E enjte, 03.10.2024, 03:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Një foto në historinë e shkencës

E diele, 07.11.2021, 11:40 AM


NJE FOTO NË HISTORINË E SHKENCËS

Nga Albert Vataj

Një foto e vetme, që të ketë gjithë dijen e botës në të, si kjo, nuk ka mundur të vijë derisot. Privilegje të tilla janë me vlerën e një hajmalie të shenjtë, për secilin nga ne, gjithsekënd që beson te shkenca dhe përpjekjet e atyre vullneteve të dritshme për ta nxjerrë njeriun nga errësia e mosdijes.

Nga data 24 deri më 29 tetor 1927, në Bruksel u zhvillua Konferenca e pestë "Solvay". Ndoshta konferenca më e famshme shkencore në histori. Shtatëmbëdhjetë nga 29 pjesëmarrësit, ishin ose u bënë fitues të Çmimit Nobel.

Ky aktivitet që është jetësuar në këtë foto zyrtare është historike sepse pikërisht në këtë konferencë, fizikanti i madh, Albert Ajnshtajni tha frazën e famshme: "Perëndia nuk luan zare". Bohri i'u përgjigj: "Ajnshtajni, mos i thuaj Perëndisë çfarë të bëjë".

Kjo foto ka një rëndësi tjetër të madhe, ngase në mes gjithë kokave më të pushtetshme të shkencës të shekullit XIX është edhe një grua, Mari Kyri, e para që kishte arritur të rrëmbente çmimin Nobel, mes sundimit maskilist.

Këtu në këtë foto është asambleja e konferencës e përbërë:

Rreshti i parë: Irving Langmuir, Max Planck, Marie Curie, Hendrik Lorentz, Albert Einstein, Paul Langevin, Charles-Eugene Guye, CTR Wilson, Owen Richardson.

Rradha e mesme: Peter Debye, Martin Knudsen, William Laërence Bragg, Hendrik Anthony Kramers, Paul Dirac, Arthur Compton, Louis de Broglie, Max Born, Niels Bohr.

Mbrapsht rresht: Auguste Piccard, Émile HENRIOT, Pali Ehrenfestit, Shtigjet zemrën, Théophile de Donder, Erwin Shrodingerit, JE Athena ndjehet, Wolfgang Pauli, Werner Heisenberg, Ralph Fowler, Léon Brillouin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora