Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Vatra e Amerikës feston 109 vjet Shqipëri!
E diele, 12.12.2021, 09:55 PM
FEDERATA PAN-SHQIPTARE VATRA E AMERIKËS FESTON 109-VJET SHQIPËRI!
Nga
Frank Shkreli
Të
gjithë ata që i ndjellin zi organizatës më të vjetër shqiptaro-amerikane, duke
thënë se “Vatra ka mbaruar”, “s’ka më ndonjë rol për të luajtur”, “misioni i
saj ka marrë fund”, e tjera dashakeqësi të tilla, duhej të ishte i pranishëm në
darkën e organizuar nga kjo federatë historike e komunitetit
shqiptaro-amerikan, mbrëmjen e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor,
2021.
Qëllimi
i këtij komenti të shkurtër nuk është që të shkruaj një kronikë të mbrëmjes –
sepse jam i sigurt se gazeta Dielli, organ i Vatrës, por edhe gazetarë të tjerë
që ishin të pranishëm në darkë, do të pasqyrojnë me korrespeondencat e tyre, në
hollësi, fjalimet dhe zhvillimet e mbrëmjes festive në sallën Eastwood Manor të
lagjes Bronx.
Vatra
e vitit 2021, drejtohet nga Kryetari i ri, Z. Elmi Berisha, një biznesman i
njohur dhe aktivist i dalluar dhe i pa lodhur i komunitetit shqiqptaro-amerikan
dhe ish-përfaqësues i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në
Shtetet e Bashkuara. Z. Berisha është
zgjedhur gati dy vjetë më parë Kryetar i vatrës, me një Kryesi, Bord dhe
antarësi të re. Edhe gazeta Dielli,
organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, gazeta më e vjetër shqiptare që botohet
gjithnjë, ka një Editor të ri, gazetarin energjik, Z. Sokol Paja.
Si
pjesëtar i vjetër dhe pjesëmarrës në shumë aktivitete të komunitetit tonë këtu
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë viteve, vura re mbrëmë se megjithë
sfidat me të cilat është përballur në vitet e fundit, Vatra, është me një
udhëheqje të re dhe efektive, me një antarësi gjithënjë në rritje, me
përfaqsues të një brezi të ri shqiptaro-amerikanësh të ardhur në këtë vend
10-30 vitet e fundit, sidomos me anëtarë të rinjë edhe për nga mosha dhe mirë
të edukuar -- përfshir në universitetet amerikane – në krahasim me brezat e mëparshëm
të shqiptarëve në Amerikë. Edhe
pjesëmarrja prej lartë nga 500 veta në darkën që shtroi mbrëmë Vatra për të
shënuar 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, e pasqyroi këtë fakt, se diçka
duket se po ndryshon, për më mirë, me Vatrën, përfaqsuesën dhe votrën më të
vjetër rreth të cilës janë mbledhur shqiptaro-amerikanët, në kohë festash, por
edhe për të qarë hallet dhe për të ofruar ndihmë në kohë krizash, me të cilat
janë përballur shqiptarët këtu dhe në atdhe, ç’prej themelimit të saj në Boston
në vitin 1912.
Ishte
një pjesëmarrje që, në të vërtetë, i tregonte një vërejtësi se megjithë sfidat
gjatë historisë së saj, Vatra e Nolit dhe e Konicës, nuk i lëshon armët, Vatra
nuk dorëzohet, as përball sfidave të mbrendshme as të jashtëme. Sepse ky komunitet, brez pas brezi, i gjenë
njerzit e duhur në kohën e duhur, jo vetëm për ta mbajtur gjallë Vatrën, por
për t’a udhëhequr Vatrën e vjetër në një mision të ri historik, në shërbim të
Shqipërisë, Kosovës dhe interesave kombëtare të shqiptarëve, në përgjithësi.
Pjesëmarrja
mbrëmë ishte nga shqiptaro-amerikanë, shumica të ardhur 2-3 dekadat e fundit në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica, siç thashë, gjithashtu në moshë të re
dhe nga të gjitha trojet shqiptare pa dallim. Denjësisht u përfaqësuan nga të
parët e tyre edhe tri komunitetet tona fetare këtu në Nju Jork, të ulur së
bashku në tavolinën e nderit, duke venë në dukje edhe para disa mysafirëve
amerikanë harmoninë tonë fetare. Eh, sikurë politikanët shqiptarë do të
tregonin të njëjtën harmoni, të pakën për një ditë që u përket të gjithëve, siç
është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë!
Të
pranishëm ishin gjithshtu edhe diplomatët shqiptarë, si nga Shqipëria ashtu dhe
nga Kosova. Ishte, veçanërisht, kënaqësi të shihje përfaqsuesit e Misionit të
Shqipërisë në OKB, të cilët -- ndryshe nga diplomatët e Kosovës që kanë marrë
pjesë, pa dallim, në pothuaj çdo aktivitet të komunitetit gjatë viteve --
diplomatët e Shqipërisë kanë munguar, fatkeqësisht, për vite të tëra, në darkat
dhe takimet e organizuara nga Vatra. E vërteta është se për diplomatët e
Shqipërisë kishim pritur për një gjysëm shekulli, gjatë luftës së ftohët, të na
bashkoheshin në raste të tilla. Për
arsye që dihen, diplomatët e Tiranës i mungonin komunitetit për pothuaj një
gjysëm shekulli. Mbrëmë ata u pritën
vëllazërisht dhe miqësisht nga krerët e Vatrës dhe nga komuniteti në festën e
përbashkët për të gjithë shqiptarët, pa dallim -- në Festën e Madhe të
pavarësisë së Shqipërisë, të Ditës së Flamurit të 28 Nentorit, 1912.
Kështuqë,
kjo darkë tregoi se sa të jenë shqiptarët të bashkuar, ashtu siç ishin mbrëmë
në atë takim përkujtimor të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, jo vetëm
Shqipëria dhe Kosova do rrojnë e do të përparojnë, por edhe Vatra do të
vazhdojë të rrojë dhe të veprojë në interes të Kombit, e drejtuar nga një brez
i ri shqiptaro-amerikanësh, ashtu siç ka bërë ç’prej fillim shekullit të
kaluar. Me siguri se për derisa të ketë Shqipëri, Kosovë dhe shqiptarë, do të
ekzistojë edhe Vatra e Fan Nolit dhe e Faik Konicës.
Misioni
i saj për mbrojtjen e interesave kombëtare në Amerikë dhe në trojet shqiptare,
jo vetëm që nuk është shuar, por duket se për Vatrën po shtohet edhe interesimi
dhe mbështetja nga shqiptaro-amerikanët e ardhur këtu, vitet e fundit. Se, Federata Vatra, si organizata më e vjetër
dhe më historike në këtë vend, por që ka luajtur edhe një rol kyç e vendimtar
gjatë historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve po merr një hov të ri, shtyrë nga
një brez i ri shqiptaro-amerikanësh, i cili me ndërgjegjësi morale e kombëtare
-- me Vatrën dhe në emër të Vatrës -- do të vazhdojnë të punojnë për më të
mirën e mundur për Atdheun e të parëve tonë shumë të vaujtur. Kryetari Elmi
Berisha tha se Vatra po mobilizohet dhe u premtoi të pranishmëve se Vatra nën
drejtimin e tij do ndërtojë ura të reja lidhëse me institucionet amerikane në
Washington dhe gjetkë.
Tani,
detyrimisht dhe përgjegjësisht, i takon këtij brezi të ri të shqiptarëve që, së
bashku, të mbrojë dhe të realizojë objektivin kryesor dhe mbarë-kombëtare, sot
për sot, duke vepruar dhe duke punuar me, guxim dhe pa kursim, për një Shqipëri
dhe Kosovë vërtetë demokratike, sa më shpejt dhe pa vonesë, si anëtare të
plota, me detyrime, përfitime dhe përgjegjësi, në organizmat euro-atlantike
ushtarako-politiko-
ekonomike,
duke mos harruar, njëkohësisht, as Çamërinë dhe as të drejtat e shqiptarëve
kudo që ata jetojnë në trojet e tyre arbërore.
Frank Shkreli, 30/11/2021
*Foto
janë marrë nga gazeta Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra!
Disa
prej pjesëmarrësve në darkën e Vatrës
Në
tavolinën e nderit -- Diplomatët shqiptarë – të Shqipërisë dhe të Kosovës –
pjesëmarrës në darkën e shtruar nga Vatra me rastin e 109-vjetorit të
Pavarësisë së Shqipërisë. Shpresojmë që
kjo foto të jet një testament bashkimi e bashkpunimi midis diplomatëve të
Shqipërisë dhe të Kosovës me Vatrën dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan këtu
në Nju Jork por edhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara –pasi të dy palët kanë
nevojë për njëra tjetrën.
Anëtari
i Këshillit të Nju Jorkut, Z. Mark Gjonaj, Kryetari i Vatrës, Z. Elmi Berisha dhe Nën-Kryetari i Vatrës, Dr Pashko
Camaj
Editori
i ri i gazetës Dielli, Z. Sokol Paja drejtoi ceremoninë e darkës
Pamje
nga darka e Vatrës, 28 Nentor, 2021