E premte, 02.12.2022, 04:16 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Qeveria po i bën dëm të pariparueshëm Kosovës

E merkure, 28.09.2022, 06:55 PM


Ndue Ukaj:

Qeveria e Kosovës duke i shpërfillë e duke i poshtruar kaq keq nxënësit, mësuesit dhe prindërit, po i bën dëm të pariparueshëm Kosovës.

Ky poshtrim kaq i hapur ia ka dalë t' i thyej moralisht mijëra nxënës e prindër që të tmerruar lëshohjnë klithma dëshpërimi për atdhuen e tyre të qeverisur nga injoranca dhe arroganca.

Mjerisht, kjo qeveri s'është duke mbjellë tro dashuri për Kosovën dhe si rrjedhojë sot qindra mijëra nxënës, të rinj e njerëz të mirë të këtij vendi e kanë vetëm një ëndërr: ta braktisin atdhuen e tyre, ku siç dëgjon përditë tek thonë  - kurrë s' do të bëhet mirë.

Jam shtang këto ditë duke dëgjar këso klithma dëshpërimi.

Duhet të jesh tepër keqdashës që të shihsh vendin tënd duke u katandisë kaq keq dhe të mos tregosh tro dhembshurie e solidariteti.

Duhet të jesh tepër zemërngushtë që të shpërfillësh qindra e mijëra nxënës për teke joracionale e fiksime tepër primitive politike.

Udhëheqësit e vendit duhet të jenë zemërbutë e model për të rinj.

Imagjinoheni çfarë modeli janë këta udhëheqës për

mijera nxënës të ngujuar në shtëpi, për qindra familje të reja, për krejt një brezni?

Të poshtrosh kaq shumë një pjesë të popullit tënd, edhe nëse ai ka faj, domethënë t'i kontribuosh shkatërrimit dhe jo përparimit.

Prandaj janë dokrra deklaratat e përditshme se Serbia, Rusia, dreqi e i biri janë armiq të këtij vendi.

Jo, armiqtë më të mëdhenj jemi vetvetja- si në kohën e Faikut- armiqtë e përparimit janë ulë kambëkryq mes nesh.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora