Mendime » Radovani
Fritz Radovani: I paharrueshmi Imzot Ernesto Koci
E shtune, 15.10.2022, 06:58 PM
I PAHARRUESHMI IMZOT ERNESTO KOCI
Nga
Fritz RADOVANI
Imzot
Luigj Bumçi u ngarkue me detyren e Kryetarit të Delegacionit të Shqipnisë në
Konferencen e Paqës në Paris. Mbas takimit me Papen Benedikti XV, i cili mori
persipër me bisedue me Presidentin e ShBA Wilson, per ruejtjen e Shqipnisë nga
coptimi nga shtetet fqinjë, me 12 Nandor 1920, Papa Benedikti XV ngarkoi Imzot
Ernesto Kocin (Kozzi), me detyren e Delegatit Apostolik në Shqipni.
IMZOT
ERNESTO KOCI, asht Delegati i Parë
Apostolik i Vatikanit, që ishte Shteti i parë, që njohu Shtetin Shqiptar në
1920. Imzot Ernesto Koci jo vetem e njihte mirë Popullin Shqiptar, po Ai kishte
një dashuni të madhe per popullin e Gjergj Kastriotit, gjuhen e të cilit e
njifte mirë, e per të cilen që në vitin 1900 ai punoi dhe la vepra me një vlerë
të madhe etnologjike në Shqipninë e Veriut. Imzot Ernesto Koci vertetë ishte
nga Trentoja, italo – austriak si origjinë, po ishte një albanolog i perkryem
dhe shumë i aftë, e kjo vertetohet me veprat me vlerë që Ai na ka lanë per
kulturen e panjoftun Shqiptare jo vetem atëherë por edhe sot.
Imzot
Ernesto Koci asht marrë kryesisht me të drejten zakonore, edhe pse gjuha shqipe
nuk ishte e shkrueme, po me anë të komunikimit gojor me popullin e disa
krahinave në Malësinë e Madhe, Mirditë, Zadrimë, Postribë dhe Dukagjin, Ai ka
mërrijtë me lanë një studim të plotë të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në një
kand tjeter shikimi prej At Shtjefen Gjeçovit, vlera e të cilit asht e
pakrahasueshme.
Imzot
Koci edhe pse erdhi kur Shqipnia vazhdonte me kenë nen thundrat e turqëve, Ai
me një kujdes të madh mori rrugat e vështira të Malsisë, ku la vepra me vlerë
të pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat ka shkrue edhe Edith Durham
(1863-1944) si edhe personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej, që nuk kanë
kursye asgja per të miren e Shqipnisë.
Veprimtaria
e Tij asht e gjithanëshme dhe i paraprinë studjuesve shumë të njohun edhe pse
të huej si, At Zef Valentinit, At Jak Gardinit etj., që përjetsisht do të
kujtohen nga Populli Shqiptar per veprat e Tyne me aq vlerë në të gjitha
drejtimet e jetës.
Imzot
Ernesto Koci asht le me 6 Korrik 1870 dhe, ka vdekë papritmes në Bari me 23
Shkurt 1926. Por, ajo që do të theksoj asht “deshira e Imzot Ernesto Kocit me u
vorrosë në token Shqiptare”. Dhe ashtu u veprue.
Ai
asht vorrosë në Kishen Kathedrale të Shkodres, e Vorri i Bekuem i Tij, ka
mundësi që asht zhdukë me “revolucionin kultural të 1967”, atëherë kur ua
shkatrruen vorret e vjetra të gjithë klerikve të vorrosun në Kathedrale.
Me
këte rasë po ju kujtoj thanjet e Papës Gjon Pali II në Tiranë, përballë Heroit
tonë kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “… Ajo që ka ngja në Shqipni të
dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurr në historinë e njerëzimit…Drama e
Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian dhe
asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!. E kaluemja lé të shërbejë si
mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për
me shkue me besim drejt së ardhmës… “Një demokraci pa vlera, – këte e kam
shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një
totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia…”. (25
Prill 1993).
A
nuk e verteton këte fakt “rilindja komuniste” sot në Shqipni?!
Dhe
unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në
Shqipni…Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit
Europian!”
Imzot
Ernesto Koci erdhi në Shqipni në kohë pasigurije, po Ai, me një kujdes të madh
mori rrugat e vështira të Malsisë ku la edhe gjurmët e veta.
Kalimi
i Tij në Malsi nuk ishte i paparashikuem, madje Ai atje, la vepra të
pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat kanë shkrue edhe shumë
personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej.
Ajo
që Imzot Kocin nuk e ka shkelqye me ndriçimin e duhun të Veprave të Tij diplomatike,
asht kenë pikrisht mentaliteti i politikanve tanë, që asnjëherë nuk kanë mujtë
me shlye nga koka e vet fanatizmin anadollkak antikatolik, apo sllavokomunist,
ashtusi sot, që janë tue vazhdue me lanë Ambasadan Shqiptare në Vatikan pa
Ambasador!
Ajo
që per shqiptarë ka mbetë e pashlyeshme asht çeshtja e Gjuhës, per të cilen i
Madhi Dom Ndre Mjeda në poezinë “Gjuha shqipe”, që ia kushtoi albanologut
Gustav Mayer, më 1892, pat kjartësinë ta vlerësonte gjuhën si përbase kryesore
për formimin e kombit Shqiptar: “Gegë e toskë, malci, Jallia janë nji komb, m’u
da s’duron: Fund e maje nji a Shqypnia, E nji gjuhë t’gjith’ na bashkon.”
Një
nder çeshtjet kryesore që i ka terhjekë vemendjen dhe nuk ka kenë aspak
indiferent as Imzot Koci asht kenë: “Toleranca fetare e Shqiptarëve në
zhvillimet e historisë”. Sigurisht kjo asht një nga problemet ma kryesore.
Toleranca
fetare e Shqiptarëve e mështetun në trinomin klasik besë, bujari, burrni, mbetë
monument i kenies së kombit Shqiptar dhe i Atdhetarizmit.
Ambasaadori
i Parë i Vatikanit në Atdheun e Gjergj Kastriotit, Imzot Ernesto Koci, ishte
dhe mbetë nder Figurat ma të Nderueme të Historisë sonë të lavdishme dhe të
Pavdekshme nder Shekuj. Ai me të vertetë ishte një dijetar i vertetë, po ajo që
e bani të perjetshem në Token Shqiptare Imzot Ernesto Kocin, ishte Burrnia e
Tij e nderthurun thellë me kulturen Europjane Perëndimore Perparimtare.
Gjithshka
që Ai Burrë e la në Token Arbnore, Ai e kishte detyrë Shpirtnore që perjetsisht
Vepra e Tij me kenë mbi Themelet e Europës Perëndimore!
E
pikrisht kjo, asht ajo që e ban sot në Shqipni të Paharrueshem dhe të
Pavdekshem të Madhin Ambasador Imzot Ernesto Koci.
Melbourne, 14 Tetor
2022.