E premte, 19.04.2024, 06:16 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Buka e misrit, derrat dhe fshatari në komunizëm

E premte, 11.08.2023, 07:47 PM


Buka e misrit, derrat dhe fshatari në komunizëm

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë viteve (për disa) të “ndritura” të komunizmit, fshatari ynë hante bukë gruri vetëm tre muaj në vit. Buka e misrit për fshatarin ishte një lloj përzierje e keqe me mbetje byku, shumë e fortë. Krejt pa cilësi dhe pa shije, ajo lloj buke bënte që fshatari të synonte gjithnjë i sfilitur të blinte bukë në qytet. Në një fshat të jugut vjen një ditë një i deleguar i Komitetit Qendror të Partisë. Pasi mbaroi punët e veta dhe dha porositë, i mblodhi fshatarët për t’i pyetur në kishin ndonjë problem. Pyeti vetëm njëri që punonte te sektori i derrave. Debati i mëposhtëm tregon sa e vlerësonte partia njeriun.

Kooperativisti: Neve në fshat hamë bukë misri 9 muaj në vit. Nuk po pyes pasi e di partia këtë gjë. Por ngaqë unë punoj prej vitesh për rritjen e derrave të kooperativës, kam vënë re se misri që hanë derrat është shumë më i mirë nga misri që hamë ne fshatarët. Prandaj, brenda mundësive, i lutemi partisë që të na e ndërrojë misrin tonë me atë që hanë derrat. Pra, ne të hamë misrin e derrave dhe derrat të hanë misrin tonë.

I deleguari (i inatosur): Dashke të na helmosh derrat o armik i partisë. Kjo quhet sabotim, nuk është vetëm agjitacion e propagandë për minimin e pushtetit popullor.

(Fotoja huazuar nga Arkivi Digjital Elbasan)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora