Kulturë
Gjon Keka: Formula e Pagëzimit, dëshmi e të folmes së gjuhës Arbërore
E hene, 08.11.2021, 08:35 PM
Formula e Pagëzimit (8 Nëntor 1462), dëshmi e të folmes së gjuhës Arbërore
Nga
Gjon Keka
8 Nëntor 1462
Formula
e Pagëzimit e shkruar nga Pal Engjëlli - sekretar dhe këshilltar i kryezotit të
Arbrërisë europiane Gjergj Kastriotit.
Ky
dokument historik tregon në fakt se gjuha jonë iliro-arbërore është shkruar e
folur në vijimësi. Poashtu ky dokument i gjetur nga studiuesi e historiani
rumun Nikollë Jorga është një dëshmi e të folmes së gjuhës Arbërore në kohën
kur ka jetur, vepruar e mbretëruar Gjergj Kastrioti.
Ishte
me fat që mbreti arbëror kishte krah të tij një personalitet të tillë mbikohor
sikur që ishte Pal Engjëlli, i cili në fakt ka luajtur rol të pazëvendësueshëm
e historik në diplomacinë arbërore të asaj kohe.