E marte, 19.03.2024, 06:11 AM (GMT)

Faleminderit

Ibrahim Kabili: Hasan Prishtina, atdhetari që shkriu jetën dhe pasurinë e tij për çështjen kombëtare

E shtune, 26.03.2022, 08:15 PM



Hasan Prishtina, atdhetari që shkriu jetën dhe pasurinë e tij për çështjen kombëtare

Nga Ibrahim Kabili

E bukur është historia! A të e bëjnë njerëzit dhe e shkruajnë historianët. Shpesh herë këto të fundit e deformojnë atë. Kjo ndodh shpesh kur në mes futet politika...Për ironi të fatit kjo ka ndodhur disi edhe me vlerësimin e figurës së patriotit Hasan Prishtina.

Mua më ka tërhequr shumë kjo figurë me jetën dhe veprimtarinë patriotike të tij. Duke lexuar me vite të tëra për të, figura e tij sa vinte dhe merrte një shkëlqim më të plotë. Meqenëse Ai, dhe shokët e tij të "llogoreve, - si ": Ismail Qemali, Fan Noli, Bajram Curri, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi, Idrez Seferi,  etj. më kanë motivuar në trajtimin e historisë mendova që si "kompensim" të vogël ndaj tyre, të shkruaj diçka. Këto rreshta që po shruaj janë akumuluar në vite tek unë... Radhët simbolike që unë po shkruaj, dhe shkrimet e shumta të autorëve të tjerë, le të vijnë më shpejtë tek mësuesit e rinj të historisë dhe lexuesit e tjerë... Koha dhe mjetet e sotme na e kanë mundësuar shumë mirë këtë.

Hasan Prishtina lindi më 27.04.1873 në Vushtri. Me origjinë familja e tij ishte nga Polaci i Drenicës. Lindi në një familje me tradita pariotike dhe atdhetare. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në gjimnazin francez të Selanikut. Arsimin e lartë e mbaroi për drejtësi në Stamboll me rezultate të shkëlqyera. Mbas mbarimit të shkollës kthehet në Shkup ku u angazhua me Klubin "Bashkimi" dhe qe tepër aktiv. Gjendja ekonomike dhe shoqërore e vendit qe e rëndë. Nga njëra anë sundimi turk ishte në grahmat e fundit dhe xhonturqit shtuan raprazaljet ndaj shqiptarëve. Fqinjët u turrën si tigra ndaj territoreve shqiptare. Figurat e shquara të kombit tonë nuk bënë sehir por e kundërshtuan këtë.

Në forma të ndryshme ato filluan të organizojnë qëndresën dhe përgatitjet për fillimin e kryengritjes së përgjithshme. Kjo u bë në disa faza duke shfrytëzuar maksimalisht rrethanat e kohës. Hasan Prishtina luajti një rol të madh në këtë drejtim. Ai e filloi këtë veprimtari që në parlamentin osman. U zgjodh dy herë deputet në këtë parlament si përfaqësues i Prishtinës. Ai si deputet ishte  zëri më i fuqishëm në mbrojte të çështjes shqiptare, në shtrimin e problemeve të tyre, në mbrojtjen e të drejtave të nëpërkëmbura nga turqit, duke e treguar veten si një politikan i madh. Ai i doli zot vendit dhe kombit të tij në momentet të vështira historike. Hapi, botoi dhe ka qenë drejtor i gazetës së  përditshmes "Afërdita", e cila luajti një rol të madh në ndërgjegjësimin shqiptarët në shtypin e atyre viteve. Koha më pas vërtetoi se misioni i tij qe i lartë dhe shumë fisnik. Misioni i lëvizjes kombërare, qe çlirimi përfundimtar nga osmanët, dhe më pas nga serbo-sllavët. Këtij ideali ai i qëndroi deri në momentet e fundit të jetës së tjj...

Në vitin 1912 Prishtina nuk zgjidhet më deputet në parlamentin turk. Fillon punën ikegale në Stamboll së bashku me patriotët e tjerë për shpëtimin e Shqipërisë. Këtu u mor vendimi i madh për fillimin e kryengritjes së përgjithëshme në Shqipëri. U ndanë detyrat, ai kthehet në Kosovë, ndërsa Ismail Qemali ndërmori udhëtimin e famshëm diplomatik në kancelaritë e qarqet diplomatike të Evropës. Nën drejtimin e H.Prishtinës, B.Currit, I.Boletinit, I.Seferit, etj. lëvizja kryengritëse mori përmasa të mëdha. Gjatë periudhës 5 maj deri më 18 gusht kryengritësit shqiptar me Hasan Prishtinën në krye çliruan Vilajetin e Kosovës dhe zunë Shkupin. U pranuan 12 nga 14 kërkesat e Hasan Prishtinës. Kryengritja mori përmasa gjithëkombëtare dhe çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo përbën ngjarjen më të madhe për shqiptarët pas 500 vjet robërie. Në këtë kohë u bë  padrejtësia më e madhe. Fuqitë e Mëdha u dhanë fqinjëve më shumë se gjysmën e territoreve tona. Kjo shkaktoi indinjatë dhe reagim te patriotët dhe populli shqiptar. Ato kishin luftuar dhe vazhdonin të vepronin për bashkimin kombëtar. Një nga patriotët qe edhe Hasan Prishtina. Ai qe diplomat, politikan, atdhetar dhe një nga mendjet më të ndritura të kombit tonë. I doli zot vendit në momentet më kritike dhe krahas rrugës diplomatike luftoi edhe me armë në dorë kundër pushtuesve. Veprimtaria politike e Hasan Prishtinës është gjërë dhe e madhe. Për këtë ai është admiruar nga shqiptarët por edhe urryer nga armiqtë dhe tradhëtarët e kombit. Eshtë burgosur disa herë dhe i janë bërë disa atentate...

Disa nga kontributet dhe veprimtaritë e Hasan Prishtinës:

?Ka qenë udhëheqës dhe ideolog i shquar i Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912.

?Në vitin 1913 emërohet Ministër i Bujqësisë dhe i Punëve të Brendëshme në qeverinë e Ismail Qemalit.

? Emërohet Ministër i Punëve Botore në Qeverinë e Turhan Pashë Përmetit.

?Merr pjesë aktive për shumë kohë në organizimin e rezistencë popullore dhe lëvizjes kundra armikut serb në Kosovë.

?Më 1918 kur Kosova pushtohet nga forcat serbe largohet për në Vjenë. Atje tregohet shumë aktiv. Shkëmben letërkëmbime me udhëheqësit e vendeve të mëdha duke kërkuar të viheshin në vend të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës. I dërgon letër edhe presidentit Willson.

?Më 1918 së bashku me Kadri Prishtinën, Bajram Currin etj. formuan Komitetin "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës".

?Më 1919 u emërua kryetar i delegacionit të Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" ku do të kërkonte bashkimin e territoreve shqiptare të ish Vilajetit të Kosovës me shtetin shqiptar.

?Mori pjesë aktive për organizimin dhe mbajtjen e Kongresit të Lushnjës në vitin 1920.

?Në vitin 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në Parlamentin Shqiptar.

?Në vitin 1921 zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Paqëndrueshmëria politike dhe lufta e egër për pushtet bëri që ai të rrinte në këtë detyrë vetëm 6 ditë dhe të tërhiqej.

?Në janar 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshje me Beogradin që ushtria serbe, ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe patriotët e tjerë edhe në territorin e shtetit shqiptar... Sa keq për qeverinë. Sa turp për firmëtarët..

?Në vitin 1923 Hasan Prshtina, Bajram Curri dhe të tjerë organizuan një kryengritje të armatosur kundra serbëve në Kosovë. Pas dështimit të saj, 3500 kosovar u përzunë për në Turqi. Në vitet 1921, 1922, 1923 ai shquhet si një opozitar i flaktë.

?Përkrah Nolit dhe opozitës luajti një rol të madh në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924. Pas dështimit të tij, largohet dhe vendoset me banim në Austri. Gjatë periudhës së emigracionit në vitet 1925-33, Hasan Prishtina qëndron në krahun përparimtar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

?Pas dëbimin nga austriakët më 22.06.1933 shkon dhe vendoset me banim në Selanik.

?Vritet pabesisht pas shpine më 13 gusht 1933 në Selanik, nga Ibrahim Çela. E natyrisht vrasësi e bëri atentatin me porosi të Zogut...

?Hasan Prishtina deri në fund të jetës së tij qe idhtar i bashkimit kombëtar dhe politikani që shkriu jetën dhe pasurinë e tij për kombin.

Ky është modeli i politikanit dhe udhëheqësit ideal që duhet të ndiqet nga politikanët e sotëm në mbarë trojet shqiptare. Në të kundërt këto politikanë do ikin pa lënë asnjë gjurmë...

Vrasja që u bë qe një krim shumë i rëndë. Kjo bëri bujë dhe u prit me indinjatë të madhe nga rrethet patioike dhe shqiptarët. Gazeta greke "Maqedonia e Re" ndër të tjera shkruante:

"Vrasësi pohonte se vrasjen e kishte kryer për qëllime politike. Ai pretendonte se ish kryeministri i atdheut të tij ishte komit, dhe bashkëpunonte me bullgarët e maqedonasit, dhe donin të vritnin Mbretin e Shqiptarëve Ahmet Zogun. Unë thotë, isha pro regjimit të mbretit dhe nuk dëshiroja të bëhesha vegël e Hasan Prishtinës. Sipas dëshmive të tij, ai ishte thirrur nga Hasan Prishtina dhe ky i fundit i kishte kërkuar që të  vriste Zogun".

Pas vrasjes së Hasan Prishtinës, Gazeta "Ora e Shqipnisë" që botohej nga emigrantët dhqiotar të Vjenës nën titullin: "Koburja e tiranvet dhe gjoksi i patriotëve", do shkruante: "...Bisha nuk është nginjun më... Nuk mjaftoi  gjaku i Elez Isufit, Luigj Gurakuqit, Zija Dibrës, Bajram Currit dhe i sa e sa të tjerëve...". Zogu qe armiku kryesor i Prishtinës, pati shumë përplasje me të, dhe sipas shumë fakteve, duket se qe ideatori dhe urdhëruesi i vrasjes së Hasan Prishtinës.

Kështu merr fund në mënyrë të trishtë dhe absolutisht të pamerituar jeta e patriotit të madh Hasan Bej Prishtina. "Shqiptari", vret shqiptarin!  Urdhëruesi dhe vrasësi urrehen gjithë jetën për krimin e kryer. Ndërsa të rënët për atdhe si, H. Prishtina dhe të tjerë nderohen në breza. Nderohen nga populli, nderohen nga vegjëlia e çmohen për veprën e tyre. Ata vlerësohen lart pavarësisht ndryshimeve politike e politikanëve në etapa  të caktuara. Emrin e Hasan Prishtinës sot e mbajnë shkolla, institucione, rrugë, shoqata, shoqëri kulturore, etj. Ai shtë vlerësuar me urdhëra e medalje nga krerët e shtetit. Për të janë bërë shkrime, monografi, janë thurur këngë, etj. Ka shumë autorë dhe këngëtarë që e kanë përjetësojnë veprën e Hasan Prishtinës, si: Sali Mani, Ilir Shaqiri, Shaqir Çervadiku, Haki Krasniqi, Shaban Baksi, Rifat Draga, Hysni Klinaku, Qazim Beka, Viktor Mehana, Bexhet Korpuzi, Ansambli "Hasan Prishtina", Vëllezërit; Gashi, Imeraj, Qetaj, Liti etj. Bukur përjetësohet vepra e Hasan Prishtinës në vargjet e të gjithë këngëve. Në dy prej tyre thuhet:

?Mos ma prek Hasan Prishtinën.

Kënduar nga rapsodi legjendë, Sali Mani.

...Tan Kosova çon ushtimën,

Kush e prek Hasan Prishtinën,

Si gjithmonë në pabesi,

Dora e zezë e korbit të zi...

Sa aktual tingëllojnë vargjet e mësipërme...

?Hasan Prishtinës.

Kënduar nga këngëtari i madh Ilir Shaqiri.

...Rrofsh Drenicë oj nanë kreshnike,

Për Hasanin që e rrite,

Dhe Kosovës heroike,

Me këtë trim ftyrën i'a ndrite...

Shumë krenare ndihet Drenica me birin e saj!

Hasan Prishtina me veprën e tij i kaloi kufijtë e origjinës dhe mori përmasat e shqiptarisë!

Ibrahim Kabili

Tiranë më 24.03.2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Arbana Xharra: Pushoi njëra nga zemrat, pa rrahjet e së cilës liria e Kosovës ende nuk do të kishte filluar Sali Berisha: Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar Ibrahim Kabili: Shota dhe Azem Galica sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës Sylejman Morina: Prof. Serxho Dokoza gjithherë në shërbim të komunitetit arbnesh Gani Qarri: Qerim Arifi apo Migjeni harruar i Kosovës Lindore Gani Qarri: Përjetësia e Heroizmit Biblik të Familjes Jashari Mevlud Buci: Luftëtari dhe qëndrestari dibran Bajram Bardulla Jahja Drançolli: 91-vjetori i tragjedisë së quajtur Milan Šufflay Tahir Bezhani: Prof. Dr. Salih Ahmeti, hero i ditëve tona Lekë Mrijaj: Imzot Mark Sopi, Dishepull i vertetë Gjekë Gjonaj: Rënia e dëshmorit Dedë Prëlë Nikollaj, frymëzim për brezat e rinj Ibrahim Kabili: Pavarësia e Shqipërisë mban vulën e Ismail Qemalit Gjekë Gjonaj: Nikë Micakaj, trieshjani 32-vjeçar, viktimë e regjimit komunist Albert Vataj: Kurt Kola, simboli i kalvarit, një jetë që sfidoi Gulagun komunist me zë, zemër dhe penë Eduard Frrokaj: Heroi i Kosovës Gasper Karaqi Albert Vataj: Sot në Ditëlindjen e Shkrimtarit Jahja Drançolli: Si sot, të vitit 1997, Madeleine Albright mori detyrën e Sekretares së Shtetit Enver Bytyçi: Eshte viti i 16-te qe kjo date na vjen pa Doktor Rugoven Gjekë Gjonaj: 110 vjetori i vrasjes së At Andrea Gjekaj nga turqit (2) Ibrahim Kabili: Skënderbeu, simbol i bashkimit të shqiptarëve...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora