Kulturë
Hasan Hasanramaj: Dashuria për këngën - çelësi i sukseseve të këngëtares Mejreme Kurti ...
E marte, 09.11.2021, 06:29 PM
Intervistë
Dashuria për këngën -
çelësi i sukseseve të këngëtares Mejreme Kurti ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Mejreme
Kurti është këngëtarja e mirënjohur në
botën shqiptare dhe ma larg e cila me
këngët e saja të bukura ka prekur në masë të madhe në zemrat dhe shpirtra publikun shqiptarë në të gjitha trojet e botës
shqiptare, e cila ka arritur të grumbullojë çdo ditë e më tepër klikime të
shumta. E gjithë kjo ka ardhur falë bukurisë dhe interpretimeve të veçanta të
saj e cila në shumë festivale, koncerte dhe manifestime të tjera popullore shqiptare ka arrit të fitojë simpatinë e madhe dhe çmime
të shumta si femër dhe si këngëtare shqiptare. Në këtë reportazhe , Mejrem
Kurti na foli për pasionin e saj profesionale, për këngën folklorike dhe atë
popullore, për planet e saja në të
ardhmen dhe shumë çështje të tjera. Kjo këngëtare e mirënjohur në botën
shqiptare dhe me larg ka një vajzë e cila quhet Aroma dhe bashkëshortin Vaitin i cili është me i merituari i të arriturave të kësaj këngëtare dhe pikërisht këtë suksese kjo
këngëtare ia kushtoi familjes së saj në
Shqipëri dhe bashkëshortit të sajë. Në bisedën që e zhvilluam me te që çka mbeti e shkruar në bllokun tonë gazetaresk:
- Kur keni fillua të
këndoni dhe nga kush është zbuluat
talenti i juaj si këngëtare dhe cili
është çelësi i sukseseve të juaja?
Mejreme Kurti: Kjo këngëtare
qysh në bankat e shkollës fillore u
vrenjtë talenti i saj i rrallë që kishte për muzikën, e sidomos për çiftelinë dhe këngët folklorike burimore shqiptare. Pasioni të kjo artiste të mirënjohur sa vinte dhe shtohej me performancat e saja
në festa shkollës, të kooperativave dhe mjediset tjera brenda Shqipërisë. Atë kohë në moshën saj të rinisë merrte pjesë në
Ansamblin Folklorik te këngëve dhe të valleve në Mat, ku e zë vendin si
këngëtare-soliste pranë këtij Ansambli e
cila aktivitetin e saja e zhvilloi anë e kënd Shqipërisë dhe
trojeve tjera shqiptare dhe në diasporë- ku pas një kohe të shkurtë
e shohim një ngritje të karrierës së saj e cila merr rrugëtimin edhe
jashtë kufijve te Shqipërisë drejt Evropës dhe
në koncertet dhe festivalet në qytetet e
Maqedonisë - pikërisht në qytetin e Tetovës, ku edhe u martua.
- Keni këndua këngë të shumë
- cila pre tyre e keni veçua si suksesin
e juaj në skenën shqiptare dhe atë ndërkombëtare ?
Mejreme Kurti: Kam këndua
shumë këngë secila me të bukur se tjetra, për mua dhe publikun shqiptar të
cilët i vlerësoj me ndryshe qofte nga tematika e tekstit muzikës e gjithë çka
ka brenda tyre. Unë si këngëtare e muzikës popullore dhe asaj folklorike pëlqej
të gjitha këngët e pasteta shqipe. Por, me shpirt e zemër e këndoi këngën kushtua rrugës së kurbetit me titullin “Pa bukë
në sofër”. Kjo këngë e prek çdo familje shqiptare dhe çdo adhurues të këngës
popullore në zemër dhe shpirt si e tillë është shume mirëpritur
nga adhuruesit e muzikës popullore kudo që janë. Veçoj edhe këngën “Katër motra
-katër bija”, këngët e shumta kushtua bashkimit kombëtar e të tjera. Thuaj të
gjitha këngët e mija- na tha në vazhdim Kurti kanë të bëjnë me atdheut dhe popullit
shqiptar. Po mos të distancohem edhe nga shume e shume këngë tjera lirike ...
- Ju keni këndua brenda
dhe jashtë vendit për publikun shqiptar kudo që keni qenë - ku qëndrojnë sukseset që jeni bërë e mirëpritur për publikun
shqiptar?
Mejreme Kurti: Bashkë me jetën e cila ma dhuroi talentin. Më dha intuitën të kuptoj situatat,
ndryshimet e viteve, të kuptoj publikun, sepse edhe intuita është pjesë e punës
sime. Pra, nuk mjafton të kesh një zë. Ose të dish të këndosh. Unë jam njeri
dhe mundohem të kuptoj veten çfarë jam. Kam këndua shumë këngë secila me bukur së tjera, për mua
dhe publikun të cilat janë të mira të gjitha. Unë po të mos kisha publik, për
kë do të këndoja? Punoj shumë. Nuk
kënaqëm kurrë më çfarë kam arritur. Jam gjithmonë në kërkim të ndonjë risie . Pra, nuk mjafton të kesh një
zë. Ose të dish të këndosh.
- Cili është mendimi i juaj për këngëtaret e rinj
shqiptar?
Mejreme Kurti: Te gjithë jemi njësoj, nuk dëshiroj të flas
për tjerët, sepse natyra dhe etika e punës sime si këngëtare është e tille që
edhe të tjerët duhet shpalosin talentin
e tyre, për me tepër tu jepet hapësirë për të dalë në skenë para publikut pse
jo.
- A është i bukur profesioni i juaj si këngëtare
e muzikës folklorike dhe asaj popullore?
Mejreme Kurti: Po e dua shume, e sidomos jetën e bukur, kur çdo moment jam me këngën. Avantazhi që kemi në autorët pak më
të vjetër është se kemi shumë përvojë, gjë që i pengon pak të rinjtë, por siç e
thashë, ne jemi të ndryshëm dhe kjo gjë më mban edhe mua në lëvizje të
vazhdueshme, me rryma të ndryshme,
sepse siç e thashë më lart, njeriu ka nevojë, të këndoi, të qeshë e të
qajë e të ledhatojë dhe të kërcejë e të
grindet ndonjëherë.
- A keni bashkëpunua dhe a bashkëpunoni me
persona të shumet të muzikës popullore dhe cila është përkrahja e tyre për ju?
Mejreme Kurti: Kam bashkëpunua dhe bashkëpunoi
me shume koleg e kolege, me tekst-shkrues dhe kompozitore nga te gjitha trevat
shqiptare, ku ka shqiptarë, nga të cilët
kam pas dhe kam përkrahjen dhe
bashkëpunimin e tyre të përhershme nga
secili në maksimum. Avantazhi që kemi në autorët pak më të vjetër është se kemi
shumë përvojë, gjë që i pengon pak të rinjtë.
- Cila
janë planet e juaja për të ardhmen?
Mejreme Kurti: Planet e mia si këngëtare për të ardhmen janë që të merrem me muzikën për të cilën i kam hartua tri projekte të reja të cilat i kam fillua dhe së shpejti do të jenë gati për dashamiret dhe adhuruesit e këngës së bukur popullore. Sigurisht nuk mund ti nxjerrë të gjitha këngë për një ditë. Me radhë, publiku do të shijojë disa këngë që do të pëlqehen nga adhuruesit e muzikës popullore kudo që janë ...