E merkure, 07.12.2022, 10:30 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Gold AG, që 10 vjet mbetet pjellë e keqe

E diele, 21.08.2022, 06:55 PM


Gold AG, që 10 vjet mbetet pjellë e keqe

Shkruan Fahri Xharra

Gold AG  është pjellë që kundermon, që te vjen me vjellë kur e degjon emrin e tij.

Çfarë njerëz jemi të cilët mbi 10 vjet ia dëgjojmë antishqiptarizmin e tij?

Kush je ti Gold AG që e sulmon dhe ofendon ministreshën e arsimit, Arbërije Nagavcin? Urdhër i Serbisë me siguri.

Kush je ti që duhet dëgjuar p..dhët tua në njollosjen e kombit? Kush je ti që jep fatwa kundër Kushtetutës së Kosovës?

Ti je një hiq ne duart e qoftëlargëve, ti je një pjellë e gabuar në mesi  tonë!

Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proçes. Por, në Kosovë, rritja e lëvizjes vahabiste albanofobedhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zevendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj.

Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë?

Në shtypin e Kosovës citohen  politikanët e ditës, deputetët e parlamentit të Kosovës si njerëzit e mediave pamore dhe të shkruara që janë të lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb në Kosovë; ata janë bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të besimeve të tjera fetare dhe intolerancës. Ata na dhunojnë.

Gold Ag . Kush është kjo pjellë e infektuar ? Kush na e solli në mesin tonë ?

Është pjellë e teorive agresive të hapura që i janë bërë viteve të fundit identitetit shqiptar. Është pjellë e keqe e disa akademikëve tanë , e institucioneve universitare e politikës dhe e mediave tona. . Është pjellë e konspiracionit anti shqiptar e posaçërish atij antiKosovë , i atyre që ju kerkojne shqiptareve me ngulm te heqin dorë nga identiteti kombëtar, në kembim te një identiteti tjetër, te copëtuar e gjysmak.

Ta dijmë mirë që Gold Ag është pjellë e ” ......Kurse ditën që ushtritë serbe do ta sulmonin Kosovën,(1913) Gjenerali famëkeq Jankoviq do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni - or vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt... për ta çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun...”

Gold Ag është pjellë e atyre:” që kërkojnë ndërtimin e shtetit fundamentalist islamik, siç qe shteti i talebanëve në Afganistan, ku femrat janë të mbuluara me ferexhe dhe ku burrat rrinë me mjekra dhe fustane, ku xhamia është vetë shteti dhe ku Ligji Kuranik, Sheriati është Kushtetutë, Kod Penal dhe Kod Civil dhe baza e krejt legjislacionit në përgjithësi.”

Gold AG është pjellë e frikës: "Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi” 7thoshte  Hakkı Paşa, (Ambasador Otoman në Itali(1862–1918))  . E do të delë , deshtën apo s ´deshën hakipashat e sotëm të të gjitha anëvë dhe shërbëtorëve të tyre në .

Albanofobët janë në   ne aksion  kundër shtetit laik të Kosoves dhe Kushtetutës së saj. Janë  në aksion të pergatitjes së antishqiptarizmit në Kosovë

Fajtorë për radikalizimin fetar të shoqërisë sonë nuk janë serbët, fajtorë janë shërbëtorët e tyre shqiptar albanofob.

Fahri Xharra.21.08.22 Gjakovë



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora