Kulturë
Tahir Bezhani: Meditim në vetmi
E hene, 08.11.2021, 06:19 PM
Tahir Bezhani; dy poezi
MEDITIM NË VETMI...
Një
medaljon lotësh varur në mur
Ngjan
në matës kohe ,numërator jete
Dhoma
e ruan lagështinë, kur mërzia
djersitet
Do
mrrola si lavra arash fushës së ballit
Nga
largësia vërehen
Kolliten
therjeve të natës
Janë
ngrirë në fyshtën e fyellit të vrimuar
Përngjajnë
lodhjeve të ngopura me plagë
Pamje
amorfe stolive të kujtesës
Melodi
dhimbjesh të padëgjuara
Këngë epike ruajtur
muzeve
Figurë
gjeometrike e ngrirë ofshamave
Palosur
në heshtjen e përmotshme të durimit
Shpalosje
dallgësh nëpër këngë legjendash
Halucinacione
trishtuese nëpër kohë
Luftë
e ashpër mendimesh bashkohore
Mes
reales e sureales njerëzore
Nuk
di ku janë shpellat e strehimit në galaktikë
Që
të fshihemi kur kallen vetëtimat
Në
cilin planet t’i varim shpresat....
VIOLINA IME
Ajo
i ngjan shpirtit, plasjes sime
Tingëllimë
dashurie tërë ditën
Mbrëmjeve
hingëllimë terri
Kur
violina dridhet zjarreve
Unë
digjem në flakën e saj
Kur
ajo liron tinguj e vaji
Unë dehem në
gotë vere
Shndërrohem
në lot
Pastaj
pushoj në qerpik
I
puth dhimbjen bebëzave
Kur
retina rrapëllin
Buzëqeshja
shkrihet në rreze dielli
Violina
ime jehonë e bukurisë
Këngë
e përflakur zjarrmisë
Eshtnajë pa
kallëzues emëror..
Nëntor 2021