E shtune, 01.10.2022, 09:27 PM (GMT+1)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur Vasil Moçka!

E shtune, 23.10.2021, 07:38 PM


Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit  të njohur Vasil Moçka!

Nga Entela Binjaku

Një vit më parë u nda nga jeta intelektuali i njohur fierak z. Vasil Moçka. Largimi i parakohshëm ndodhi në një periudhë të vështirë ku kriza shëndetesore kishte pushtuar botën mbarë. Ikja z. Moçka nuk kaloi pa u ndjerë e pa prekur shumë nga njerëzit që e kishin njohur apo që kishin dëgjuar për aktivitetin e tij profesional. Arsimtarët fierakë që u trishtuan nga largimi i tij ishin të shumtë.

Në karrierën e tij të pasur z. Moçka mbajti disa detyra të rëndësishme si: drejtor i shkollës së Kafarajt apo shefi  i kuadrit në DAR. Ai ushtroi me devotshmëri  detyrën e tij edhe në shtatorin të vitit 1997 kur u rikthye në arsim pas 4 vjet "ndëshkimi" sipas  nenit 24/1. Ato  kohë të vështira kërkonin profesionistë të vendosur dhe angazhim qytetar. Jeta e qytetit dhe e  vendit kërkonte punë të palodhur dhe guxim në vendimarrje.

Puna e personaliteteve të tilla si Vasil Moçka e çoi arsimin fierak në të tjera nivele. Të kësaj rëndësie të madhe janë kontributet edhe të edukatorëve fierakë që tashmë janë në pension apo që janë ndarë nga jeta.  Humanizmi, shpirti arsimdashës dhe dëshira për kulturë tek figurat e arsimit fierak mbetën të pamata gjatë gjithë jetës.

Falë tyre, sot kanë mundësinë të krenohen me traditën fierake të arsimit edhe të tjerë që shërbejnë në sistemin arsimor.  Puna e madhe që mësuesit fierakë kanë bërë për arsimin kombëtar, ka lënë gjurmë në të gjitha aspektet e jetës së vendit.

Në shkollë prodhohet e gjithë energjia njerëzore e një kombi. Shkolla është institucioni ku kryhet arsimimi dhe edukimi dhe ku formohet infrastruktura mendore e një shoqërie. Në shkollë kryhet formimi i personalitetit, i karakterit, nxënësit zhvillohen jo vetëm si qenie shoqërore, por edhe si qytetarë të edukuar, merren njohuritë dhe fitohen mjeshtëritë për tregun e punës. Ndaj dhe kontributi i aktorëve kryesorë që punojnë për edukimin është kaq i rëndësishëm, i çmuar dhe i domosdoshëm.

Në një vjetorin e largimit nga jeta të Vasil Moçkës,  kujtimi për punën e lënë pas, është detyrim për shoqërinë për të cilën edhe ai punoi.

Në vitet e fundit Vasili ishte vendosur me banim ne qytetin e Vlorës, por kjo nuk e  shkëputi shpirtërisht aspak nga qyteti ku për shumë vite kishte  jetuar dhe punuar. Në respekt të atyre  viteve në rrugën për në banesën e fundit familja u kujdes që ai të përshëndetej edhe me Fierin.

Pak para se të ndahej nga jeta, në mediat shqiptare u botua një artikull që kishte për autor Vasil Moçkën. Artikullin Vasili ja kushtonte  mikut dhe bashkëpunëtorit të tij Thoma Binjakut në dy vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Vasili shkruante: "Shumë shokë kam pasur në jetë, por Thomai ishte i veçantë për mua. Njohja jonë ishte zyrtare. Në kujtimet e mija, ai do të mbetet një shok i paharruar. U njohëm si intelektualë, u bëmë shokë e për më tepër,  u deshëm si vëllezër". Një muaj më vonë autori i këtyre rreshtave u nda nga jeta.

Sot është koha që ata që e njohën të shkruajnë për të, ta kujtojnë me respekt e  të thonë me zë të lartë: "Nderime  për njerëzit që e kanë dashur arsimin dhe që punuan pa u lodhur për të!I tillë ishte edhe Vasil Moçka!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: A është ky moshimi aktiv që dëshirojmë për më të moshuarit e shoqërisë sonë? Entela Binjaku: Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru! Entela Binjaku: Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes! Entela Binjaku: Sekretarja e Shtetit për Rumunët e Kudogjendur mes banorëve të Mekatit Entela Binjaku: Ajrina Dimo - “Ruajtja e elementëve identitarë, e rëndësishme, e dobishme dhe shumë e nevojshme" Entela Binjaku: Laboratori "Dr. Limbach" tashmë edhe në Tiranë "Pasditja ime blu" - Entela Binjaku: Përdorimi i gjuhëve të huaja tek fëmijët Entela Binjaku: Në Mekat, mes miqve dhe dashurisë për gjuhën Entela Binjaku: Vetëvrasjet e qytetarëve – kur dukuria do të nisë të shqetësojë shoqërinë? Entela Binjaku: Shtatori i ri po afron, në nderim të kujtimit të arsimtarëve fierakë Entela Binjaku: Viti arsimor po afron, a duhet të mendojmë edhe për standardet pedagogjike? Vrasja horror në Pogradec, sociologia Entela Binjaku: Familjet shqiptare, të vetme përballë çrregullimeve mendore Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike Entela Binjaku: 24 qershori një ditë për trashëgiminë kulturore rumune Entela Binjaku: Bashkë për edukimin, të gjithë për të ardhmen e vendit Entela Binjaku: Ribotohet në Bukuresht romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Në "Parfume", Kaos në Post Pandemi (E ftuar Entela Binjaku) Entela Binjaku: Vetëvrasja si akt i dëshpërimit qytetar! Entela Binjaku: Aftësimi shoqëror - emocional i fëmijëve në kopësht Entela Binjaku: “Luleborë” udhëton drejt Rumanisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora