E hene, 06.04.2020, 06:43 PM (GMT+1)

Komente

Selim Hasanaj: Në vend të komentit titull në vete

E marte, 17.02.2009, 08:36 PM


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
NË VEND TË KOMENTIT TITULL NË VETE‏

Nga Selim Hasanaj

E fillova me këtë titull sepse asht nji njeri me nofken Dukagjini ( bile ky e shkruen me shkronjë të vogël "dukagjini") që u paraqit në rubriken koment në të dyja artikujt e mijë të fundit të botuem këtu në ZSH me komentet e veta ku më del haptas si portparroll i Hashim Thaqit sa që unë fillova të frigohem per vendin e punës së Memli Milazim Mulla Krasniqit dhe të "shtojzovalles" perdredhaqe zv. ministres së jashtme V. Citaku. Unë pata shkrue per pershtypjet që mi bani shoqja Flora Brovina në nji emision të mengjesit, dhe per budallalaqet e saja që i folke aty dhe ky far dukagjini i vocel e kishte pas vra samari nga shkrimi im dhe aty dy herë ban koment dhe nuk harron të ma perkujton se kush asht Hashim Thaqi, kush e paska pas ba luften dhe sjellë lirinë në Dardani se per ndryshe heee...qebesa do e kishim pa neve...
Dje me 16.02.2009 kisha nji artikull tjeter ku shkrova per mbrapshtitë e shqipfolsve matrapaz që po organizojnë të ashtuquajtun koncerte neper qytetet e Evropës, per kangëtaret maskarenj që edhe në koncert bartin pankarta e reklama me emna të liderve e liderucve shqiptarë dhe shqipfolsa dhe aspak nuk ju hanë palla se ata mund edhe të nxisin konflikt në masen e pranishme me paraqitje të tilla. Pra konkretisht shkrova per KANIBALIN,  magjupin shizofren , matufin dhe maskarallakun Sabri Fejzullahu i cili u kënaq tue ua hanger loqkat njerzve. Ky far dukagjini i vockel e paska pelqye artikullin tim dhe kritiken time pa shibel në gjuhë per këto dukuni sllavoturkomagjupe të shqipfolsve si dhe kritikat e mija per kangëtaret e lakuriqueme që ma shum striptizojnë se sa këndojnë, por nuk i paska pelqye dukagjin ages ( po e shkruej me shkronjë të vogle në origjinal ashtu si ai e shkruen vetë) pse e kamë permend se si Sabri magjupi para 1000 vetve nuk harrojë me ja hanger zemren Kryevlladarit të Dardanisë Hashim Thaqit. dukagjin aga nuk harron pa ma perkujtue se tash pushtetin e ka Hashim Thaqi e mas tij do vijë Ramush Haradinaj sepse këta sipas tij na paskan sjellë lirinë. Mue më vjen keq që bash sot në nji pervjetor të randsishem po detyrohem të shkruej per nji temë e cila kisha dasht të harrohet. Por që të mos harrohet gjithmonë po kujdesen ( fatkeqësishtë) tipat e dukagjinit të vockel. dukagjin aga, unë me deshirë do e pres diten kur z. Ramush Haradinaj do të vie në pushtet , dhe do i gëzohem kësaj dite jo pse Ramushi asht aq meritor per lirinë e Dardanisë dhe tash edhe pranimin nderkombtarisht të mvetsisë së saj, por thjeshtë per faktin që vetë e kamë percjell, e kam analizue, e kamë studjue në detaje që nga paraqitja e UCK-së në skenen e luftes në Dardani e deri në këtë moment Z. Ramush Haradinaj e edhe Hashim Thaqin. Per neve që e dojmë atdheun por që pushtuesi shka moti na ndau nga atdheu sado që as per së afermi (ndoshta në shiqim të parë duket ashtu) nuk muj kontribojmë aq sa ata që janë në atdhe , megjithate neve ndjejmë dhimbje në shpirt dhe i percjellim të gjitha që ndodhin atje me vemendje dhe me nji sy tjeter. Andaj unë me synin tim kamë pa dhe jamë deshmitarë i fakteve se z. Ramush Haradinaj me nji vullnet sublim per ta dhanë jeten per ATDHE u këthye nga mergimi, së bashku me vëllazen ashtu thjeshtë në formen e mësimeve partizane të shkrueme dhe mësueme nga satrapi Enver Hoxha Ramush Haradinaj e fillojë nji kryengritje në rrethin dhe fshatin e tij. Mirpo i pajisun me njohuni ushtarake sepse Ramush Haradinaj kishte të kryem sherbimin ushtarak në ushtrinë e ish Jugosllavisë  dhe nga aty del si epror rezerv me gradë oficiri, z. Ramush si ushtarak i vertetë donte të dijë se ku asht SHTABI I UCK-së dhe kush asht komandanti. Donte të lidhet me institucionet e dala nga vota e popullit sado që ishim të okupuem , populli kishte mbajt zgjedhje dhe kishte zgjedhë lideret e vetë dhe organet e pushtetit të vetë. Në këto zgjedhje paten ra edhe deshmoret e parë Tahir Berisha nga rrethi i Pejës por nga torturat pse i ndihmojë dhe mbajti zgjedhjet u mbyt edhe advokati i ndjer dhe i mirnjohun i Pejes z. Mikel Marku. Ishte plagos perkrah Tahir Berishes z. Adem Kika. Pra zgjedhjet nuk ishin lojna fëmijesh sepse aty shkonte kryet ose llomitej njeriu per tu ba i pa aftë per jetë nga pushtuesi shka. Andaj unë Selim Hasanaj pikrisht per këtë respekt të z. Ramush Haradinaj per institucionet e popullit të vetë kamë respekt per te. Respektin tim gjatë luftes ma pat zbeh vet sjellja e z. Ramush Haradinaj, perplasjet e tij me Heroin  e popullit ( per bindjen time)Tahir Zemaj etj.por këtë zbehje prap e largova nga fakti se z. Ramush Haradinaj sado që ka në shpirt dhe ndergjegje shumë punë të liga unë kamë krijue bindjen se ai ato i ka ba në 99% të rasteve i nxitun dhe i detyruem pikrisht nga Hashim Thaqi dhe lakejt e tij envero stalinist që shtabin e kishin në Tiranë tek grekopisi Fatos Nano dhe ata vetë sorollateshin hoteleve luksoze të Tiranes ndersa Ramushi perpiqej e besa edhe luftonte. Lirisë së Dardanisë Ramush Haradinaj ja dha dhuratë tre vëllaznit. Kush ju vra Hashim Thaqit "drejtorit të madhnishem" të UCK-së???!!! As nji tjegullë e shtëpis nuk ju thye. Vëllau i tij Ganiu kishte lokalin në qender të Skenderajt dhe aty rrinte e hante e pinte pa pague fare gjakpirsi Zoran Pantiqi. Masi paska kjen Hashimi aq i madhë sipas teje dukagjini i vockel, pse Zoran Pantiqi nuk ja tarashkati asnjiherë asnji farë as fis?! Në Cerrcë ( nga ishte Zoran Pantiqi) ai pat vra mizorisht Imer dhe Mihane Rugova. Imeri ishte djalë i axhes së Dr. Ibrahim Rugovës. Pat vra Kadri Azem Rugovën, (edhe ky djalë axhe i dr. Rugovës)me nanë Hylen, bashkshorten Hyren dhe motren poashtu Hyren si dhe Shkurte Rugoven të ciles as eshnat nuk ju gjeten. Andaj or shoku dukagjin, mos i shpurdhë plaget e vjetra se ato qesin gjak. Populli thothë mos e shpurdh mutin se i vjen era. Idolve tu era ju ka ardhë , ju vjen dhe do tu vjen sa të egzistojë kjo jetë. Asht dicka tjeter se historinë e shkruen ai që ka dhe mundet, dhe ka e mundet ai që asht në pushtet. Hashim Tahqi sikurse para dhe gjatë lufte që krekosej per merita që askund nuk ishin të tijat dhe nuk i kishte, ai edhe sot me gishta perpjetë po sikur bisht akrepi po krekoset se ai paska kjen i vetmi që Dardanisë ja solli lirinë dhe ai edhe e shpalli mvetsinë e saj. Dardania kalojë neper breza të jetve tue u ujitë me gjakun e bijve ma të mirë të popullit të saj dhe perpjekja e parë e shpalljes së Dardanisë dhe të gjitha trojeve shqiptare si shtet i mvetsishem dhe sovran u ba me 1898 me LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT. Por shpallja ma e persosun dhe ma e zyrtarizueme u ba me 02 korrik  kur atë e shpallen Deputetet e dal nga vota e popullit të Parlamentit të Dardanisë, shpallje kjo që u pat ba me urdhnin e Presidentit të Parë dhe të Pavdekshem të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova. Dita e sotme 17 shkurti nuk asht dita e shpalljes së Pavarsisë sikur po i thonë lakejt enverokomunist të Hashim Thaqit por kjo asht dita e fillimit të pranimit nderkombëtarishtë të pavarsisë së Dardanisë . Kështu mendojë unë, dhe kështu mendojnë shqiptaret. Shqipfolsit  dhe injorantet mendojnë ashtu si Hashim Thaqi, ndersa naivet , dhe analfabetet as që dijnë të mendojnë. Ata shkojnë si Muqa mas daive.
Por mos të dal nga tema. Ti shoku dukagjini i vockel në artikullin tim per shoqen Flora Brovina në mes tjerash kishe ba koment kështu; nuk janë të gjithë burrat se mendojnë se gratë e tyne i tradhtojnë sa herë të takojnë ndonji mashkull. Unë po të pergjigjem se populli thotë kush e ka vjedh mjaltin e ka mizen mas veshit. Sllovenet thonë kur ja shkel maces bishtin ajo mjaullinë. Unë me shkrimin tim nuk aludova aty sepse as që më intereson se cka bajnë gratë e botës, per to le të kujdesen burrat e tyne. Qellimi im ishte të tregojë se cfarë lufte kanë ba "trimat" e UCK-së, fakt ky që e tregojke me budallakun e vetë shoqja Flora Brovina e jo unë. Edhe njiherë po thamë a luftohej atje në atë zonë ku ajo paska shkue ,apo ushtaret mbildhnin lula per gratë e huja musafire ?! Dhe ti shoqja Flora a pate shkue atje per të krye ndonji punë apo per tu marr erë lulave që ti ka sjellë ai ushtari të cilat per ti ruejt i ke fotografue dhe tash i mban në kornizë në shtepinë tande?! Ti dukagjini i vockel mendo cka të duesh , unë nuk kamë fajë që shoqja e juve enverostalinistve publikisht në TV e tha nji maskarallak që "UCK-ja" e ka ba. Ndersa unë dhe shqiptaret e vertetë e dijmë se UCK të vertetë  ka pas në Betejen e LOXHES të komanduar nga Tahir Zemaj dhe Nazif Ramabaja  ushtarak të shkolluem profesionist si dhe në KOSHARE ku prap u komandue dhe u udhëheqë lufta nga njerz ushtarak të profesionit si Sali Cekaj, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Anton Quni etje etj. Per këtë edhe u fituen bindshem këto dy lufta dhe shkau pesojë humbje fatale. Mi trego ti dhe enverostalinistet tu të Thaqit dhe Jakupit se cilat lufta i fituen ata me UCK-në në frontet e tyne?! Sa serb i vranë ata dhe ku i vranë !?
Në këtë artikullin tim kritik per koncertet ti ke shkrue: shkrim i mirë nga njeriu i gabuem. Mirë mendo cka të duesh. Unë mund të jem i gabuem sepse nuk jamë njohes i fushes së muzikologjisë per ta ba nji liber per këto qoroditje e jo vetem nji shkrim. Unë aty e thash vetem atë që pata mundësi sepse sado që jamë analfabet në këtë temë megjithate si njeri dhe si shqiptarë shofë se mbajtja e koncerteve të tilla dhe interpretimi i muzikave të tilla asht bastardim. Ndersa kulmi i bastardimit ishte atë natë në atë kocertin e Sarpsborgut pikrish Sabri Fejzullahu me epshet e veta si plakush kanibal qe ja hanger loqken Hashim Thaqit. Ja hangt edhe koqet dhasht Zoti. ( kerkojë falje lexueseve per shprehjen time këtu). Po a kishte ardh ai idiot per të kendue sepse per ate ai ishte pague apo kishte ardh me provokue masen me reklama të cilat ndoshta edhe mund të jetë porositë nga dikush per ti ba. Ti dukagjini i vockel je krenar që e ke Thaqin në pushtet sot dhe mue më frigon me faktin se mas Thaqit do të vjen Ramushi, e ke shumë gabim or shoku i vockel dukagjin. Që Thaqi e ka pushtetin sot unë tmerohem , tmerohem sepse e shof popullin e shkretë që as bukë per ta shpetue jeten nuk ka. Dhe kjo asht pjesa dermuese e tij. E shof se nga deshprimi per pamundësin e mbijetesës asht ba e vetmja zgjidhje VETVRASJA.  Kjo zgjidhje asnjiherë nuk ishte e vetmja rrugë as në kohen e pushtimit dhe sundimit mizor të Sllobadan Millosheviqit. Me tmerron sepse e shof se Mitrovica asht e ndame, në Graqanicë vijnë ministra shkije të percjellun me policet e Tadiqit ndersa ta zam unë edhepse shtetas tash e 15 vite i Norvegjisë nuk guxojë të kalojë tranzit neper Serbi per të ardh në vendlindjen time në Dardani. Më tmerron fakti se mbi 26 posta të Dardanisë sherbehen me kodin e shtetit të Serbisë. Më tmeron sepse derisa populli vetvritet Hashim Thaqi viziton shtepitë publike në periferi të Shkupit. Dhe aty si patriot i shfryen koqet me vajzat e kidnapueme nga viset e varfna të Shqipnisë, me motrat e veta. Këtë fakt e pava në video inqizim që edhe ti dukagjini i vockel mund ta shofish nese hun në( istogu.com. ) Janë edhe njimijë raste tjera që më tmerojnë sepse unë e due Atdheun dhe popullin tim shqiptarë. Ti dhe ata si ti i keni fajet pse shqiptari vuen dhe vetvritet, pse femna detyrohet në sherbime të skllaves per ti defrye mizoret idiot. Po sepse juve keni votue njerzit e tillë. Juve edhe u mbani ison matrapazve dhe besa edhe kerrcnoni krejt ata që nuk i dojnë idolet e juve.
Por nese Ramush Haradinaj vjen në pushtet do gëzohem. Do gëzohem sepse kamë pa se krejtë cka ka ba Ramushi gjatë luftes ai duhet të falet per faktin se e kanë detyrue dhe mashture pikrisht Thaqi dhe banditet e tijë drenicar të shitun me trunin e vetë bosh te ideologjia e xhaxhit satrap Enver Hoxhës. Nji deshmi per këtë e kamë ( mozot ma keq) Kryeparlamentarin e Dardanisë shokun Jakup Krasniqi i cili mban fotot e Enver Hoxhes. I cili me diskutimin e vet të djeshem ( hiq ma larg) krejt meritat per liri dhe mvetsi të Dardanisë ja mveshi LPK-së së tij , levizje kjo fund e krye enverostaliniste. Deshmi tjeter asht Rexhep Selimi i cili masi mbet pa post në PDK nji herë u largue nga sqena publike, por pas pak u fut në AAK te Ramushi deri kur AAK-ja bani aleancen me LDK-në dhe Ramush Haradinaj si trim i vertetë publikisht e tha. Unë jamë Kryeminister i Kosovës , dhe per gjithcka do ti jap llogari Presidentit tim Dr. Ibrahim Rugovës. Nga kjo ditë Rexhep Selimi , i kamufluemi me emnin LUL në shtepinë e Heroit Adem Jashari vetem per ta shkatrrue nga trungu USHTRINÊ e formueme institucionalisht dhe per ti perkrah LPK-jistet e dirigjuem nga Fatos Nano,qellim ky të cilin edhe e pat arrijt , ky edhe tash ikk demonstrativisht nga AAK-ja sepse Ramush Haradinaj u bashkue me Dr. Rugoven.
 Kamë pa Ramushin sikurse shumë të tjerë që na i prezenton të dieleve RTK-ja dhe Ramush Haradinaj në shtepin e vetë kishte atmosferë SHQIPTARE KOMBËTARE. Aty dominonin flamujt dardan, të feudalve të fiseve të vjetra shqiptare, fotografi të mbretit shqiptarë, aty kishte libra të krijuesve shqiptarë ma eminent si Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Dr. Ibrahim Rugova etj etj. Askund nuk pash asgja komuniste, enveriste as staliniste. Dhe ata që kanë literatura komuniste, staliniste dhe enveriste nuk janë asgja tjeter pos SHKIJE QË FLASIN SHQIP. Ramush Haradinaj nuk asht i tillë por asht SHQIPTARË.
Nuk po e mshef se unë ma shumë e kisha dasht Akademik Nexhat Dacin në pushtet se sa Ramushin sepse unë jamë pjesë e LDD-së, por unë si shqiptarë e mirpresë ardhjen në pushtet të TRIMIT SHQIPTARË  z. Ramush Haradinaj. Tek e fundit le të vjen kushdo kjoft vetem të na hiqen qafe ( jo mue por ty or dukagjini i vockel dhe popullit sepse unë sado që vuej me shpirt per ty dhe popullin tim, unë vet jamë i sigurt sepse kam kryeminister Jens Stoltenbergun këtu ku jetojë me tanë familjen, atje në vendlindje nuk e kamë askend, por e kamë popullin tim) enverostalinistet e Fatos Nanos dhe  Dardania dhe populli i saj do frymojë ma lehtë, nuk do duhet të vetvritet per nji kafshat bukë. Edhe në Shqipni dhasht ZOTI e u hupt fara komunistve mizor që e bllokuen edhe kryegjyqësorin per ligjin e dosjeve komuniste. Nuk janë ngop me gjakun e vëllaznive këta kanibal. Kështu po ndodhë edhe në Dardani. Kryeparlamentari enverist që flen me fotot e tij nen krye nuk po ka deshirë të votohet ndonji ligj per dosjet komuniste. Ai ma me andje do i dergonte në DUBRAVÊ te Istogu të gjithë nacionalistet ithtarë të Shejtit Dr. Ibrahim Rugova.
Zot ruena.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT