Kulturë
Lekë Mrijaj: Në Klinë është promovuar libri monografik “Pjetër Gjoni në shtigjet jetësore e tereziane” i Prend Buzhalës
E diele, 07.11.2021, 08:00 PM
Në Klinë është promovuar
libri monografik “Pjetër Gjoni në shtigjet jetësore e tereziane” i Prend
Buzhalës
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Sot,
në Klinë, në një ambient të ngushtë familjarë në një odë i punuar me një stil e
art të veçantë e qe u mbajt nën patronatin e Klubit të Shkrimtarëve “Vorea
Ujko” e LNSHA "Pegasi" në Klinë, është promovuar libri monografik
“Pjetër Gjoni në shtigjet jetësore e tereziane" i Prend Buzhalës.
Të
pranishëm veq miqve të autorit Buzhala e subjektit të librit-Pjetër Gjonit,
krijuesve e intelektualve të tjerë morën pjesë edhe Forumi i
Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" Klinë i cili drejtohet nga prof. Pal
Canaj, prof. Dodë Ndrecaj, përkthyes gjyqësor, Lekë Mrijaj, publicist
njëkohësisht edhe famullitari i Budisalcit, dom Ndue Ballabani.
Moderimin
e këtij promovimit e bëri Ismet Krasniqi-Lala, krijues e aktorë i mirënjohur
kosovarë. Me kumtesa rreth librit në fjalë u paraqitën, prof. Mikel Gojani e
Ismet Krasniqi-Lala, krijues e aktorë i mirënjohur kosovarë.
Që
në fillim, shkrimtari Mikel Gojani, tha se librit i paraprin hyrja, si zuri
fill ky libër, pjesa e në vazhdim mban titullin titullin tematik, Peligrinazhet
tereziane të Pjetër Gjonit, (Takimet me Nënën Tereze e veprimtaritë kushtuar
asaj), Frymëzime tereziane, (Puna me SHHB Nëna Tereze në Zvicër), Të
tjerët për Pjetër Gjonin, Rrëfime nga Pjetër Gjoni, Kronikë nga gazetat, (Një
kronikë që shënon vitet e rëndësishme të SHH Nëna Tereze)Madhe në fund libri
përmbyllet me fotoalbumin artistik. Ndërsa në vazhdim të
recensionit të tij, prof. Gojani, veç e veç apo në esencë rrjedhimisht foli për
të tre kapitujt e librit të Pren Buzhalës njëkohësisht i shpalosi rrjedhimisht
aktivitet e përgjithshme të Pjetër Gjonit, si dhe takimin e Pjetër Gjonit me
Nënë Terezën në vitin 1982 në Zllakuqan, duke e përshkruar atë moment si një
ndjenjë shumë të rëndësishme dhe tepër mbresëlënëse, të cilin moment edhe sot
pas ka shumë vitesh, protagonistit Gjoni si vegim drite i mbetet në
kujtesë figura e të gjallë , e të rilindurit të Nënë Tereze, bashkë me veprat
mbinjerëzore të saj në shërbim të humanizmit njerëzor dhe të shtresës së
të gërbulurve. Me këtë rast, prof. Gojani tha se autori Buzhala po ashtu
përshkruan në mënyrë tepër autentike edhe Takimin e dytë, më 1995, në
Romë me këtë humaniste të kombit tonë dhe të universit
botëror, Nënën Tereze. Në këtë moment tepër të
rëndësishme të zoti Gjoni pati privilegjin që për herë të parë ta takojë edhe
Atin e Shenjtë - Papa Gjon Palin e Dytë, një moment tepër emocionues dhe me
vlerë. Në mesin e shumë klerikëve sqaro autori Buzhala, veprimtari Gjoni, me
këtë rast në Romë ka takuar edhe shumë klerikë të tjerë, në mesi e
të cilëve edhe Kardinalin dhe personalitetin i laureuar me Çmimin Nderi i
Kombit, Dom Mikel Koliqin, një personalitet i pavdekshëm i fesë dhe i kombit
tonë.
Dhe
krejt në fund të kësaj kumtese prof. Gojani tha se lirisht mund të konstatojmë
se duke e lexuar këtë libër me vlera publicistike e dokumentare, njoftohemi nga
afër me veprën e Pjetër Gjonit, humanist dhe atdhetar i denjë i çështjes
kombëtare. Prandaj dëshiroj të potencoj se kjo monografi është një
dokument i rëndësishëm dhe me vlerë, i cili nuk ndriçon vetëm jetën dhe
veprën e tij njeriu humanist dhe atdhetar por, pashmangshëm, me
këtë pasqyron edhe rrugëtimin dhe shkëlqimin e njeriut tonë dhe vlerat e
tij, i cili edhe pse në mërgatë, bëhet faktor i realitetit ku jeton dhe vepron,
edhe në dhe të huaj tha në fund të recensionit të tij, prof. Mikel Gojani.
Ndërsa
me një kumtesë tjetër është paraqitur edhe Ismet Krasniqi- Lala i cili kumtesën
për librin e prof. Buzhalës tha se ky vëllim kaq voluminoz ka karakterin e një
monografie të mirëfilltë dokumentare. Për t'i shtjelluar nga shumë anë këto
ecje në jetë të Pjetrit, për ta shtjelluar jetën e individit, nga njëra anë dhe
zhvillimet kombëtare, shoqërore, humanitare apo edhe politike, autori e ka
ndarë librin në katër pjesë funksionale: Pelegrinazhet tereziane të Pjetër
Gjonit ((Takimet me Nënën Tereze e veprimtaritë kushtuar asaj); Frymëzime
tereziane (Puna me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze” në Zvicër)”; Të
tjerët për Pjetër Gjonin”, “Rrëfime nga Pjetër Gjoni”, “Kronikë nga gazetat
(Një kronikë që shënon vitet e rëndësishme të SHHB “Nëna Tereze”) dhe
Fotoalbum. Siç vërehet nga përmbajtja e tillë, lënda e trajtimit është e gjerë
dhe e shumanshme. Mirëpo, duhet theksuar se autori tekstet e tij i mbarështron
në disa përmasa. Kështu, kur Pjetër Gjoni rrëfen për jetën e tij dhe për
takimet me Nënën Tereze apo për vizitat e tij në Indi te Shtëpia e varri i saj,
rrëfimi bëhet në veten e parë; kur të tjerët flasin për të, atëherë fjala u
jepet të tjerëve; kur vështrohet veprimtaria e Shoqatës Humanitare Bamirëse
“Nëna Tereze” në Zvicër, atëherë fjalën ia lë dokumentit autentik; si
raporteve, shënimeve të ditarit, kronikave të kohës, shënimeve historike,
fjalimeve të Pjetrit para kryesisë së shoqatës e gjetiu etj. Pothuajse një
pjesë e madhe e librit përfshin edhe shkrimet e korrespondentëve të mediave
shqipe të Kosovës në Zvicër, apo edhe në Shqipëri kushtuar kësaj shoqate, si
dhe intervistave me Pjetrin. Në libër përfshihen edhe tekstet e filmave
dokumentarë, si dhe në fund një fotoalbum i pasur, si dëshmi në kohë e nëpër
kohë. Me interes janë publikimet e shkëputura në shtypin zviceran që i bëjnë
jehonë veprimtarisë së kësaj shoqate e gjendjes së shqiptarëve të Kosovës që i
përjetuan gjatë viteve ‘90 e gjatë luftës. Ndërsa në vazhdim të recensionit të
tij, z. Ismet Krasniqi, foli për shtegtimet si sinonim i veprimtarisë së gjerë
të Pjetër Gjonit duke thenë: “UDHËTARI I PËRHERSHËM: PELEGRIN TEREZIAN,
SHTEGTAR NËPËR BJESJHKË: Pjetër Gjoni ka edhe një pasion tjetër, atë të
shtegtimit nëpër male. Miqtë e tij do ta kenë parë nëpër shumë foto, se si ai
shtegton nëpër alpet shqiptare në Shqipëri e Kosovë, nëpër ato të Zvicrës e të
shteteve tjera, me miq shqiptarë, zviceranë etj. dimë për shtegtimet e tij deri
në Indinë e largët, për ato nëpër Afrikë apo Azi, e kudo nëpër Evropë, në
shërbim të humanizmit e bamirësisë. Por këtë itinerar ai e pasuron edhe me
udhëtimet e mundimshme nëpër bjeshkë e që dhurojnë pasion, peizazhe të bukura,
zërat natyror të zogjve, erës, drurëve, ujërave... Në një shënim të tij:
Betreff: Shtegtim Luzern-Flüeli Ranft afërsisht 25 km. Apo: një sport iv
eçantë: ecja nëpër brendinë e shepellave... si në brendinë e misterit. Një
shënim tjetër nga Pjetri: “Ky është një sport që bëhet nëpër bjeshkë, por që ka
shkallë të hekurit, një sport i tillë gjindet edhe në km.5 në rrugën
Pejë-Rugovë. Sipas informacioneve që kam, qenkam i vetmi nga Kosova që e
ushtroj që nga viti 2009”. Ky shtegtim kaq domethënës, zë fill që më
1982, kur Nëna Tereze erdhi në Zllaku1an të Klinës. Ja si rrëfen Pjetri: “Dhe për
të arritur në Kishë në orën 18:00 kisha kohë vetëm rreth 40 min. afërsisht
krejt rrugën duhej të kaloja në vrap për të arritur me kohë, dhe ashtu edhe
ndodhi. Mirëpo, në të arritur pas atij vrapimi, na njoftuan se për shkaqe
sigurie ajo sot nuk ka mundur të vijë, por sedo të vinte të nesërmen. Të
nesërmen, e njëjta ngjarje me vrap e vrap në Zllakuqan me shpresë qe do ta
takojmë Nanën Tereze. Papritmas prapë na njoftuan se edhe sot nuk ka mundur të
vinte, por me siguri do të vinte nesër! Të nesërmen ishte ngjarja e ditës, e
njëjtë, por ku arritëm, ajo në mbrëmje të asaj të mërkure arriti dhe na e gëzoi
shumë, pa masë.” Kurse për takimin e dytë në maj 1995 me Nënln Tereze, përsëri
Pjetri rrëfen: “Nga Luzerni me dy autobusë, afërsisht 100 veta, u nisëm
për në Romë.... Pastaj jemi afruar për të hyrë në sallën ku do të vinte Papa,
por para Papës, në Sallë vjen Nëna Tereze. Nëna Tereze , e shoqëruar me
dy motra tjera , hyri në sall dhe deri sa u ul, në rendin e parë me ne disa
prekshim duart e saj dhe ashtu, duke na përshëndetur, nga se duartrokitjet nuk
kishin të ndalur, ashtu sikur në Zllakuqan para 13 viteve, e kisha përshtypjen
se dukej edhe më e vogël. Sigurisht, vitet dhe angazhimi i saj pa ndërpre për
të varfrit, për çdo ditë mbi 15 orë pune bën, por megjithatë dukej shumë
energjike. Ajo na përshëndeti me duart të bashkuara, sikur kur lutemi duke i
kthyer nga të gjithë ne, herë në të majtë e herë në të djathtë, përshëndetje
tradicionale e indianëve, por edhe e besimtarëve krishterë, kur luten.” Pjetri
merr pjesë edhe në veprimtaritë tjera botërore kushtuar Nënës Tereze, siç është
pjesëmarrja në shenjtërimin e saj në shtator 2016 në Romë, pastaj dy vizitat që
i ka bërë te shtëpia dhe varri i saj në Indi, të cilat në libër përshkruhen
gjerësisht dhe përcillen me fotografitë nga ato vende. Në këtë mënyrë libri ka
edhe karakterin e llojit letrar e dokumentar të udhëpërshkrimit. Ky historik i
shoqatës vazhdon edhe me veprimtaritë e saj deri më 2009, kur Pjetër Gjoni
ishte drejtues i saj, veprimtari këto të zhvilluara me realizmin e shumë
projekteve a ndërtim shtëpish e ndihma humanitare jo vetëm në Kosovë e
Shqipëri, por edhe në në Meksikë, Algjeri, Nepal, Zambi, Indi etj. Moto e krejt
kësaj veprimtarie është parimi i Nënës Tereze që të ndihmohen familjet më të varfërve,
apo siç thoshte ajo, më të varfrit ndër të varfër. Në libër parakalojnë shumë
emra, vende, personalitete dhe bëjnë që ky vëllim të përjetohet si një simfoni
zërash. Kështu, pjesa e tretë “Të tjerët për Pjetër Gjonin», përfshin punimin e
autorit Don Marjan DEMAJ me titull “Bashkëpunimi dhe kontributi për Misionin
Katolik Shqiptar në Luzern i Pjetër Gjonit”, i Dr. Don Anton UKËS, përgjegjës i
Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, me titull “Pjetër Gjoni – emër me kuptim”,
i Tahir Shabanit “Pjetrin e njoh si vëllanë tim të katërt”. Shkëputen deklarata
nga filmat dokumentarë që flasin për Pjetrin, siç janë: Feim Xhambazi -
veprimtar, Nysret Krasniqi - veprimar, Xheloc Gjonaj (ish kyretar i SHB NT),
Gjon Frroku- publicist, Lezhë, Zef Çoba- kompozitor Shkodër, Marco Giralometi-
ish sekretar i SHB “NËNA TEREZE” në Zvicër, Dr don Lush Gjergji - kryetar i
SHHB “Nëna Tereze” Prishtinë, Agim ALAJ, veprimtar etj., - tha në fund të
recensionit të tij, Ismet Krasniqi- Lala.
Në
vazhdim të promovimit të librit ka pasur edhe fjalë përshëndetëse e diskutime
të tjera nga prof. Pal Canaj, don Ndue Ballabani, prof. Idriz Berisha, krijues
e piktorë, Gjon Gjergjaj, krijues e skulptorë e Kolë Berisha etj.
Dhe
krejt në fund të promovimit kryesisht për librin kanë folur edhe autori i
librit , prof. Prend Buzhala si dhe Pjetër Gjoni (i cili edhe është subjekt i
librit) të cilët edhe i kanë përgëzuar të pranishmit të promovimit të sotëm.