Kulturë
Atdhe Geci: Shqipëri rilindjesh
E marte, 09.11.2021, 02:46 PM
Atdhe Geci
SHQIPËRI RILINDJESH
Në
Çamëri e gjithandej pellazgjisë
tharë
nuk janë shirat e bukës dhe
as
vetëtimat e bubullimat e reve,
tharë
nuk janë as gurët e shkruar
as
e gjelbra e frutave dhe e ullirit.
Në
Çamëri e gjithandej Shqipërisë
tharë
nuk janë valët e detit,as qiell
i
tokës, as vallëzimi i ylbereve në
kopshtet
me ullinj dhe portokalle;
Në Çamëri e gjithandej Prevezës
tharë
s´janë gjuha e as folklori, as
qeleshja
bardhë, as kujtesa kombit
as
dora Thotit, Zeusit dhe e Pirros
Në
Çamëri e gjithandej Dodonës.
gjallë
është kushtrimi i Çamërisë
dhe
gjallë është ndjenja kombëtare
e
Thesprotëve, Kaonëve Molosëve,
Greqi
e andartëve dhe fanariotëve
gjakun
e genocidit mëse do ta lajë
ajo po
i shtyp pellazgët e fundit
në
emër të një zoti krejt të shpifur!
Në
Çamëri e gjithandej pellazgjisë
gjallë
është eposi i Epirit të lashtë
gjallë
është grushti antik i arbërit
gjallë
është, Shqipëri e Rilindjes.
Dortmund, Gjermani, 2021
S H
Q I P
T A R
Ë T
Festë e
veçantë është dita e
flamurit
dita
e më të shenjtit të popullit shqiptar
dita e
më shqiptarit të
atdheut tonë
dita kur të gjithë së bashku kremtojmë.
Atdheu
ynë di
ta bëj trupin
mburojë
nuk i
trembet luftave dhe betejave për
liri,
ai di të bëj luftë, dhe të korrë fitore.
Flamur
i pellazgëve, ilirëve, dardanëve
një
dhe të pandara janë trojet shqiptare
një dhe
Shqipëri është kudo
atdheu.
I
bimur nga gjaku e eshtrat e të rënëve
më
lë të puthi, të përqafoj e të betohem;
i
yti është atdheu nga Tivari e Çamëria,
i
yti është atdheu nga Shkupi dhe Parga,
i
yti është atdheu, nga Ilirikumi e Arta
Flamur
i pellazgëve, ilirëve, dardanëve;
sa
të ketë toka jetë, plis dhe
xhubletë
do
të ketë Shqipëri dhe flamur kuq e zi
do
të ketë Dardani, Iliridë dhe Çamëri
do
të ketë çam me flamur të pavarësisë!...
Dortmund, Gjermani, 2021