Mendime
Enver Bytyçi: Sali Berisha, i vetmi që ka hyrë në Shtëpinë Bardhë nga portat e mëdha!
E diele, 29.01.2023, 07:57 PM
Sali Berisha, i vetmi që ka hyrë në Shtëpinë Bardhë nga portat e mëdha!
Nga
Enver Bytyçi
Afera
Rama-McGonigal është më e rënda në historinë e shtetit shqiptar! Një
kryeministër i Shqipërisë paguan një eksponent të FBI-së me qëllim eleminimin e
kundërshtarëve politikë, eleminimin e opozitës shqiptare dhe vendosjen e
sistemit politik njëpartiak me një opozitë të emruar! Ndërkohë dikush nga
Amerika, shqiptar natyrisht, tha në një ekran televizioni se këtë gjë e bëjnë
dhe do ta kishte bërë edhe opozita. Me imagjinatën e ndodhive në të shkuarën e
në të ardhmen ndihmësit e Edi Ramës, që u gjendkan edhe në Amerikë, përpiqen të
thonë se “të njëjtën gjë ka bërë dhe bën edhe Sali Berisha”!
Aq
shumë është dogmatizuar ose paguar mendja e disave në adresë të Sali Berishës,
sa nuk njohin kufi imagjinate për ta relativizuar krimin dhe kriminelin Edi
Rama! Sali Berisha ka qenë gjashtë vite president dhe tetë vite kryeministër i
Shqipërisë. Por ai kurrë nuk ka lobuar që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë nga
dritarja! Sali Berisha mund të ketë njëqind gabime, por është i vetmi politikan
shqiptar me emër që kurrë nuk ka paguar asnjë qindarkë për të bërë një
fotografi me ndonjërin prej presidentëve amerikanë. Nëse dikush gjen një fakt
ndryshe nga kjo që po them unë, atëherë kërkoj ndjesë dhe hesht për gjithmonë!
Ndërkohë
e dimë se si politikanët e tjerë, përfshirë Edi Ramën, Lulzim Bashën etj, kanë
paguar me dhjetëra e qindramijë dollarë amerikanë për një foto me Obamën ose
Trump-in! Në përgjithësi politiikanët e tjerë, përveç Berishës, kanë qenë në
garë se kush të bëjë me kë ndonjë foto me autoritetet amerikane, madje duke
shkelur ligjet e shtetit amerikan!
Sali
Berisha nuk është karakter i tillë që të shijojë fotografinë e bleme me
presidentët amerikanë. Nuk e ka patur gjithashtu as të nevojshme një gjë të
tillë për dy arsye: Së pari, sepse ata që rendin pas fotove me presidentët
amerikanë synojnë të fshehin diçka serioze në veprimtarinë e tyre
anti-amerikane! Së dyti, sepse Berisha i kishte të hapura portat e Shtëpisë së
Bardhë nga miqtë e tij të familjes së dy presidentëve Bush. Madje edhe në
familjen e tyre!
Prandaj
dhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike dhe vetë kësaj partie si dhe
opozitës ndaj aferës Rama-MvGonigal ëhstë legjitim, i pastër dhe i moralshëm
nga pikëpamja civile e politike! Çdokush që përpiqet të vendosë shenjën e
barazimit midis Edi Ramës dhe Sali Berishës ose është i marrë, ose është i
paguar! Mundësi të tretë nuk ka!
Kjo
aferë ka rrëzuar përfundimisht de facto shpalljen non-grata të Berishës nga ana
e Antony Blinken! Unë besoj fort se publikimi i kësaj afere, duke e përmendur
vetëm emrin e Edi Ramës, është një parapërgatitje për t’i kërkuar ndjesë
Beishës sa i përket vendimit të marrë kundër tij! Ndryshe nuk kishte pse të
përmendeshin në akt-akuzë vetëm takimet e McGonigal me Edi Ramën, kur ai ka
takuar jo pak politikanë të lartë në Ballkan dhe vende të tjera që konsiderohen
si Republika të bananeve!