E enjte, 28.03.2024, 09:08 PM (GMT)

Editorial

Enver Bytyçi: Pse Edi Rama duhet marrë në përgjegjësi penale për mashtrim dhe diskriminim?

E enjte, 27.04.2023, 06:59 PM


Pse Edi Rama duhet marrë në përgjegjësi penale për mashtrim dhe diskriminim?

Nga Enver Bytyçi

Tallavaja ka zevendesuar tepsinë, kusinë, tiganin e fuqinë, ka zevendësuar po ashtu dajren, fizarmonikën, timonin e kamionin në fushatën elektorale të Edi Ramës. Por nuk ka ndryshuar raporti i kryeministrit me shkjeljen e ligjit, shpërdorimin e detyrës dhe përgjegjësinë e tij për Shqipërinë. Për dhjetë vite ai ka shkelur në mënyrë permanente etikën e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë, ka imponuar vullnetin e tij me arrogancë në shkelje të ligjeve dhe është shprehur pandërprerje publikisht me përçmim për qytete, zona e krahina të Shqipërisë. Edhe kur flet për atë që ai e quan “zorrë qorre”, shpreh urrejtje e diskriminim, ndërkohë që zorra qorre i ka plasur atij vetë dhe bashkë me zorrën qorre i kanë plasur të gjitha kanalet fekalpërcjellëse të qeverisjes së tij!

Edi Rama bën fushatë me kërcënime për diskreminim. Sidomos në zgjedhjet lokale. “Kush voton ata me dy gishta, ta harrojë ndihmën e qeverisë”, - tha para dy ditësh. “Kush voton opozitën, të mos presë ndihmë nga qeveria”, - thoshte në vitin 2015, 2017 e 2019. Eshtë i njëjti person. Kriminel elektoral që shkel kushtetutën, ligjin dhe kodin e zgjedhjeve. Nuk ka ndryshuar aspak. Dhe është tmerr kur mendon se ka ende njerëz që i mbajnë ison në tallavanë e tij.

Deklararatat e tij kërcënuese për diskriminim masiv të shqiptarëve dhe përçarjen e tyre sipas ngjyrave politike nuk i kishte dëgjuar bota as në gojën e Sllobodan Milosheviçit kundër shqiptarëve. Por i dëgjojmë dhe i shohim në praktimin e qeverisjes së Edi Ramës. Nga ky kërcënim e kanë pësuar në të kaluarën bashkitë që u drejtuan nga demokratët. Ndërsa në legjislaturën e fundit e pësoi Shkodra. Tani Edi Rama i thotë Shkodrës sërishmi se “Po nuk votuat Benet Becin, harrojëni se do të merrni fonde për infrastrukturën e kësaj bashkie”!

Po të isha prokuror i këtij shteti unë do të ngreja padi kundër Edi Ramës fillimisht për shoërdorimin dhe abuzimin me detyrën. Kushtetuta, ligji dhe kodi zgjedhor e detyrojnë Edi Ramën dhe çdo politikan tjetër t’i trajtojë qytetarët, bashkitë, zonat, qytetet, krahinat në mënyrë të barabartë. Të mos i diskriminojë ato për shkak të ngjyrave politike, krahinore ose të besimit fetar. Edi Rama për dhjetë vite ka bërë të kundërtën dhe vazhdon të predikojë diskriminimin. Provat gjenden shumë lehtë te deklaratat e tij publike dhe te fondet që qeveria ka shpërndarë për bashkitë e vendit. Mjafton të krahason fondet e bashkisë së Riskovecit me 3000 banorë dhe ato të Shkodrës për 170 mijë banorë dhe do të provosh lehtë politikën diskriminuese të kryeministrit të vendit.

Ndërkaq një prokuror i përgjegjshëm për fatet e vendit do të duhej të thellohej për pasojat e kësaj poilitike dhe t’i jepte përgjigje pyetjes së “A është diskuriminimi i qeverisë Rama shkak i largimit të shqiptarëve nga vendi”? Nuk është vështirë që kjo të provohet dhe më pas akt-akuza ndaj Edi Ramës të përmbajë jo vetëm shpërdorimin e detyrës, por edhe pasojën e këtij shpërdorimi, braktisjen e Shqipërisë nga ana e shqiptarëve, pra spastrimin politik të saj!

Kryeministri dhjetëvjeçar i Shqipërisë duhet të vihet para përgjegjësisë ligjore jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për mashtrim. Rastet janë të pafundme dhe ato nuk justifikohen me të bërit politikë. SPAK dhe struktura të tjera të drejtësisë në Shqipëri duhet të ndalen dhe vendoin para përgjegjësisë Edi Ramën, Erion veliajn e gjithkënd tjetër për të gjitha mashtrimet dhe pasojat që kanë rrjedh prej tyre. Duhet të hetojnë se pse këto mashtrime janë me pasoja dhe sa prej tyre janë shoqëruar me akte korrupsioni. Marrja në përgjegjësi penale e Edi Ramës është jo vetëm domozdoshmëri, por edhe përgjegjësi kombëtare e drejtësisë shqiptare.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora