Editorial
Gjergj – Bajram Kabashi: Rreth solidarizimit panturk e panislamik të shqiptarëve
E enjte, 16.12.2021, 09:51 PM
Rreth solidarizimit
panturk e panislamik të shqiptarëve të Kosovës e myslimanëve të Bosnjes, që
sipas Nexhmedin Spahiut u dashka ta kenë me Turqinë!
Nga
Gjergj – Bajram Kabashi
Në foto: Medresa e Madhe “Mbreti Aleksander” e Shkupit,
(Velika Medresa “Krala Aleksandra”), e ngritur në Shkup në fillim të shekullit
të kaluar, disa vite pas pushtimit të viseve shqiptare nga Serbia .
Serbia largpamëse për interesat e
veta, mendonte që përmes Islamit ti mbante Shqiptarët (por edhe boshnjakët) të
lidhur me Turqinë si me “vendin e tyre”, në mënyrë që ti dëbonte e shpërngulte
më me lehtësi atje në kohë e rrethana që asaj i shkonin përshtati. Në
shpërnguljen e shqiptarëve rol të madh kanë luajtur shumë hoxhallarë të kësaj
“fidanishteje” (agjent të shërbimit sekret serbomadh të kohës), me përjashtim
të nxënësit të kësaj medreseje Mulla Zekë Berdynajt nga Radaci i Pejës,
filozofit popullor të anëve tona e të burgosurit të njohur të “Goli Otok-ut”,
njëherit udhëheqësit të kryengritjes për mbrojtjen e Masbjeshkës (Sanxhakut).
Zekë Bërdynaj, ka mbetur, pos tjerash, në mbamendjen popullor me fjalën: “Ta
jep dinin, por nuk ta jep Drinin!“.
Do të thotë, ta jep fenë islame po të
jetë nevoja, por nuk ta jep kombin.
Krejt e kundërta është duke ndodhur
sot nga ana e disa islamistëve politik, kryesisht mercenarëve e mendjevasalëve,
të cilët për hirë të “kombit turk” vazhdimisht e shprehin gatishmëri ta japin
kombin (popullin e vet), por jo dinin, fenë!
Nexhmedin Spahiun e njoh qyshkur,
diku që nga fundi i viteve të ’90-ta. Në të kaluarën jam pajtuar me shumë
mendime e angazhime të tij, sidomos nga koha kur jetonte në Tiranë. Ky shkrim i
tij , Vazhdojnë
skandalet e Nexhmedin Spahiut: “Boshnjakët janë më europianë se Shqiptarët!” –
DRINI.us , të cilin mbrëmë ma dërgoj që ta botoja në www.drini.us teologu nga Shkupi, Tim Shkupi, që
dikur ka qenë imam (hoxhë), ka shumë gjëra që nuk ndërlidhen me asnjë realitet,
por janë vetëm paragjykime të nxitura më shumë nga qarqet serbomëdha, sesa nga
ato boshnjake dhe shqiptare, qofshin të Kosovës apo të Shqipërisë.
Identifikimi fetar i boshnjakëve dhe
ky i Shqiptarëve (të Kosovës, kryesisht), është anakronik dhe nuk ndërlidhet me
asnjë kulturë europiane.
Në fakt, thotë profesori Nexhmedin
Spahiu, dallimi mes boshnjakëve e shqiptarëve është se boshnjakët janë më
europianë se shqiptarët, ngase shqiptarët e kanë kompleksin e të qenit
myslimanë, kurse boshnjakët nuk e kanë këtë kompleks.
Si erdhe deri tek përfundimet e tilla
“shkencore”, Nexhmedin i dashur …?
Në të vërtetë qysh përpara luftës së
Bosnjes, Akademiku boshnjak Muhamet Filipoviq ka qenë kundërshtari më i madh i
fetarizimit të shoqërisë boshnjake nga ana e Alija Izetbegoviqit. Alija
Izetbegoviq në historinë e Bosnjes do të mbetët praktikisht njeriu që ia ka
bërë dëmet më të mëdha shoqërisë boshnjake, duke e futur në humnerën e
ngatërresës botërore myslimane.
Muxhahedinët që erdhën nga pjesë të
ndryshme të globit ku jetojnë popujt me përkatësi fetare islame për “ta
ndihmuar Bosnjën”, sot janë pjesë e shoqërisë “muslimane” të Bosnjes, pasi që
luftuan për “fenë e Allahut e Muhamadin” dhe ata tashmë janë integruar duke u
martuar me boshnjake dhe ndihen si pjesë e muslimanizmit të porositur boshnjak.
Madje, “muxhahedinët” më të tmershëm
ishin serbë, të përgatiur nga vet Serbia që ti jipnin pamje (imazh) tjetër
luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Nexhmedin Spahiu nuk duhet të bije në nivel të
shpjegimit të gjërave në këtë mënyrë, duke mos e kuptuar thelbin e islamizimit
në Gadishullin Ilirik, sidomos pasojat e tij pas vitit 1912 në Bosnje e
Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni etj.
Jo vetëm informatat e hidhura nga ky
shkrim i gazetares Diana Rexhepi nga Zagrebi, por edhe shumë e shumë të
tjera (“Muxhahedinët”
e parë që morën pjesë në Luftën e Bosnjes ishin serbë, të trajnuar në poligonin
ushtarak-policor të Nishit – DRINI.us), e tregojnë të vërtetën
ashtu sikurse që është ajo, e jo ndryshe.
Duhet të jesh i painformuar apo
qëllimisht të mos kesh dashur ta kuptosh pjesën e historisë rreth islamizimit
të detyrueshëm të shqiptarëve e të tjerëve qysh nga koha e periudhës së
Mbretërisë së SKS (Kralevina Srba, Kroata i Sllovena), e ti ikësh të vërtetës
së njëmendt se është mu Serbia ajo që me plan-programet e saj shtetërore i ka
dhënë zjarr islamizimit institucional të shqiptarëve, boshnjakëve, shqiptarëve
të Masbjeshkës etj. Dihet që Velika Medresa “Krala Aleksandra” në Shkup ,
qysh në fillim të shekullit të kaluar është ngritur jo vetëm që ti ofroj e mbaj
në lidhje shqiptarët e boshnjakët me Islamin, por parasëgjithash që islami të
jetë “indi” që këta popujj të Gadishullit Ilirik (Ballkanit), ti mbajë të
lidhur me Turqinë.
Madje kjo medrese ka qenë edhe
“fidanishte” e komunistëve jugosllav, që po ashtu sikurse që e dokumenton edhe
historiani Hakif Bajrami nga Prishtina, në krye me vet Josip
Broz Titon dhe Aleksander Rankoviqin, kanë dhjetëra plane e programe si dhe
marrëveshje me Turqinë për shpërnguljen e “arnautëve”, “turqve” e të tjerëve
nga hapësirat e shtetit ish jugosllav.
Historiani dhe krijuesi nga Bjelo
Polje e Malit të Zi, Edin Smailovi? , në studimet e tij e pohon qartë se
“Velika Medresa kralja Aleksandra u Skoplju bila rasadnik komunista”, (Medresa e Madhe Mbreti Aleksandër, ka
qenë fidanishte e komunistëve.)
Për të qenë ironia dhe cinizmi më i
madh, është se edhe vet Mbreti Aleksander Karagjorgjeviq , ka qenë me origjinë
shqiptare prej fisit Kelmend.
Që do të thotë se i asimiluari i
dikurshëm nga shqiptar në serb, Aleksander Karagjorgjeviqi, përdorej nga
serbomëdhenjt e fshehur pas lloj-lloj ideologjie, për islamizimin dhe dëbimin e
shqiptarëve nga vatrat e veta të sërlashta!
Sikurse Dje, ashtu edhe Sot!
Përpos shumë mendimeve të gabuara ,
për shkak se bazohet e mbështetet vetëm në përkatësinë religjioze të një pjese
të shqiptarëve, Nexhmedin Spahiu e bënë edhe këtë gabim të paimagjinueshëm për
një person që thirret në aq shumë shkolla e studime të kryera.
Ja se çka thotë:
“Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë
do të duhej të ishte në unison me boshnjakët, jo për faktin se boshnjakët janë
myslimanë, po për faktin se janë viktima të të njëjtit agresor. Do të duhet ta
kenë aleat strategjik Turqinë, jo për faktin se Turqia është një vend mysliman,
por për shkak se është fuqia më e madhe në rajon, kjo për t’u mbrojtur nga
Serbia, që është fuqia më e madhe pas Turqisë.”
Boshnjakët (apo myslimanët e Bosnjës,
siç ke dëshirë ti quash), janë pjesë e një shteti të përbashkët që përbëhet
edhe prej kroatëve dhe serbëve dhe ata nuk mund të sillen qysh t’ua merr mendja
islamistëve të atjeshëm, kuptohet nëse e duan shtetin e përbashkët me dy
entitetet e tjera.
Shqiptarët, Nexhmedin, nuk janë
viktima vetëm të serbëve nga e kaluara jo aq e largët historike, por janë
viktima edhe të Perandorisë Osmane për shumë shekuj, madje edhe të vet Turqisë
së re, e cila duke e përdorur islamin si fe për ti asimiluar e afruar me idetë
turkomëdha, në disa periudha të shekullit të kaluar shqiptarët e rrahur e
ndjekur nga ish-Jugosllavija, i ka (keq) përdorur për ti vendosur në tokat e
kurdëve e armenëve në Turqinë e sotshme.
Tjetra, sigurisht që e din (apo do të
duhej ta kishe në dijeni!) se marrëdhënie shumë të mira me Turqinë erdoganiste
ka madje edhe Milorad Dodik nga Republika Srpska!
Për marrëdhënjet e shkëlqyera të
Serbisë së Aleksander Vuçiq me Turqinë e Rexhep Taip Erdoganit, nuk kemi se çka
të flasim më shumë, pasi e dijmë të gjithë ne që patëm sy me pa e vesh me
dëgjuar se si Erdogani në Serbi ndihmoj që të forcohet ekonomija serbe dhe
ushtria serbe , e cila nesër-pasnesër mundet sërish të hyj në luftë me Kosovën
dhe në anën tjetër ç’farë investimesh të pandalshme religjioze islamike bëri në
mbarë hapësirat e “Arnautllukut”, sidomos në Kosovë, me qëllim e synim të
rritjes së ndikimit turkomadh ndër një pjesë të shqiptarëve dhe të kalbjes së
ndërgjegjës kombëtare shqiptare përmes investiemeve të tilla me prapavijë
gjeostrategjike neoosmane.
Edhe fotoja me të cilën u ilustrua
shkrimi, Vazhdojnë
skandalet e Nexhmedin Spahiut: “Boshnjakët janë më europianë se Shqiptarët!” –
DRINI.us , është pjesë e “trendit global” për ta
shfytyruar shoqërinë boshnjake, duke e shndërruar atë në “shoqëri myslimane”.
Aty shihen vehabistët e Sarajevës, që protestojnë “për të drejtat e tyre”. Ka
ardhur puna pikërisht aty ku ka dashur Serbia me projektet e saj prijëtare për
ta fetarizuar boshnjakizmin e Bosnjes, pasi si boshnjak ata do të ishin lidhur
historikisht me atë vend që u ka takuar në gjithë rrjedhën e historisë.
Si shoqëri e muslimanizuar ata janë
problem për vetvetën, parasëgjithash për identitetin kombëtar boshnjak.
Miku im i hershëm Nexhmedin Spahiu,
bën gabime me disa prej pikëpamjeve të tij të shfaqura publikisht, që më parë
se shkencore janë paragjykime fetariste.
Në të vërtetë, Shqiptarët e Kosovës,
Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e të Luginës së Preshevës, duhet gjithmonë
të jenë jo vetëm të ndruajtur e mosbesues, por të mos e pranojnë kurrë
identifikimin fetar mysliman që u ofrohet si një “Dhuratë Danajsh” nga
dashakqinjt e Shqiptarizmës gjithandej.
Të gjithë ne, pra edhe ti, jemi vetëm
Shqiptarë, Nexhmedin Spahiu …!
Andaj, dije se në asnjërin vend
europian nuk i intereson kujt përkatësia apo jopërkatësia fetare e tjetrit. Mua
qe 22 vite sa jetoj në Norvegji, kurrë askush nuk më ka pyetur se cila është
përkatësia a jopërkatësia ime fetare.
Ngarkesat e tilla shoveniste
religjioze mund ti gjesh vetëm tek ndonjë shqiptarë i Maqedonisë, që
parasëgjithash do të jetë Musliman apo tek BIK-u i Kosovës, vatra infektuese
turkomadhe e islamizimit të Shqiptarëve.
Nexhmedin,
Diije se une nuk kam pasur kurrë
paragjykime ndaj teje, pasi siç theksova më lartë, dikur ke bërë shumë punë të
mbara, të mira e të vyera, por qëkur ia nise të preokupohesh e të shndërroheshe
në një si pionier i “kombit kosovar”, isha mosbesues ndaj përpjekjeve të tilla
të kota.
A e din, mik, pse po shprehem kështu
…?
Pikësëpari asnjë “komb” (popull), nuk
mund të bëhet a emrohet i tillë apo i atillë me porosi të ngjashme, siç mund ti
shkoj mendja e teket dikujt.
Them përpjekje të kota ,
sepse “kombin kosovar” nuk e pranon pikësëpari asnjë serb i Kosovës, që në
rastin më fatlum për të mirën e tyre duhet të jenë vetëm: Serbë të Kosovës, pra
shtetas lojal të saj, si gjithë të tjerët.
Edhe po ta pranonin serbët e Kosovës
përkatësinë “kombëtare” të “kombit kosovar“, ata nuk do t’i
lejonte Serbia, Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të
Serbisë.
Për Sanxhakun – Masbjeshkën, për të
cilin e kanë dhënë jetën shumë shqiptarë, (në mesin e të cilëve babai im ështe
plagosur rëndë për mbrojtjen e popullatës së tij) dhe qëndrimin e pakuptueshëm
inferior të Shqipërisë e Kosovës ndaj tij, ti Nexhmedin Spahiu ke bukur të
drejtë.
Mirëpo, nuk ke të drejtë kur
preokupimin për të e ndërlidhë me përkatësinë fetare të sanxhakasve. Përkatësia
fetare e sanxhakasve është përdorur e keqpërdorur nga Serbia qe më shumë se 100
vite. Më së shumëti kur i ka shpërngulur në Turqi, duke i vrarë e rrahur me
dajak. Përmes keqpërdorimit të fesë islame, si gjithmonë, Serbia i ka sjellë
gradualisht sanxhakasit në gjendjen e harresës së madhe.
Ata tashmë e kanë humbur gjuhën
Shqipe, paravarësisht që janë shqiptarë me origjinë.
Ndikimi i Turqisë në Sanxhakun e Novi
Pazarit, është katastrofal për sanxhakasit, megjithëse asaj popullate të pa
krah e mbrojtje nga askush, i duket e mirë e në favorin e tyre ai ndikim. Atyre
u duhet qoftë edhe një fjalë e mirë, pavarësisht që mund të jetë e helmët në
brendinë e saj. Herën e fundit kur erdhi Erdogan në Novi Pazar, Vuçiqi e ka
bërë talljen më të madhe të mundshme, duke e mburrur Erdoganin para mediave në
Novi Pazar, se: “Më shumë po të duartrokasin ty, se sa mua …”.
Sjellje tipike e cinizmit serbomadh
…!
Pasi arriti ta shkëpuste me luftë
mizore të ashtuquajturën “Transverzalja e Gjelbër”, duke e futur në mes
krijesën gjenocidale Republika Srpska, Serbisë gjithsesi i duhet “lidhja” e
emocionale e Sanxhakut me Turqinë, vetëm e vetëm që Masbjeshka (Sanxhaku) të
mos rilidhet me Shqiptarët, vëllezërit e saj të vërtetë që i ka në kufi.
Ndërtojua “boshnjakëve” të Sanxhakut
ndonjë hamam apo xhami të Isa Begut dhe ata mbesin të stërlumtur …
Banorët e Masbjeshkës (siç quhet në
popull Sanxhaku), gjithmonë duhen mbrojtur e përkrahur nga ana e Kosovës dhe
Shqipërisë, mirëpo përkatësia fetare e tyre nuk ka se çka të hyj në këtë “mes”
, pasi as Shqipëria e as Kosova nuk e kanë ndonjë “çështje muslimane” për ta
zgjidhur me Bosnjen apo në Sanxhak, por të kujdesen me ngulm për mbrojtjen e të
drejtave dhe lirive njerëzore të atyre shqiptarëve (shumicës së tyre me
origjinë shqiptare, siç e thekson me të drejtë Nexhmedin Spahiu), duke mos u
ndalur për asnjë çast.
Nexhemdin Spahiu …, nuk dua ti jep
vetës të drejtë me të mësue duke i shprehur disa mendime rreth
shkrimit tënd, por po të them miqësisht e hapur se e ke gabim që kërkon
solidarizim të tillë islam me boshnjakët e Bosnjes dhe “boshnjakët” e
Sanxhakut, kur ne nuk jemi popull që identifikohemi me fe, pra popull i pa rrënjë
në tokën e vet ashtu siç janë boshnjakët e mashtruem, por secili prej nesh
është pjesëtar i popullit Shqiptar.
Për fund. Nëse nuk e din, po të njoftoj se “bishti i
ngritur turkomadh”, është ulur e futur “nën bark” pas ngritjes së bazës së
madhe ushtarake të Greqisë kohëve të fundit, pra mu në kufirin me Turqinë dhe
atë bazë nuk e kontrollon vetëm Greqia , por bota perëndimore që Turqinë
neoosmane tashmë është duke e parë si aleatin më të pasigurtë e ngatërrestar të
NATO-s.
____________
Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe
SPAHI m. hist.Feudal në Perandorinë Osmane,
të cilit i jepej një pronë (timar) dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga
bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës me një numër të caktuar
ushtarësh. Timari i spahiut. Ushtria e spahinjve. Fshatarët vuanin nga
bejlerët, pashallarët e spahinjtë. I pinte të gjallë spahiu.
SPAHILLËK m. hist.1. Shërbimi spahiut dhe të drejtat e tij;
sistemi i sundimit të spahinjve. E drejta e spahillëkut. Heqja e sistemit të
spahillëkut.
2. Të ardhurat që nxirrte spahiu duke u marrë të dhjetën fshatarëve; e dhjeta
dhe taksa të tjera që u merreshin me detyrim fshatarëve nga bejlerët. U
kërkonin spahillëkun. Bejlerëve iu prenë spahillëqet.
3. Prona e tokës (timari), mbi të cilin ushtronte të drejtat e tij një spahi.
Të ardhurat nga një spahillëk.
__________
Duhet të theksohet se asnjë Shqiptar/e , Sot, nuk e ka ndonjë
detyrim ndaj Perandorisë Osmane (të dikurshme) e as ndaj Turqisë së sotshme,
neoosmane, pasi periudha e pushtimit turk-osman ka përfunduar në vitin 1912, së
bashku me privilegjet që i kishin nën atë pushtim hoxhallarët,- si njerëzit më
përgjegjës për asimilimin e popullit shqiptarë, sadriazemët (kryeministrat me
origjinë shqiptare), pashallarët, vezirët, spahinjt, qaushët, bejlerët,
agallarët, etj.
Marrëdhënjet ndërshtetërore me
Turqinë gjithsesi duhen forcuar sa më shumë që të jetë e mundur, si me cilindo
shtet tjetër, por marrëdhënjet me kaq shumë investime religjioze turke si deri
tash, pra investimet me bazë religjioze islame, duhen Ndaluar dhe cilido
investim i tillë duhet konsideruar jolegjetim, i paligjshëm dhe fundja
armiqësor, pasi i prekë interesat kombëtare shqiptare dhe e cënon kulturën,
traditën, doket, zakonet dhe historinë kombëtare.