Speciale
Dorian Koçi: Beteja e Albulenës
E premte, 02.09.2022, 07:59 PM
Beteja e Albulenës
2
shtator 1457
Nga
Dorian Koçi
Në
këtë kontekstin Europian të përpjekjeve
të Papa Kalistit III për organizmin e një Kryqëzate të sukseshme, Skënderbeu
dhe Arbëria kishin pasur një interes maksimal për t’i pasur pjesë të
rëndësishme të kësaj kryqëzate. Edhe pse Skënderbeu kishte pësuar disfatën e
Beratit më 26 korrik 1455 dhe luhatjeve të pushtetit të tij pas tradhëtive të
nipërve të vet Gjergj Stres Balshës, që kish dorëzuar kështjellën e Modricës në
1456 dhe Hamzait në 1457, pas fitores mbi ushtrinë e udhëhequr Isak Bej
Evrenozi, gjenerali më me përvojë osman përsa u përket betejave me shqiptarët
dhe i këshilluar ngushtë nga Hamza Kastrioti, e njohur si Beteja e
Albulenës,(lat. Albulae Ascqua) ai përfitoi sërish mbështetjen e vazhdueshme të
Papa Kalistit III dhe mbi të gjitha vlerësimet pozitive të shpërndara në të
gjithë oborret e Europës përmes korrespondencës të Papës me këto oborre për t’i
tërhequr në politikën e tij antiosmane.
Beteja
u zhvillua në 2 shtator 1457 në Zhejë, në mes të fshatrave Gjormë dhe Zhejë në
afërsi të Mamurrasit. Shifrat janë kontradiktore duke dhënë një ushtri osmane
që arrinte deri në 80.000 veta dhe humbjet osmane nga 15.000-30.000 veta.
Taktika e Skënderbeut , e tërheqjes në male, hapjes së fjalëve se e kishin
braktisur të gjithë dhe më pas sulmi në zhegun e vapës së pasdites kur ushtria
osmane po pushonte dhe kuajt i kishte të pashaluar triumfoi mbi strategjinë e
Isak Evrenzoit dhe Hamza Katriotit. Në këtë betejë u zu rob dhe Hamza Kastrioti
që sipas porosive të ungjit të vet u burgos në Napoli dhe më vonë u la i lirë
për tu vendosur në Stamboll.
Pas
fitores së Skënderbeut është interesant
fakti i përfshirjes së Kalorësit anglez John of Newport, për të cilin në
historigrafinë shqiptare shkruhet se në këto beteja kundër turqve, në verë dhe
në vjeshtë të motit 1457, një kalorës anglez Xhon of Njuport (John of Newport)
mori pjesë duke komanduar një togë shigjetarësh. Në shoqëri të një ambasadori
të Skënderbeut, duke u kthyer nga Napoli, erdhi në Romë për të kërkuar ndihmë
për prijsin shqiptar, që ende është në rrezik prej turqve Xhon of Njuport si dëshmitar
i epokës së madhe heroike të shqiptarëve, i bëri asaj një vlerësim shumë të
lartë duke u shprehur kështu: Invazioni i Evropës është i sigurtë, sepse nuk ka
fuqi tjetër që mund t’i bëjë këtë rezistencë, po të bjerë kështjella
shqiptare.Kalorësi John of Newport përmendet për herë të parë në
historiografinë shqiptare para këtij shënimi të Skënder Luarasit në artikullin
e tij të gjatë “Skënderbeu në letërsinë angleze”, në “Historinë e Shqipërisë’ që vitin 1967, por
në të dyja rastet nuk përmendet roli i tij si i dërguar special i Papa Kalistit
III në këto territore.] Sipas dokumentacionit të publikuar në arkivat angleze
pwr bulat papnore kalorësi John of Newport ishte i dërguari i Papa Kalistit III
në Bosnjë, Slavonia dhe Shqipëri dhe oborrtar e këshilltar i Alfonsit të
Aragonës nga dioqeza e Winchester i cili ishte dërguar në këto vende me 15 veta
të familjes së vet dhe më pas pas një qëndrimi prej disa muajsh në Arbëri ai
kryen edhe detyrën si ambasador i Skënderbeut në Perëndim.
Për
më tepër në dokument shkruhet se Kalorësi John of Newport është i pajisur me
këtë dokument për vetëm tetë vjet dhe u kërkohet të gjithë autoriteteve ti
garantojnë një udhëtim të sigurtë.Ai shoqëronte Paolo Kazulo, ambasadorin
tjetër të Skënderbeut, të cilët siç del nga një bulë e Kalistit III për
Kastriotin më 6 shkurt 1458 se janë personat që kanë çuar këtij të fundit
lajmin e fitores së Albulenës.
Ndërmarrja
e kryqëzatës antiosmane nga ana e Kalistit III dhe përfshirja e Skënderbeut në
të, hodhi bazat e politikës konsekuente të Heroit shqiptar, i cili deri në fund
të jetës nuk ndërmorri paqe me Europën dhe mbeti ashtu si e kishte cilësuar
Papa Kalisti III në 23 dhjetor 1457, “fortis athleta et verus propugnator fidei
Cristianae” - Atlet i fortë dhe mbrojtës i Krishtërimit.