Kulturë
Jahja Drançolli: Në ditën e sotme 25 vjetë më parë u shua nga jeta Nënë Tereza!
E hene, 05.09.2022, 06:49 PM
Në ditën e sotme 25 vjetë më parë u shua nga jeta Nënë Tereza!
Nga
Jahja Drançolli
Viti
1910, viti i lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, ishte vit i kryengritjeve të
mëdha në Shqipëri. Më 26 gusht, kjo familje shqiptare, ndër më të spikaturat në
luftën për Shqipërinë e Pavarur, festoi lindjen e një vajze të shëndetshme.
Anjneza, fëmija i tretë i Nikollës dhe Dranës, ka lindur në Shkup, kryeqyteti i
Vilajetit të Kosovës, në Maqedoninë e Veriut të sotëm!
Autenticiteti,
është fjala që përshkruan më së miri jetën e murgeshës dhe shenjtores më të
njohur, Nënë Terezës. Ajo reflektohej në çdo hap dhe ditë pas dite, një jetë
konsistente dhe këmbëngulëse e doktrinës humaniste, që ajo zbatonte vërtet
vazhdimisht: duke ushqyer të uriturit, duke shëruar të sëmurët, duke u sjellë
atyre jo vetëm ndihmë materiale, por rehati dhe dritë, paqe dhe tolerancë.
Nënë
Tereza në Kosovën e pajtimit:
Jodhuna
dhe pajtimi janë dhurata të çmuara që Kosova i sjell me vete teksa i afrohet
Europës. Kosova nuk ishte vetëm skena e luftës së fundit në tokën europiane,
por ishte mbi të gjitha toka që pa përvojën më të madhe të jodhunës në Europë
të zhvilluar në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Mesazhet e Nënë
Terezës për dashuri dhe falje kanë qenë të frytshme dhe kanë sjellë fryte
paqeje në Kosovë, të cilat përbëjnë model për Ballkanin dhe për të gjitha
vendet ku ka konflikte etnike, fetare dhe nacionaliste!