Kulturë
Prend Buzhala: Takim letrar në Klinë
E merkure, 10.11.2021, 07:08 PM
TAKIM LETRAR NË KLINË
Nga
Prend Buzhala
Sot
në Klinë u ndjeva shumëfish i nderuar: në organizim të Forumit të
Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” të Klinës, u organizua një takim letrar, me
kumtesa shkencore e me përurime librash, në shenjke të 70-vjetprit të lindjes
sime. Ky Forum (e drejton tani Pal Canaj), vepron që nga viti 1990 dhe ka qenë
një zë autentik i Klinës e më gjerë.
Ligjëruan:
prof..
Dr Anton Nikë Berisha (Prishtinë), ligjëroi për aspekte të përgjithshme të
poezisë e të studimeve letrare,
Remzije
Zekolli (Vushtrri): “Proza romanore dhe tregimtare e Prend Buzhalës”
Rrahim
Sadiku (Ferizaj): “Kritika dhe studimet letrare të Prend Buzhalës”,
U
lexuan edhe fragmente të kumtesës së Sabit Rrustemit kushtuar poezisë së Prend
Buzhalës.
Pjesa
e dytë iu kushtua promovimit të librit monografik të Mikel Gojanit: ““VEÇANTI
TË VEPRËS LETRARE DHE STUDIMORE TË PREND BUZHALËS”, me ç’rast u lexua kumtesa e
Nexhat Rexhës për këtë libër, kurse autori paraqiti një fjalë rasti.
Pikat
artistike: deklamime nga krijimtaria ime, nga Ismet Krasniqi Lala e Valdet
Maloku. Grupi artistik i fëmijëve, në përgatitje të Vlora Gashit, ekzekutoi
këngë e valle arbëreshe.
U
prezantuan edhe botimet e mia më të reja: “Shenja të etnisë”, “Shqiptimi i
shpirtit poetik” (vëllimi II) dhe “Pjetër Gjoni në shtigjet jetësore e tereziane”.
I
nderuar me çmime e mirënjohje:
-
Shtëpia Botuese “Rozafa”, me drejtues Ramadan Mehemtin, Çmimi “Rozafa",
për kontributet në krijimtarinë letrare dhe
-
Shtëpia Botuese “Lena”, me drejtues Hajdar Fejzullahu, me Mirënjohje për
kontribut në fushat e letërsisë dhe publicistikës.
Me
vlerësime e përurime, folën edhe miqtë tjerë: Agim Gjakova, Sanije Kukaj, Sejdi
Berisha, Osman Goranci, Don Fran Sopi, Habib Zogaj, Zeqir Bekolli, kurse në një
oritje tjetër të veçantë, diskutuan e përuruan: Sherife Thaqi, Isak Ahmeti,
Sulejman Dërmaku etj.
Falënderime
edhe për dy media: Radiotelevizionin Malisheva dhe Radio Albën. Radio Alba
transmetoi drejtpërdrejt manifestimin.
Shfrytëzoj
rastin t’i falënderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, autorët e kumtesave
dhe organizatorët.
Me
këtë rast, i falënderoj të gjithë ata miq që gjatë këtyre ditëve, pa pushim, më
kanë uruar e përgëzuar!
Të
gjitha, së bashku, i dhanë kuptim e karakter festiv kësaj ditëlindjeje!
Falënderime
pa fund!