Kulturë
Sadik Bejko: Pak shenjtëri për të gjithë
E hene, 08.11.2021, 07:14 PM
PAK SHENJTERI PER TE GJITHE
Nga
Sadik Bejko
Lumnimi
i paralajmeruar me 5 nentor ne Shkoder i 38 klerikeve dhe njerezve te tjere te
martirizuar eshte nje ngjarje me shume rendesi. Nje ngjarje e jashtezakonshme.
Ne qe kemi degjuar per martire, per njerez te shenjte, ja tek i paskemi patur
midis nesh. Jane deshmi te njeriut qe vdes ne krye te detyres, bie pre e
gjakderdhjes, e vrasjes pa shkak te njeriut. Kjo ngjarje e pasuron, e ben me te
vyer jeten tone, na thote se paskemi fshehur shenjteri brenda vetes, martirizim
midis territ te koheve te se keqes.
Keta
martire te kishes u befshin fanare njerindricues, fanare te ndergjegjes sone,
na ndricofshin si njerez, si histori, si e ardhme.
Denimi
i krimeve, denimi i terrorizmit shteteror si sistem i qeverisjes, me
shenjterimin e martireve merr nje pershkallezim,nga e mira. Eshte nje kthese
kjo qe po ndodh me 5 nentor 2016 ne Shkoder.
Me
1944, kur u braktisem te komunizmi per shkak te ndarjes se botes ne dy kampe,
Kisha e Madhe e Romes mbase e dinte se ne Poloni e ne Shqiperi, po hidhte ne
thonjte e ne gojen e ujkut njerezit e saj. Tani qe Kisha e Romes me shenjteri u
kthye ne keto troje, ne shpresojme se po kthehemi te Perendimi, te rrenjet e
kultures sone. Faleminderit Shenjteri Papa Giovanni Paolo II ( Karol Józef
Wojty?a ), Faleminderit vecan Shenjterise se tij Papa Francesko.
Kjo
ngjarje mbase sherben per te lartesuar vleresimin moral te te gjithe te
persekutuarve, te te gjthe ish- te burgosurve politike. Kjo ngjarjje i
shenjteron dhe ata shqiptare qe u vrane nga skuadrat e pushktimit ne gjyqe te
montuara, ata qe vdiqen nga torturat ne hetuesi, ata qe bene me vite e vite
burgime me pune te rende, ata qe vdiqen ne kampe te internimit, kampe te
shfarosjes se njeriut. Vellezer te vuajtjeve qene dhe keta laike, krah per krah
e te lidhur me te njejtat pranga ne duar me martiret e sotem qene. Le te ndihen
pra, nga pak te lumnuar. Le ta mendojne se kane qene te denje per shenjteri.
Vuajtjet e tyre keshtu marrin kuptim. Ndonje si i ndieri Lirak Bejko u
vetsakrifikua se u ndje i fyer ne dinjitet tani ne liri. Ishte nje akt
deshhperimi, nje gabim tragjik. Hiresia e tij Kardinal Ernest Troshani qe
tronditi Papen, u jep te gjithe te perndjekurve drite nga hiri i te
lartesuarit. Dinjteti eshte brenda njeriut, po kur nje sivellai yt
shenjterohet, ky gjest te jep, te perndrit me shenjteri edhe ty vellane ish -
te perndjekur qe sot mbase s'te pjerfill njeri.
Kjo
ngjarje duhet te na beje te mendojme, te reflektojme te gjithe. Ne dhunshem u
larguam nga porosite e librave te shenjte. Porosia eshte: Mos vra vellane, kur
ne e vrame ate. Vrasja u banalizua. Vellai u vra per ideologji, u vra me
qarkore partie, me mbledhje kolektivi. Mos bej deshmi te rreme. Ne kemi male te
tera dosjesh me spiunime pas kraheve. Mos lakmo pronen e tjetrit. Ne i vrame
ata me para, me prona. Ne dhe sot prones nuk ia kemi gjetur te zotin.
Kisha
sot shenjteron martiret qe vdiqen me mesazhin e dashurise. Me mesazhin te
falesh vrasesin dhe prape mos ta harrosh krmin. Vec vlerave kanonike kishtare,
dua te ndal prape te reflekset politike te ngjarjes. Kur e ndare boten ne dy
kampe, duke na lene nen sundimin komunist, udheheqesit e Perendimit sikur u
dhane lejen komunisteve te benin krimet qe u bene. Mbase per kete arsye per
krimet e komunizmit nuk pati Nuremberg. Ne Hungari me 1956 u vrane miliona nen
tanket e Hrushovit dhe Perendimi heshti. Krimet komuniste u e bene ne paqe, ne
sy te Perendimoreve. Per to nuk mund te kishte ndeshkim. Kisha e Romes e gjeti
nje menyre per te mos e gelltitur ne heshtje te keqen. Ajo i vuri kufi te
keqes. I vuri nje ledh te forte e te larte te keqes. Nga gjaku, prangat e balta
ringriti martiret. Me shenjteri vdekjen e shkeli.
2016
https://www.facebook.com/sadik.bejko.3