Kulturë » Keka
Gjon Keka: Ibrahim Rugova kometa e Dardanisë europiane
E shtune, 21.01.2023, 07:33 PM
Ibrahim Rugova kometa e Dardanisë europiane
Nga
Gjon Keka
Janari
në historinë e kombit tonë ishte i zymtë, sepse i mori dy nga figurat më
madhore, kryeheroin dhe udhëheqësin e papërsëritshëm Gjergj Kastriotin dhe
presidentin vizionar e të urtë të Dardanisë dr.Ibrahim Rugova.
Dr.Ibrahim
Rugova erdhi në një kohë kur në rajon e gadishull ishin ngritur shumë çështje,
ama çështje të mëdha dhe që normalisht koha kërkonte të kishte njerëz të
frymëzuar e me vizion për t'i zgjidhur këto çështje.
Ibrahim
Rugova nuk e donte proteksionizmin e njerëzve, të cilët do t'i bënin dëm
vendit, proceseve të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm, por edhe
vizionit drejt rikthimit në familjen e lashtë europiane.
Vetëm
ata që kishin vënë syzat e errëta nuk e njihnin personalitetin e dr. Ibrahim
Rugovës, punën e tij, zotimin e tij, famën e mirë të tij, admirimin që kishte
bota demokratike ndaj tij, si njeri i urtë dhe vizionar për një Kosovë
demokratike të pavarur dhe europiane.
Si
rrjedhim i gjithë kësaj, duhet kuptuar ndershmëria e tij e papërkulshme dhe
besimi i tij i thellë te vlerat tradicionale të popullit arbëror europian.
Duhet kuptuar edhe besimi i tij i thellë te vlerat sublime, tek e vërteta e
kombit tonë, te kultura e përgjithshme e kombit arbëror etj. Politika pajtuese
dhe frytdhënëse, vizioni, durimi, cilësitë e lidershipit të tij politik dhe
historik, si dhe aftësia e tij politiko-diplomatike do të jenë gjithnjë një nga
leksionet e vyera për të nxënë shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë kombit, elita
politike në përgjithësi dhe mbarë bota demokratike e qytetëruar.
Kështu
me pak fjalë Gjergj Kastrioti është dielli i Arbërisë ,ndërsa dr.Ibrahim Rugova
kometa e Dardanisë!