E marte, 27.09.2022, 10:26 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Presionet e pushtuesve për ndryshimin e kostumeve popullore shqiptare

E diele, 01.05.2022, 07:55 PM


Presionet e pushtuesve për ndryshimin e kostumeve popullore shqiptare

Nga Qazim Namani

Shqiptarët në vitin 1826 u ngritën në kryengritje për shkak të reformave të reja në P. Osmane, kur shqiptarëve ju mohoheshin të gjitha të drejtat qytetare dhe kombëtare. Këto reforma e shprehnin hapur programin për asimilimin e shqiptarëve, andaj kryengritësit shqiptarë nën udhëheqjen e Mustafa Pash Bushatliut, portës së lartë ju drejtuan me këto kërkesa:

1. Të drejta të barabarta me boshnjakët brenda P. Osmane. Kjo tregon se shqiptarët kishin shumë më pak të drejta se sa boshnjakët dhe popujt tjerë!

2. Administrata e brendshme kërkohej të jetë në gjuhën shqipe.

3. Si shenjë të identitetit kombëtar, kërkohej që të njihej veshja popullore shqiptare. Kjo do të thotë se në atë periudhë shqiptarëve ju ndalohej veshja e tyre kombëtare!

4. Porta e lartë të ju njehe shqiptarëve privilegjet dhe  liritë e fiseve shqiptare. Edhe sipas kërkesave të kësaj pike tregohet mohimi i të drejtave të traditave fisnore shqiptare.

Dëshmi nga kërkesa e vitit 1826 që P. Osmane të ju lejoj shqiptarëve veshjen kombëtare

Siç shihet në bazë të këtyre burimeve, gjatë shekullit XIX populli shqiptar ishte nën trusnin e asimilimit dhe tjetërsimit nga dy perandoritë më të mëdha të kohës, P. Osmane dhe Rusisë. Me keq ardhje duhet ta pranojmë se ishte populli i vetëm evropian tërësisht i vetmuar karshi presioneve, vrasjeve dhe programeve për asimilim dhe zhdukjen e kësaj popullate të lashtë! Feudalët dhe pashallarët shqiptar në këtë kohë nuk kishin platform kombëtare.

Dëshmi që P. Osmane me reformat e reja,  që i fillojë ne fillim te shekullit XIX, shqiptarëve ju ndaloi veshjen kombëtare duke e ndaluar edhe Plisin e bardhë

P. Osmane pasi i bëri publike reformat e filluara, dhe nga shqiptarët u kuptua se ju cenoheshin të drejtat elementare kombëtare, këto reforma u kundërshtuan. Të gjithë feudalët shqiptar në të gjitha trevat u ngritën në kryengritje. Të gjithë kryengritësit shqiptar si uniformë e kishin veshjen kombëtare dhe në kokë e bartnin Plisin e Bardhë.

Plisi dhe kapela e kuqe osmane, fotot janë marrë nga interneti

Me reformat e “Tanzimatit”, popullata shqiptare përjetojë edhe një ndarje të thellë etno-kulturore, sepse me këto reforma u bë identifikimi i kombit me fenë, duke u formuar milete të ndrushme brenda popullit shqiptar.

Sipas këtyre reformave, shqiptarët mysliman tani më regjistroheshin si osmanlinj, edhe pse gjuha, raca, muzika dhe zakonet ishin krejt të ndryshme me osmanlinjtë.

Zbatimi me dhunë i reformave në trojet shqiptare, që u përmbyllë me përmbysjen e pashallëqeve, popullin tonë e lanë në kulmin e varfërisë dhe shkallën më të lartë të analfabetizmit në Evropë.

Pashallarët shqiptarë, ishin të përqarë mes veti, andaj nuk kishin bërë asgjë për zhvillimin e arsimit, kulturës e teknologjisë në hap me kohën dhe trendin e zhvillimeve në rajon.

Zhvilimi i hovëshëm teknologjik e industrial, shkencor, kulturor e administrativ në shtetet evropiane, ishte në kundërshtim të plotë, me rendin feudal që zbatohej në Perandorinë Osmane, pashallarët shqiptar nuk bënë asnjë hap, për tu orientuar kah vendet e zhvilluara evropiane, por synonin që ta marrin kontrollin në drejtimin e P. Osmane.

P. Osmane duke i shtypur shqiptarët përfitojë shumë: ia zgjati jetën vetvetes, vjeli taksa, rekrutojë ushtarë të shumtë, dhe duke mos lejuar zhvillimin kulturor dhe arsimin në gjuhën amtare, e përfitojë për vete trurin e kësaj popullate.

Gjatë tre shekujve të fundit të sundimit të Perandorisë Osmane, nga pamundësia e shkollimit të rinisë shqiptare në trojet e veta, ata detyroheshin të vijojnë mësimet në gjuhë tjetër dhe vise tjera të P. Osmane. Arsimimi i të rinjve shqiptarë në shkollat osmane ndikojë që shumë shqiptar të zënë poste të larta kulturore, shkencore, ushtarake e administrative në institucionet shtetërore osmane.

Shqiptarët e arsimuar në P. Osmane i kanë meritat më të mëdha për krijimin e institucioneve më të rëndësishme në kulturë, arsim, administratë dhe shkencë në P.Osmane, pa pasur mundësinë që të kontribuojnë  në vendlindjet e tyre, për të filluar me hapjen e shkollave fillore në gjuhën amtare. Shqiptarët i krijuan P. Osmane Universitetin, himnin kombëtar, administratën, pa pasur mundësi ta ndihmojnë popullin e vet që ishte në gjendje të mjerë.

Mendoj se duke i analizuar me hollësi sjelljet e pashallarëve shqiptar ndaj popullit tonë, duhet bërë një ri studim duke zbatuar metodologjinë dhe kriteret shkencore për ti bërë publike dëmet e shkaktuara nga këta pashallarë, gjatë tre shekujve të fundit të sundimit osman.

Pas nënshkrimit të traktatit të Parisit në vitin 1856, Rusia filloi që ti nxitë për kryengritje të krishterët në Ballkan. Bazuar në platformën e këtyre projekteve, rusët i nxitën malazezët që të sulmojnë disa fortifikime, që mbaheshin nga rezervistët mysliman shqiptar. Pas kësaj kryengritje P. Osmane mobilizoi ushtarë nga masat popullore të Sanxhakut të Nishit, që kryesisht ishin shqiptar, për të shuar kryengritjet në Malin e Zi.

Pa ashtu në vitin 1856, P. Osmane i bëri reformat për prona, për të përfituar sa më shumë të ardhura u lejua shit blerja e pronave. Pronat ju lejuan që të shiten nga kaxhabashi (Krye plak i fshatrave të krshtera). Kjo krijojë edhe më shumë varfëri dhe konflikte te popullata shqiptare. Shqiptarët tani përveç që vriteshin në luiftëra për interesa të P. Osmane filluan që të vriten edhe mes veti për prona.

Perandoria Osmane në gjysmën e shekullit XIX, ishte zhytur thellë në prapambetje, krahasuar me shtetet evropiane që në atë kohë kishin hyrë në një zhvillim të hovshëm ekonomik e kulturor.

Ndër shkaqet kryesore të prapambetjes së P. Osmane, pa dyshim se ishte sistemi i dobët, dhe i korruptuar, ku dominonte shtypja e popujve, despotizmi, injoranca që e shoqëronin aparatin shtetëror me avantura të shfrenuara të pushtetarëve të pa aftë për ta zhvilluar vendin e tyre. Në këtë periudhe P. Osmane, kishte mbetur prapa për kah zhvillimi ekonomik dhe ushtarak , nuk kishte reforma në arsim e kulturë.

Popullata e vendit ishte zhytur në analfabetizëm, bëhej mobilizimi i dhunëshem i meshkujve të aftë për luftë, dhe në përgjithësi fshjatrat kishin mbetur pa shkolla dhe fuqi pune.

Foto 1. Arrestimi i shqiptareve nga ushtria turke më 1912 në Shkup, foto 2. Arrestimi i shqiptarëve nga ushtria serbe më 1912 në Shkup

Në trevat shqiptare nuk lejoheshin shkollat në gjuhën shqipe. Në mungesë të shkollave shqipe disa nga familjet shqiptare të krishtera u detyruan që fëmijët e tyre ti dërgojnë në shkolla sllave, greke e latine. Kjo ndikoj dukshëm edhe në asimilimin e disa fshatrave shqiptare në komunitete tjera pasi që edhe në familje filluan të përdorin gjuhën që fëmijët i mësonin në shkolla.

Popullata shqiptare që u detyrua të pranojë fenë islame mbeti tërësisht jashtë sistemit arsimor. Fëmijët e familjeve që e kishin pranuar fenë islame dërgoheshin në mejtepe të ulëta në të cilat mësohej praktika e zbatimit të fesë.

Në shumë vendbanime vetëm hoxhallarët ishin ata që dinin shkrim e lexim, po edhe kjo kategori e shoqërisë ishte në shërbim të pushtetit që i zbatonte politikat e manipulimit të popullatës dhe konvertimit në fenë islame.

Të gjithë ata që e kundërshtonin pushtetin e P. Osmane, arrestoheshin dhe dërgoheshin për të vuajtur dënimin në shkret irat e Azisë.

Nga organizata e fshehtë “Cerna Ruka”, që vepronte në Shkup dhe viset tjera rreth lumit Vardar, u kryen krimet më të rënda ndaj popullatës myslimane shqiptare. Shqiptarët nga aksionet e pjesëtarëve të kësaj organizate u masakruan në mënyra të ndryshme. Shqiptarët në vazhdimësi ishin të ndjekur, të vrarë, të dhunuar, dhe shpesh herë nga aksionet e bandave të tyre  kufomat e shqiptarëve të vrarë  hidheshin në lumin Vardar.

Luftërat ballkanike dëshmuan se shqiptarët ishin tërësisht të pa mbrojtur, dhe të pa trajtuar si krijesa njerëzore edhe nga faktori ndërkombëtar. Shqiptarët tani më kishin mbetur i vetmi popull në Evropë, pa arsim në gjuhën kombëtare, me ekonomi familjare shumë të varfër, popull i ndarë në fe regjione, popull i shfrytëzuar për interesa të veta nga pushtuesi 500 vjeçar, që në fund e çarmatosi, e dhunoi dhe e braktisi duke e lënë në mëshirën e fqinjëve barbarë.

Siç shihet nga këto burime, popullata shqiptare ishte shumë e pa përgatitur për të mbrojtur kufirin nga sulmet e ushtrive ballkanike

Gazetari austriak Leo Frojdlih, edhe ky me origjinë hebraike, autor i librit “Golgotha Shqiptare”, i përshkruante masakrat e serbëve në vjeshtën e vitit 1912, deri në pranverën e 1913-s, në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni: “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve.[1]

Në Vrajë  pranë gazetarëve të huaj qëndronte princi Alexis Karagjorgjeviq i cili ishte djali i axhës së mbretit Petar Karagjorgjeviq. Para  gazetarëve të huaj Petar Karagjorgjeviq deklaronte se kjo luftë do ti sjell Ballkanit përparim kulturorë. Në qytetin e Vrajës festohej për fitoret e ushtrisë serbe në betejat e frontit. Në këto anë çdo banorë që shihej me Plisë të bardhë, arrestohej dhe vritej.

Në fillim të vitit 1913, në qytetin e Pejës u formua shoqëria “Idea Serbe”, qëllimi i së cilës ishte krishterimi i myslimanëve. Deri më 21 mars të vitit 1913, sipas dokumenteve zyrtare, në qytetin e Pejës u konvertuan 5000 myslimanë. Të gjithë shqiptarëve të konvertuar malazezët dhe serbët ju hiqnin plisin e bardhë, dhe ju venin kapela serbe.

Nga dhuna që e kishin ushtruar Ushtria serbe vetëm në Lumë ndaj popullatës shqiptare dokumentet serbe dëshmojnë për djegien e të gjitha shtëpive dhe vrasjen e më shume se 700 grave e fëmijëve.

Foto 1. Shqiptarët e fshatrave të Bujanocit të zënë rob nga ushtria serbe gjatë luftërave ballkanike, Foto 2 Shaban Azizi, nga fshati Ramabuq, komuna e Bujanocit, ishte 101 vjeçar, kur vdiq në vitin 2016[2]

Me të njëjtin program u veprua edhe në Sjenicë, Bjellopole e Tregun e ri. Në ato vise ishin kryer vrasje dhunë dhe konvertime në fenë ortodokse. Shqiptarët e atyre viseve vriteshin nëse deklaroheshin si shqiptarë, shumë prej tyre u serbizuan, ndërsa ata që mbetën në fenë islame u regjistruan si boshnjak, duke u shtyrë që ta mohojnë përkatësinë e tyre etnike shqiptare.

Foto 1. Isa Boletini dhe gazetari Leo Freundlic, Foto 2. Shqiptarët nga Tregu i Ri, pa Plisa të bardhë në kokë, fotografuar në vitin 1915

Në vendbanimet shqiptare përgjatë lumenjve Morava dhe Vardar, përjetuan dhunë masive ndaj popullatës civile, nga dhuna nuk u kursyen as gratë dhe fëmijët.

Sipas rrëfimeve të njerëzve të moshuar të kësaj ane, në tokat shqiptare të kësaj treve shpeshë herë u vërsulën ushtri barbare serbe, ruse e bullgare, të cilët kryen shumë masakra, vrasje, djegje të shtëpive, vjedhje materiale dhe objektet e kulturës. Këto formacione ushtarake sllave i vritnin të gjithë burrat që mbanin Plisa të bardhë, ndërsa i kursenin ata të cilët e bartënin Plisin e zi apo edhe fesin turk.

Nga burimet historike është dëshmuar se një numër i madh i serbëve të anës së Moravës dhe Vardarit, ishin shqiptar ortodoksë që u serbizuan në dekadat e fundit të shekullit XIX. Këtë e dëshmojnë edhe vet studiuesit serbë, gjatë hulumtimeve në terren në mes të dy luftërave botërore.

Atanasje Urosevic, shkruan se serbët para çlirimit bartnin gardërobën e njëjtë sikurse shqiptarët, në kokë e mbanin Plisin, nga libri i Atanasje U.“Gornja Morava i Izmornik”

Gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë vitit 1941, trevat shqiptare që mbetën nën kontrollin e Bullgarisë, popullata shqiptare e këtyre trojeve pësojë dhunë dhe vrasje nga ushtria bullgare

Bazuar në dokumentet e kohës, në muajin Maji itë vitit 1941, ushtria bullgare kishte kryer dhjetra aksione për arrestime, përdhunime, e masakra mbi popullsinë shqiptare, duke i kërcënuar e detyruar ata të mos e përdornin qeleshen e bardhë, e cila ishte simboli dallues dhe kombëtar i shqiptarëve autokton në këto toka.[3]

Denoncimin mbi masakrat e kishin bërë një grup burrash nga paria e shqiptarëve të Shkupit, të cilët kishin arritur të arratiseshin nga Shkupi në Tetovë e prej andej në Tiranë, dhe kishin mbërritur në dyert e Këshillit të Ministrave dhe në Ministrinë e Brendshme. Më poshtë e sjellim të plotë denoncimin e tyre dërguar një kopje kyeministrit të kësaj periudhe, Shefqet bej Vërlaci:[4]

Ndër të tjera në deklaratën e shqiptarëve të arraitur nga Shkupi për dhunën e ushtrisë bullgare shkruan: Me 11 Maj 1941, në Shkup, kanë burgosun avokatin shqiptar Shaip Presheva dhe Jahja Kumanovën, Ejup Verisoviqin bashkë me 50 vetë të tjerë, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë të konsideruem fajtorë për nëj faj të vetëm: pse barshin qeleshen e bardhë shqiptare, që dëshmonte kombësinë e tyre shqiptare.[5]

Denoncimin mbi masakrat bullgare ndaj popullit shqiptar, që e kishin bërë një grup burrash nga paria e shqiptarëve të Shkupit [6]

Me 13 Maj 1941, ditë tregu në Shkup, nëpër rrugat kryesore të qytetit, nga të cilat mbërrijnë, për çdo ditë tregu, popullsinat shqiptare të rrethit të Shkupit në qytet, ushtrija bullgare kishte nxjerrun reparte me pushkë dhe mitraljoza, të ngarkuem që tu hiqshin  gjithë shqiptarëve me të mirë ose me dhunë, qeleshen e tyre të bardhë tradicionale. Por shqiptarët , që me anë të qeleshes mbrojnë edhe karakteristikën e tyre të kombësisë, kanë refuzue që t’i heqin. Atëherë, ushtrija bullgare, ka kapun dhe burgosun, vetëm në nji udhë kryesore, ma se 300 shqiptarë. Po atë ditë, në rrugën e quejtun “Tophane” janë kapun me përdhunë prej katundarëve shqiptarë ma se 300 qeleshe të bardha dhe grisun nga ushtrija bulgare përpara tyne. Ata që refuzojshin ti dorëzojshin qeleshet, edhe ndër udhë të tjera, janë kapur dhe hedhun në burgje. Sasija e të burgosunve shqiptarë në Shkup i kapërcen të 600 vetve.[7]

Të njëjtin program për vrashjen e shqiptarëve e kishin edhe çetnikët serbë, por nuk patën mundësi të zbatojnë planet e tyre gjatë kontrollit të ushtrisë italiane në trevat shqiptare që njiheshin si zona e Italisë.

Të gjitha formacionet çetnike që vepronin gjatë Luftës së Dytë Botërore, në qeverinë e Nediqit, në programet e tyre si platformë e kishin zhdukjen e shqiptarëve, madje edhe e kishin shkruar se kur të ju jepet mundësia nuk do të lënë asnjë njeri që bartë Plisë të bardhë, por të gjithë do ti vrasim dhe kokat e tyre do ti hedhim në lumenj.

Njëri nga liderët e njohur shqiptar i cili gjatë përvojës së tij për shkaqe të sigurisë e kishte bartur Plisin e Zi ishte edhe Sylë Hotla, për të cilin po japim disa të dhana për aktivitetet kombëtare të tij.

Sylejman Asip Sylejmani (Sule Hotla) nga fshati Hotël, komuna e Kumanova dhe djali i tij me Plisa të zinj

Sylejman Asip Sylejmani, i cili në popull njihet si Sylë Hotla, ka lindur në vitin 1875, në fshatin Hotël të Likovës – Kumanovës.

Prej vitit 1927 e deri më 1941, ai ishte udhëheqës i të ashtuquajturës Komunë e Mateçit, në të cilën përfshiheshin shumica e fshatrave malore të Karadakut të Kumanovës në Banovinën e Vardarit.[8]

Deri në vitin 1941, kur filloi Lufta e Dytë Botrore, Sulë Hotla ka qenë aktiv për mbrojtjen e interesave të popullatës shqiptare.

Me vendosjen e bullgarëve në këto anë, Sulë Hotla do të arrijë të emrohet Komandant i stacionit policor në Mateç. Me këtë rast, Sula fillimisht do t’i veshë me uniformë 30 policë shqiptarë, nga të cilët 20 të fshatit Mateç, kurse të tjerët nga fshatrat tjera shqiptare të Karadakut.[9]

Sula shumë shpejtë do të lidhet me veprimtarë të shquar antikomunistë nga Kosova e Shqipëria, të cilët nuk do të zgjedhin mjete dhe metoda në luftën për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.[10]

Me kapitullimin e Bullgarisë fashiste në shtator 1944, u mbajtë një kuvend nga balli Kombëtar në malet e sharit, për ta mbrojtur popullatën shqiptare nga forcat ushtarake serbe dhe maqedone. Ai së bashku me Mulla Idrizin, Ibrahim kelmendin u mobilizuan kundeër masakrave që i kryan komunistet serbë në vjeshten e vitit 1944 në Preshevë.

Më 17 dhjetor 1944, me pjesëmarrjne e mëse 1000 burrave, në Zarbincë të Galabit të Bujanocit u mbajt kuvendi i themelues i Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore, nën drejtimin e Mulla Idriz Gjilanit, i cili u zgjodh edhe komandant i forcave vullnetare shqiptare. Por, pas Kuvendit të Dërventit, në prill të vitit 1945, të udhëhequr prej Sulë Hotlës, do të vështirësohet aktiviteti politik dhe luftarak i Sulës për rezistencën shqiptare në viset e Kumanovës dhe të Shkupit. Prej tashti, Sulë Hotla do të detyrohet të kalojë një jetë shumë konspirative, i strehuar në familjet me besnike shqiptare.[11]

Sulë Hotla me tre-katër bashkëluftëtarë do të merr pjesë edhe në Kuvendin e Kopilaçës mbi Tanushë të mbajtur më 15-16 gusht 1945. Kuvendi ishte thirrur nga Shtabi Suprem i Kosovës, ndërsa kishte për qëllim riorganizimin e luftës së çetave nacionaliste vullnetare shqiptare.

Gjatë fundit të vitit 1945, u organizua një lëvizje e re  që e drejtonte Gjon Sereçi. Ishte kjo Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare, e quajtur NDSH me të cilën bashkëpunoi edhe Sylë Hotla.

Pas këtyre aktiviteteve Sylë Hotla me shokët e tij vazhdon që qëndroj i strehuar në disa familje duke tentuar që të del jashtë vendit për ta vazhduar aktivitetin në ilegalitet.

Në malin e Pelisterit, në këtë pikë jugore me kufirin grek. Nga agjentet e sigurimit Sylën dhe të gjithë shokët e tij ranë në duart e OZN-as, të nesërmen të gjithë transferohen në Shkup, dhe ekzekutohen nga komunistet me 11 tetorit 1947.[12]

Nga përndjekjet dhe vuajtjet që i pësuan shqiptarët gjatë pushtimit të tokave të tyrë nga ushtritë barbare bullgare e serbe gjatë shekullit XX, shumë qytetar të këtyre trevave për të shpëtuar më lehtë nga presionet e pushtetit barten Plisa të zi. Njëri nga banorët e Gjilanit i cili e barti Plisin e zi ishte edhe Ahmet Miftari, për të cilin po japim në pika të shkurta disa të dhëna nga jeta e tij.

Ahmet Miftari i lindur me 5 maj 1917, në Gjilan, qyshë në moshën tre vjeçare kishte mbetur jetim, Ahmetin e marin për ta rritur daja i tij Hazir Korça në fshatin Gmicë. Në boshën 22 vjeçare ju bashkangjitet forcave shqiptare për mbrojtjen e kufirit me Serbinë. Në fund të luftës Ahmeti si shumë bashkëvendas të tij dërgohët në Tivarë e deri në Kroaci. Pas mbarimit të luftës kthehet në qytetin e Gjilanit, dhe aty e fillon jetën nga fillimi. Ka punuar si mjeshtër ndërtimi në ndërmarrjen ndërtimore “Morava e Bincës” ku edhe penzionohet. Ahmaeti ka ndrruar jete me datën 09 nëntor 2001 në qytetin e Gjilanit. Fotoja është realizuar rreth vitit 1970.

Ahmet Miftari nga qyteti i Gjilanit

Nga dhuna që e kishin pësuar shqiptarët e anës së lumenjve Moravë dhe Vardar, nga ushtria serbe dhe bullgare, shumë banorë të këtyre anëve, deri në fund të shekullit XX, në kokë e bartën Plisin e Zi

Foto 1. Rakip Hasani, fshati Tanushë Shkup, Foto 2. Beqir Masllan i Masllanve Brezes, i Shkupit



[2] Bujanoci rajoni press 08:23, 17 Qershor, 2016

[4] Po aty

[5] Po aty

[7] Po aty

[9] Po aty

[10] Po aty

[11] Po aty

[12] Po aty



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Ndryshimi i veshjes brenda një fisi dhe familje shqiptare pas krizës lindore 1879/1880 Qazim Namani: Veshja kombëtare e popullit tonë dëshmi e vlerave më të larta të artit evropian Qazim Namani: Gjurmët historike dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen e Medvegjës Qazim Namani: Dëshmi e artit tradicional parahistorik dhe atij dardan Qazim Namani: Simbolet e kultit te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Hebrenjtë në Kosovë mes dy luftërave botërore 1918-1941 Qazim Namani: Çetnikët serbë, ndjekës të popullatës hebraike në Serbi dhe Kosovë, shqiptarët rrezikuan për mbrojtjen e tyre Qazim Namani: Shpëtimi i hebrenjve nga popullata shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Malësinë e Galabit Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale Qazim Namani: Serbizimi i familjes Gjaka në fshatin Shillovë të Gjilanit Qazim Namani: Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë sipas historiografisë serbe Qazim Namani & Emin Sallahu: Oxhaku në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës Qazim Namani: Falsifikimet e hartës së atlasit të V. M. Coronelli-t të botuar më 1689 në Venedik Qazim Namani: Gjurmë të mbishkrimeve në gurë në territorin e Dardanisë Qëndrore Qazim Namani: Rrënimi i kishës katolike në fshatin Keqekollë Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore! Qazim Namani: Gjurmët historike dhe arkeologjike në qytetin mesjetar të Bërvenikut Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora