Kulturë
Fejzulla Arifi: Në brendësinë e Unit
E diele, 23.08.2009, 11:41 AM
Libri filozofik i autorit Fejzulla Arifi mund të gjendet në librarinë "Sira" në Prishtinë," Fukan ISM" në Shkup dhe në disa librari të Kumanovës.
Fragment nga libri:
Çdo personalitet është individ, por çdo individ nuk është personalitet.Individi për t`u bërë personalitet duhet parasegjithash të njohe vetëveten mirë e që të njoh vetveten mirë duhet të hulumtojë botën e tij të brendshme.Bota e jashtme mund të ndryshojë të brendshmën, kurse e brendëshmja mund ta sundojë të jashtmen.Pra, gjithmonë kemi këto dy botëra në mes të së cilave qëndron personaliteti ynë.Të qëndruarit në mes të këtyre dy botërave është punë e vështirë, por e domosdoshme.Domosdoshmëria na shtyp nga jasht, kurse liria shpërthen nga brenda.Ai i cili gjendet në mes kësaj shtypje dhe këtij shpërthimi jemi ne,është Uni ynë.Këto shtypje dhe shpërthime janë të pandërprera,që fillojnë nga lindja dhe mbarojnë me vdekjen, e kjo dramë e përditshme brenda hapësirës dhe kohës është jeta që fillon si një dhuratë dhe mbaron si një borxh.
Nga kush vjen kjo dhuratë dhe kujt duhet kthyer këtë borxh ?.Si mund dhurata të shndërrohet në borxh.Dhurata vjen nga liria kurse borxhi nga domosdoshmëria.Kemi lindur të lirë dhe kemi ardhë si dhuratë në këtë botë,kurse do të kthehemi domosdoshmërisht,se vdekjen e kemi borxh.Ajo që i ndanë këto dyja është përkohëshmëria, gjegjësisht bota e jashtme, kurse ajo që i bashkon është amshueshmëria dhe ajo që e ndjen këtë është bota jonë e brendshme.
Detyra e çdo Uni është të mbajë baraspeshën në mes domosdoshmërisë dhe lirisë.Bota e brendshme mund ta sundojë botën e jashtm me ndihmen e lirisë, ndërkohë që bota e jashtme mundohet ta korruptojë botën tonë të brendshme përmes domosdoshmërisë.Nëse njëra arrin të dominojë mbi tjetrën atëherë fillon shkatërrimi i kështjellës së quajtur Njeri dhe këtu merr fund personaliteti.
Domosdoshmëria dhe liria kanë të njejtin burim.Pika ku fillon ndarja e këtyre dyjave ndoshta jemi vetë ne, pra njeriu.Domosdoshmëria është ajo që e mbulon tërë botën tonë të jashtme, që është pjesë e këtij kosmosi dhe po filluam ta hulumtojmë do të na shfaqet si një libër i hapur që rrëfen rrugën drejt burimit të saj,po ju kthyem tjetrës pra botës sonë të brendshne që shtrihet mbi lirinë do të na paraqitet po ashtu si një udhërrëfyes që na çon te burimi nga i cili rrjedhin dy botërat.Ngado që të nisemi arrijmë në të njëjtin burim.Sa më shumë ta hulumtojmë kosmosin aq më shumë thellohemi në ligjet që e mbajnë atë dhe sa më shumë t`i njohim këto ligje aq më tepër i afrohemi burimit dhe çdo njohje e këtyre ligjeve te hulumtuesi prodhon një kënaqësi që nuk është e kushtëzuar,por është e kulluar,është një vetëkënaqësi intelektuale që çliron hulumtuesin nga shtypja e domosdoshmërisë.Pa dyshim këto impulse të një kënaqësie të tillë janë si shenja që çojnë drejt burimit të kënaqësive të pafund ku liria dhe domosdoshmëria bëhen një.
Udhëtimi në botën e jashtme për ta gjetur të vërtetën është i vështirë dhe plot pengesa, por ajo që hulumtuesit i jep fuqi është pikërisht kënaqësia e kulluar intelektuale që çlirohet nga çdo zbulim i ri dhe e bënë plotë shpresë drejt sfidave të reja dhe orientuesi është vetë ai impuls i fuqishëm që buron nga e vërteta absolute,Zoti.

Komentoni
Artikuj te tjere
Këze (Kozeta) Zylo: Vuajtje të pafundme, sikur të kishin gjuajtur Zeusin me gurë
Sabit Rrustemi: Zjarrmi e kthjelltë (cikël poezish)
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XII)
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (VI)
Vikena Kamenica: Sekreti im në Austri
Halit Bogaj: Samuraji i fundit
Frederik Ndoci: Gruaja më la pas 17 vjetësh. 'Jam lesbike'
Demir Krasniqi: Si po i edukojmë fëmijët tanë
Bilall Maliqi: Intervistë me Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë z. Naser Nuredini
Mehmetali Rexhepi: Diaspora dhe indiferentizmi
Mexhid Yvejsi: Aty ku ka Ramazan...
Ali D. Jasiqi: Ngjarje që kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesë
Edison Ypi: Mero Zgjyra
Xhevat Rexhaj: Në Istog u promovua monografia ''Nëngurra e Istogut'' - Vepër e publicistit Selim Hasanaj
Baki Ymeri: Mirënjohje shqiptare në trojet rumune
Mexhid Yvejsi: Sot është Ramazan
Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (XI)
Naser Aliu: Sa për dijeni
Engjëll Koliqi?: Dhembje e krenari për Dardaninë
Doli nga shtypi trilogjia nga autori Blerim Shala:"Jeta e vdekjes"