet i lagur", Praga "Qytet që këndon", Mitrovica "Qytet i therur", Leskoviku "Qytet i vdekur", e kështu me rradhë ka "Qytet që vallzon", "Qytet që qan", "Qytet i plagosur", "Qytet i vrarë", etj etj...

Edison Ypi: Lavdi Qenit

Ku të gjithë janë hajdutë, parazitë, intrigantë, gënjeshtarë, dallaverexhinj, thashethemexhinj, po vazhdove të jesh Njeri, pisk e ke, nuk çan dot, ke falimentuar, davanë e ke humbur.Qeni është zgjidhja.Bëhu qen të shpëtosh...

Edison Ypi: Ja ku gjalloj

Do me më gjet ku jam, ku jetoj, ku gjalloj ? Nisu ku po ndërtohet një pallat pa leje nga një parelli me ekzemë në tru. Mu aty, futu te një tunel i ngushtë që do të dali para me të gjithë madhështinë e vet si nënujori i La Manshit. Pastaj drejt. Kur të shofësh djathtas një kafene që nuk paguan taksat sepse ndihmon partinë gjatë fushtave...

Edison Ypi: Don Kishoti i Backës

Të shkosh në Backë nga Çorovoda, është normale, por jo interesante, jo eksituese.Të shkosh në Backë nga Vithkuqi, ai është udhëtim aventuresk, kavaleresk.Në Maliq, ku kthen për Klocë, një tip me thes në sup më tha se rrugë nga Vithkuqi për në Backë nuk ka. Nuk e besova...

Edison Ypi: Ky Libër

"250 Aventura nga Alice Taylor" është i vetmi libër Shqip i shkruar pa hile. Pa asnjë hile. Të vogël apo të madhe, të pranueshme apo të papranueshme.Ky libër nuk është shkruar në kafene apo në restorant, me të dëgjuara, apo me thashetheme, apo me pëshpërima...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora