E shtune, 26.11.2022, 08:28 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Semani, kampi i degjenerimit njerëzor

E shtune, 01.10.2022, 06:17 PM


Xhaferr Mehmeti ishte një shqiptar i Kosovës që bëri gabimin e jetës dhe erdhi në Shqipëri në kohën e regjimit komunist, internacionalist dhe antikombëtar të E.Hoxhës. përfundoi kampeve dhe burgjeve. Kur vuante dënimin në Repartin nr.319 Vlorë, i pezmatuar nga ajo që kishte hequr me anë të disa letrave të gjata dërguar Komitetit Qendror dhe Byrosë Politike, të shkruara me laps, akuzoi regjimin, të cilin e konsideronte “armiqësor” ndaj shqiptarëve të Kosovës. Fatkeqësisht janë letra të gjata, të shkruara me laps dhe me zor kuptohen. Midis të tjera shkruan në letrën e datës 1.7.1961:

“Trajtimi i keq, padrejtësitë dhe fyerjet që i bëhen kosovarëve sot moti, nuk i kanë bërë atje as Karaxhiçët, Xheviqët dhe Rankoviçët. Nderin dhe dinjitetin e Kosovës askush në botë nuk e ka cenue rëndë më shumë se ju. Askush nuk është munduar sa ju që të degjenerojë moralisht kosovarët. Konkretisht shihni gjendjen morale në kampin e degjenerimit njerëzor në Seman”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora