Kulturë
Asllan Dibrani: Të ndarë shqiptarët e Luginës së Preshevës jo produktiv për çështjen nacionale!
E hene, 12.06.2023, 07:50 PM
Të ndarë shqiptarët e Luginës së Preshevës jo produktiv për çështjen nacionale!
Shkruan
Asllan Dibrani
Pas
përfundimit të luftës në Kosovë, dhuna serbe mbi popullsinë e këtyre trevave u
rrit dhe, për rrjedhojë, shpërtheu një konflikt i armatosur midis shqiptarëve
dhe forcave serbe, i cili zgjati gjatë gjithë vitit 2000. Ky konflikt përfundoi
me një marrëveshje jo e interesave
kombëtare siç veprojnë serbët e Kosovës
në koordinim me Beogradin.
-Pas
kësaj periudhe mijëra shqiptarë u detyruan të largohen për në Kosovë e gjetkë,
ndërsa lufta politike e shqiptarëve për realizimin e të drejtave njerëzore
vazhdon pa ndërprerë , por shumë të
përçarë e të pa koordinuar!!!
Deri më
tani, në 20 vitet e fundit, nuk kemi pasur qasje serioze, si dhe vullnet
politik të organizmave politike
atje, ndaj zgjidhjes së çështjes
politike të Luginës së Preshevës?.
Serbet barrikadojne , luftojnë shantazhojnë diskriminojnë , injorojnë
shtetin tonë deri ne
skajshmëri vetëm e vetëm për
formimin e një republike
brenda Kosovës!
Pra,
përballë diskriminimit e shtypjes nga Beogradi, refuzimit të vazhdueshëm të
integrimit, përfaqësimit të pamjaftueshëm në institucionet rajonale dhe
republikane në Serbi të komunitetit
shqiptar ,atje akoma nuk ka
organizim as dirigjim e koordinim as nga
shteti amë Shqipëria as nga Kosova!?. Në Republikën e Kosovës serbët
barrikadojnë , luftojnë shantazhojnë ,
diskriminojnë dhe injorojnë
shtetin tonë te dirigjuar
nga Beogradi , vetëm e vetëm për
formimin e një republike
brenda Kosovës, e në portalin “ Preshevë jonë”dhe disa
portale e stacione televizive
atje sot ka një
aktivitet ma shumë për xhamia e fe
se sa për zgjedhjen e problemit të shqiptarëve atje.
Shembull
konkret shfletoni portalin “Presheva jonë “
sa i kushton rëndësi
çështjes kombëtare e sa asaj fetare??? Portal vegël
e Beogradit.
Mos ta
lëmë atë popull qe të zhduket fare me programet më shumë antikombëtare dhe fetare, se sa kombëtare që veprojnë!
Prandaj
këtu përmes këtij artikulli do i
bëjmë thirrje autoriteteve
nga “Shqipëria dhe Kosova në
bashkërendim e bashkëpunim me Luginën duhet që përmes një qasjeje strategjike e
programatike më një platformë të përbashkët te
aktivizohen më shumë dhe të internacionalizohet ky problem e mos ta
lëmë atë popull qe të zhduket fare me programet më shumë antikombëtare se sa kombëtare që
veprojnë” .
Në
trevat e Medvegjes Bujanocit dhe Preshevës veç
një numri të madh u mohohet edhe
qëndrimi atje duke i
fshire nga librat amze e nga
evidentimi i tyre si qytetar të
atyre trevave ,Madje edhe
duke iu mohuar tokat
e tyre shekullore.
Lugina
duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare paralel
kërkesave të 20,000 mijë serbëve në Kosovë ...
Andaj,
me të drejtë, Lugina edhe duhet të jetë pjesë e
marrëveshjes përfundimtare paralel kërkesave
të 20,000 mijë serbëve qe
në fushën politike janë shumë aktiv
për interesat e veta në krahasim
me shqiptarët e Luginës. .
Për shkak të dallimeve politike në mes veti as ne elektoratin
e zgjedhjeve nuk dalin unik ,por gjithmonë me bajraktarlleqe qe politikisht përfundojnë ne koshin
e plehrave edhe pa angazhimin e
Beogradit.
“Shqipëria
dhe Kosova duhet të rreshtohen në mbrojtjen dhe avancimin e shqiptarëve në
Luginë jo vetëm si nevojë por domosdoshmëri e kohës prandaj koha është ti lëmi
gjamiat e ta qesim çështjen kombëtare
përpara . Abetaret për
shkollat shqipe nëpër ate rajon kanë qenë me
vite të ndaluara në pikën kufitare me Kosovën
a për libra fetare
kurrë Serbia nuk e ka bërë
probleme . Kurani ne ato
zona jo qe ndalohet, por librat
fetare e posaçërisht kuranin
vet Serbia është duke financuar
. Shembulli konkret qe ka te
bëjnë me këtë fenomen dhe kulturën
shqiptare e kundërshtojnë siç
vepruan dje me arrestimin
e artisteve tanë ne përpjekje qe të shfaqin
filmat shqip ne kinematë e këtyre
rajoneve shqiptare . As qe
u diskutua ne
instanca me të largëta, pos ndo një
reagimi nëpër portalet shqipe
.Është turp për faktorin shqiptar
te rrinë spektator pranë një fatkeqësie
kombëtare te atyre rajoneve tona...