Kulturë
Përparim Hysi: Një poete ka "privatizuar" qiejtë
E marte, 16.11.2021, 06:55 PM
Një poete ka
"privatizuar" qiejtë
Libri i ELIVERTA KANINA-ANELLI "Pronare qiejsh"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Tri
vjet pa parë me miken time ELIVERTA KANINI. U bëmë të këndojmë atë këngën me
vargje të KADARESË:"Jetojmë të dy në një qytet/ dhe rrallë shihemi/ sa
rrallë... Se covidi, po të vjedh një frazë nga një dramë e shkruar në kohën e
diktaturës"...ia ka ba KALCËS, tetë me dy. Dhe vërtet kështu ka
ndodhur:humbën takimet miqësore; humbën promovimet dhe, ca më shumë, kafetë në
klub që aq shumë na shijonin dhe duket që buçiste jeta. Këta monstrat që"mbollën" këtë
virus vrasës, pothuaj se na vranë së gjalli. Hoqën gëzimin që është limfa e
jetës dhe deklaruan:" Nga sot, do jemi tjetër!!!". S'ka deklarim më
mizor, por nga fytyra që janë biçimë, mos prit kurrë mirë. U mbyllën portat e
miqësisë dhe stresi u bë dominues. Njerëzit humbën drejtpeshimin
dhe"sjellësit e fatkeqësive", me zëraKASANDRE filluan dhe numëronin
viktimat. Jo vetëm kaq: alarmi mediatik bëhet dhe më stresues, kur emërton këtë
lloj virusi, me"degëzime
mutacionesh"; me alternativa vaxinash dhe, ca më keq, me kohëzgjatje sikur
shkenca vdiq dhe në fuqi amplifikohen jo
shkencëtarë, por astrologë. Natyrshëm, që bota është tkurrur dhe ka hyrë si
doku në ujë.Nuk do mend shumë që të arrish në përfundimin:-Bota është përballë
një krize shoqërore. Natyrshëm, çdo i
gjjallë, do "kërcejë sipas muzikës", se ndodh ai fenomen shoqëror
që ndodhi në kohën e LUFTËS SË DYTË BOTËRORE.Atëherë lindi ajo sentenca aq domethënëse: "Edhe nëse nuk
u prekën nga copat e predhave dhe të granatave, ata, prapë se prapë, erdhën të
plagosur".
* *
*
Kështu
ka ndodhur dhe me ne. Jo vetëm jemi "të plagosur", por jemi bërë
dhe"tjetër". Këtë "tjetërsim" e vura re dhe, kur e ritakova
miken time të kaqviteve. Pa shumë kortezira, tek shkëmbyem librat me
njëri-tjetrin dhe, ndërsa unë i dhurova librin tim me tregime
"ÇEHOVKA", ajo më daroviti me dy librat e saj:"Pronare
qiejsh" dhe"FLY with me". Pra, tjetërsimi tek mikja ime, ka
ndodhur për mirë. Me dy libra dhe, siç vë re këtë me poezi e prozë, ka një
rritje cilësore apo një hop, sa, sado që
nuk i thashë atje, tek pinim kafenë, meritonte që t'i flisja me fjalët e
MILOSAOS:-"... në katundin tonë vashat nuk i gjeje kaq të
hijshme".Kjo kortezi nga ana ime nuk i bëhet për portretin fizik , që edhe
këtë e meriton, po për cilësinë në krijimntari që sa vjen dhe e zbukuron.
Kur
lexoja poezitë e ELIVERTËS, më lindin
shumë asosacione. Zë e meditoj dhe them: ELIVERTA KANINI me profesion është
mjeke dhe si arriti që jo vetëm të shkruajë poezi, por edhe të arrijë një nivel cilësor. Ka patur
të drejtë POETI GREK;JANI RICOS që thotë:"Trualli i poezisë është në
zemrën e gjithë njerëzve". Nga ana tjetër, ma bën
më konkrete përgjigjen e pyetjes sime, NOBELISTI JOSIF BRODSKI. Kur JOSIF
BRODSKI, për natyrën e tij rebele, kur jetonte në RUSINË SOVJETIKE ( me
origjinë ka qenë hebre), në një nga
gjyqet kundër tij(kronikanët thonë që ka bërë nja 13-gjyqe të tiilë si i
akuzuar), në debat me një gjykatës.është shprehur kështu:
-
I akuzuar, ç'punë bëni?
-Unë
jam poet, - deklaron BRODSKI.
-Poet
ti, po ti nuk ke shkollë të lartë.
-Poezia,
- tha BRODSKI, - është peshqesh nga ZOTI!
Ja,
kjo është dhe përgjigja për POETEN
ELIVERTA KANINI.
Por
nuk mbarojnë këtu asosacionet e mia. Mirë"peshqesh nga ZOTI", por ja
tek më fanepset hebreu tjetër, FRANC KAFKA dhe në vesh më kumton:" Vërtet ZOTI t'i jep arrat, por nuk i thyen ato",
Dhe tani t'i lëmë asosacionet e të flasim për këtë"PRONARE
QIEJSH".
* *
*
Gjatë
krizave shoqërore (ne po e jetojmë një
të tiilë), lindin veprat më të mira. POETËT me vargjet e tyre shpirtërojnë botën.
Lozin me fjalën dhe bëhen të magjishëm. Një sociolog francez, EDGAR MORIN, thotë:-
Jam i bindur se njeriu jeton dy jetë: një jeta e përditshme dhe tjetra jeta
poetike. E përforcon ca kohë para tij;ANDREA BRETON:"Njeriu banon në tokë
në mënyrë poetike".
Dhe,
ngaqë një jetë mbi tokë, EILVERTA;e jeton në mënyrë poetike, ka guxuar dhe
ka"privatirizuar" qiejtë. Jo vetëm kaq, si "pronare
ekskluzive", pa patur nevojë për"tapi me vulë noteri", në një
nga "qiejtë e saj" ka mbjellë grurë poezie dhe në"qiellin
tjetër", grurë proze. Sikur, për një çast, t'ia zhvesh"mantelin e krijuesit"
dhe t'i vesh"rroba ushtarake"(gjithmonë, i dikuar nga filozofi dhe
eseisti francez, BRICE PARARU(1897-1971), që thotë:-Fjalët janë kobure të
mbushura, "kjo, POETJA bëhet"sozia" e gjallë e ISA BOLETINIT, me
dy kobure.
Tej
analogjive që kurrë nuk janë saktësisht të gjashme, unë jam sa pak poet, por
dhe po aq dhe bujk (fshatar, den babaden), tek futem në atë copë qiell poetik, të
ELIVERTËS, vë re se ky, lloj gruri, quhet kuturli dhe bën petë të holla për
bakllava. Se e ëmbël si bakllavaja është dhe poezia e saj."... më merr
malli për dikë/....malli më shungullon të gjithën/..." dhe bëhem gjethe
tërfili e tharë mbi një libër... më tej " harlisem në data ditaresh dhe
ngazëllej në festa kombëtare.... dhe harrohem fare.../nga malli përlotem e dikë
pres të puth/për dikë vesoj njëshimalli/çdo muzg.
Në
lirikat e saj, gjen një shpirt të dlirë e të qashtër dhe, nëse kritka letrare
do qëmtonte dhe përzgjidhte poezitë erotike më përfaqësuese, pa dyshim duhet të
zgjidhte poezinë"Prej mollësh vij". Ku tej paragjykimeve, por dhe si
një shembull i madh emancipimi, me guxim
qytetar, POETJA këndon:"... nuk të ndërroj me asgjë/Më puth/Të bardhë e
kam ardhjen:tul molle!/Kollofitëm!/Ç'të duhet më tepër... dhe, më së fundi, vargu
apogje:-Kam lindur mollë e ngrënë!!!
A
mund të këndosh më bukur se kaq?
Në
një poezi tjetër lirike, lëshon një kushtrim të butë:-Bëmu veshje! I
ka"hequr bragashat", po të vjedhe nga MIGJENI, dhe ja si
këndon:"...kam nevojë të jesh burrë/ndonjëherë të jesh dhe i marrë/kur jam
vetëm femër para teje/lakuriq e në pritje...me përkujdesje e butësi prej
burri... marrëzi dashurie të më veshësh: të më bëhesh këmishë!!!
Poetja
ka zërin e saj të guximshëm. Ndihet e lirë si zogu i pyllit, por, kur thotë
GEORGE BERNARD SHOW:"Liri do të thotë përgjegjësi.Kjo është arsyeja që
shumica e njerëzve e kanë frikë
atë."
* *
*
Kur
pashë që libri hapej me poezi dhe mbaronte me prozë, i t"theva notën në
sjellje" autores. Se ëmbëlsira hahet në fund. Por, kur hyra
në"qiellin e prozës", hasa në"grurin halëzi". Gruri halëzi
bën kallinj të rëndë dhe quhet figurativisht" buka e fukarait". Tek
hyra"mes këtij gruri", m'u përmbys gjykimi për notën në sjellje. E ka
shkruar në"kohë pandemie" dhe gjithë proza është si
një"almanak" për gjithë familjet që jetuan.mbylljen nga pandemia.
Proza është"bio" dhe mua, si lexues, ma çoi buzën vesh më vesh.
BABAI"huqli" i autores jam unë dhe gjithë"detashmenti i brezit
të vjetër", që nuk tjetërsohemi dot
apo shpërthejmë në rebelime që veç na bëjnë dëm. Autorja, me profesion është
MJEKE dhe gjatë gjithë kësaj Pandemie që po stërzgjatet, mend mban malet mbi supe. Veç si mjeke.është
familjare(i shërben një"minirepublike" prej 5-vetash në familje) dhe,
megjithatë, ajo ia del që gjithë këto"përjetime
sresante", ku e ku me penë, t'i bëjë sa më të lehta; sa më relaksuese dhe
proza e saj është edhe mirë si buka, se është"bio", por .. për tëmos
u stërgjatur, mund t'u them lexuesëve:Vërtet që ELIVERTA KANINI i
ka"privatizuar qiejtë", por këtë "pronë intelektuale" ua
dhuron lexuesëve, si t'i ketë ftuar në një banketë.Ata që do "shtrohen në
këtë banketë", do të gjejnë atje, edhe diellin;edhe tokën; eddhe
dashurinë;edhe miqtë... do të gjejnë krejt jetën tonë:me gëzimet, me hidhërimet
dhe shpresën për të ardhmen e bardhë.
Tiranë, 16 nëntor 2021