E enjte, 25.04.2024, 05:24 PM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Çmendina jone ka tejkalue çdo cak

E merkure, 23.08.2023, 07:51 PM


Nikoleta Kovaçi:

Dje na asht vetvarë nji vajzë vetem 12 vjeçe, ne Pogradec! Policia solli vetem dy rrjeshta njoftim! Ne shpine e viktimes shkuen veç gazetarët e Pogradecit! U perpoqen te shkretet ta tundnin Tiranen mjerane, po snuk: Lajm i pare ishte kryeministri qe mashtron popullin live nga Shpiragu me regji te komandueme nga vete ai neper tv-te tona!

Per gazetaret qe shkuen atje foli i afermi i babes se vajzes se ndjere! “Ishin te mire po e ema nuk takohej me vajzen sepse prinderit e femijes ishin nda”!  Na, qe medemek kena mundesi me shkrue ndonje qyqe fjale ma teper sna del koha: duhet me u marr me menyren se si vjedh qeveria vendin e vet! Vetvrasja e nje vajze vetem 12 vjeç nuk na trondit ma!  Ne vend qe vendi i zezuem i joni te vlonte dje nga ajo tragjedi, te nxirreshin pergjegjesit e asaj gjàme te tmerrshme, meqe e dime qe s’jane vetem prinderit e saj, po edhe nja 100 te tjere, thjesht me u mundue mos te na perseritet ma ngjarja, e lame ne nji ane e merrena me Ilir Beqjan qe me urdhen te kryeminsitrit ka vjedhe qindra miliona euro dhe asht  i lire se SPAK-u ska kohe me e arrestue! Sillena ne vorbullen e merakut qe mos ta trazojme ma nej se sa per shperdorim detyre hajduterine shtetnore, nderkohe qe askush nuk akuzohet per baterdine qe çoi ne litar nje femije 12 vjeç!

Çmendina jone ka tejkalue çdo cak: A dihet gja, ç’a ka pertej?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora