E premte, 26.04.2024, 06:48 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Ballkani i Hapur' nën Serbi të Madhe

E shtune, 10.06.2023, 08:00 PM


“BALLKANI I HAPUR“

NËN SËRBI TË MADHE

NGA KALOSH ?ELIKU

Herët në mëngjes, me Ditë të mbarë nis Ditën e Nesërme, në Lagjen “Serova” nr. 59 (shtëpinë e Gruas besnike) mes Shkupit, që ma dogjën dudumët “muslimanë” me këmbët dhe trutë në legen, në shtetin e “përbashkët”. Edhe, “vëllezërit” e Njerkës, kopila pas dere për së dyti herë me radhë në Shkup, që i lindëm me gra serbe në Beograd. Ose, mjekrat turko - arabe në xhami. Përmëtepër, i bëmë edhe Shtet të “përbashkët” jugosllav me shumicë shqiptare në “Ballkanin e Hapur”. Që, pas Pavarësisë të Kosovës e pushtuan Mitrovicën e Veriut (2008). Dhe, sot (2023), përmes protestave të dhunshme kërkojnë Asociacionin e komunave serbe?! Shtetin e tretë serb, pas Bosnjes (Republika Serbska), në Shtetin e Kosovës. Shtet, në shtet?! Nesër, ndoshta edhe të katërtin në Mal të Zi, dhe të pestin në Maqedoninë e Veriut.

Shkak, që i përzura me shqelma të gjitha miket e mia besnike. Muzat e poezisë erotike. Xhindet, që gjithë jetën nateditë më hudhën dorë më dorë mbi çati të shtëpive dhe majë lisave. Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që më printe para, dhe Dy të tjerat që më mbanin përkrahu në Luftën me penë maleve për Liri.

Veten ua besova Tri Zanave të  Maleve, Mrizeve të At Gjergj Fishtës. E arratisa Kanarin e Çajupit mes librave kokë më kokë me Dr. Gaçin dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila nateditë ia lante me lotë Vëllait plagët në shtratë. Dëshmor, që ra heroikisht në Luftë me Kanarin e Çajupit në dorë fushave e maleve Shqiptare.

Rakia e rrushit dhe Dy shtamat me verë m’u bënë Miket më besnike për Ditën e Nesërme. Nateditë i rrokullisja në Netët poetike: Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe nëpër botë. Pamëshirë i rrëzoja në shtrat me begatinë, na: “përhava” para syve të Hënës, matanë yjeve. Ndonjëri, nga “miqtë” e mi pëpiqeshte edhe t’i përdori si “frymëzime” në shkrimet e tia shterpa publicisike partiake. Xhadinë, që deri më sot, nuk e gjeti një burrë me tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Sahatin me qystek përqfe. “Nagëntin”, në brez me gjithë fishekë.

Miket e mia si xheloze të pashoqe të tavolinës dhe shtratit, ndoshta atë natë edhe ma kanë marrë inatin. E kanë humbur kot kohën duke pritur një rrokullisje të çmendur në shtrat mes librave dhe shtamave me verë. Agim me Diell Çelëvjollce në dritare mes maleve.

Aspak, nuk e kanë ditur “shpëtimtarin” se, mua: Që, në fëmijëri më kishte pushtuar Nusja me pashterkë të kuqe, dhe xhindet e saj të pamëshirshëm, shërbetorë besnik të Dexhallit, rrëzë “?uke. Edhe Sot, në vendlindje ma kishte gjetur ditën për hakmarrje. Pasmesnate, u përpoq me Dudumin përsëri dhunshëm të më shti në “Shtëpinë Publike”, hudhë dorë më dorë me xhindet majë lisave dhe çative të shtëpive, në Katund.

Ditën, kur Unë sipas “miqëve” të mi i rrokur fytas me xhindet, veç më e vrisja Veten me një ibrik me raki rrushi, dhe Dy shtama me verë të Zonjës Di, në Shkup. Përçudi, mes maleve të “Drenovës”, mezi e shpëtova Veten disi nga Nusja me pashterkë të kuqe. E ringjalla edhe Hënoren pas vetëvrasjes nga varri. Nuk e vrava atë natë mes librave.

Veten, mes poezive sipas parashikuesve të Policisë Letrare në këtë shkrim për Nesër, nuk e vrava me dy vargje (plumba) në kokë. E, as Hënoren, në shtrat. Pabesinë, e vrava me tre vargje të Rilindasëve Shqiptar mu në lule të ballit mes maleve me Penë. Nusen e tyre pashterkëkuqe. Vetëmse, nuk arrita ta shpëtojë Mikun e Penës në dorë të xhindeve.

Edhe, pse: në romanin “Qyteti i qyqeve” kisha punuar me vite, përpjekur për ta shti në programin e Konkursit të Ministrisë Kulturës, më doli puna huq. Mikun e penës, mbi librin e të cilit mbi ato faqe kisha ndejtur nateditë mbi kokë, që sipas dëshirës së tij për romanin, gjithë punën teknike ia lash në dorë Hënores, e cila më doli e pabesë. Unë që me vite u përpoqa atë roman ende të papërfunduar ta shti në programin e Ministrisë Kulturës, dhe kur ia arrita qëllimit: vitin (2015), nga Regjistri Qëndror dhunshëm e fshinë SHGB “ASDERNI” me të cilën e mbaja gjallë me vite edhe Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar, duke vënë në disponim edhe bukën e gojës për daljen e këtij romani në dritë, e humba betejën luftarake me dudumët partiak. Rreziku, Sot i kanoset edhe Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, që librin e mori përsipër për botim. Përmëkeq, faji autorit, se: Ende, nuk ia arrita qëllimit Qiellor, rrugës për në “Baba Tomor”.

Pasdite dola nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”. Hënorja veç më kishte vënë pusi me dy shtama verë përpara mbi tavolinë. E lakova rrugën, pasi e pash dhe u nisa drejtë saj si një Ujk i uritur Mali me vite, që zbret nga malet në fushë, kur do t’i sulet tinëz nga pasferra rrëzë “Çukës” në shpinë si viktimë “artistike”. Rrunza, e dalldisur nën hije në breg të Lumit, siç duket me vite po ma turbullonte ujin. Edhe pse, ajo pinte ujë nën mua si Ujkeshë Mali, rrjedhën e Lumit. Rehat, nën urë të lumit. Guxim mora dhe e ngacmova me fjalë poetike:

-Ujkeshë, pse ma turbullon ujin nën Rrap?!

-Hi-hii-hiii, qeshi Ujkesha. E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. -U përgjigjë pa frikë Hënorja. E dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e nënkryeme të Kopesë me zgjebe të Livadhit, që e ndjekin Autorin. Sot, sipas Patriotit të vonuar: Azreti Aliut të fushës. E treta: nën Rrap, nuk ka lumë. Vardari kalon nën “Urën e Gurit”.

-E kujt i ke vënë pusi sot nën Rrap?!

-Pasardhësit të Zef Serembes.

-Hi-hii-hiii… Moti kohë ka vdekur, nuk jeton më në Qytetin e qyqeve.

-Jo! Ende është gjallë. Dje e takova këmbëkryq në Bibliotekën Universitare në Qytetin e qyqeve, në mes të Shkupit.

-Hënore, mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë ka ikur nga ky Qytet i qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve nëpër “Bit-Pazar”.

-Nuk e besoj, Ai ende është gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që ia kanë përzënë me dhunë në Turqi. Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar” se ia kanë përzënë në Iran, duke ia veshur me ferexhenë e zezë krahëve.

-Hënore, ky nuk është Stambolli i Turqisë, e as Teherani me ferexhezeza, por Shkupi Historik me shekuj i Shqiptarëve.

-E di, por atij Sot i duket si Stambolli me gjithë këto xhami e flamuj turko - arab në minare. Kësula lecka të zeza në kokë. Dhe, ferexhezeza.

Vëllazërit nga Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në shtëpi, por ai përsëri ikë nga Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi i duket si Stambolli.

-Shkupi, sot nuk është Stamboll, Hënore! E, as Qyteti i qyqeve. Po. Qytetit historik i Kryngritësve shqiptar të Dervish Carës me krahun e djathtë të luftës, Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën Historike të Katllanovës (1884). Edhe, me Çlirimin e Dytë të Bajram Currit me Isë Boletinin (1912).

-Ndoshta. Ama, unë jam e sigurtë, se: dje, kam ndejtur kokë më kokë me Pasardhësin e Zef Serembes nën Rrap, në Shkup.

-Jerm, po flet Hënore. Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton më në Qytetin e qyqeve, po mes varreve i mbuluar me lule në ndonjë park qyteti të Shkupit. Ose, në Kosovë. Ditën e nesërme, pas atij takimi historik, fluturoi në  Qiell. Parajsë (Xhehnet), mes luleve.

-E ke gabim, zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është i pavdekshëm. Ende jeton në “Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e pa nënshtetësi “maqedonase” tek Biblioteka Universitare. Këmbëkryq, tek romani i mikut tij besnik Shkrimtar nën Rrap: Qyteti i qyqeve...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora