E shtune, 27.04.2024, 06:22 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevahir Cirongu: Pse dhe kur do dekorohet familja Sadri Kapiti në Durrës ?!

E merkure, 18.08.2021, 07:11 PM


Pse dhe kur do dekorohet familja Sadri Kapiti në Durrës ?!

(Presidentit Ilir Meta e Vjosa Osmani,kryeministrit Albin Kurti )

Nga Xhevahir Cirongu

Këtë shkrim e bëj në mbështetje të asaj letre të Prof. Eshref Ymeri,i cili me të drejtë kërkon nga Presidentja e Kosovës Znj.Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti dekorimin e familjes së Sdri KAPITIT. Unë këtu kërkoj jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por edhe nga Prtesidenti i Shqipërisë që të dekorojnë familjen e Sadri KAPITIT.ngaDurrësi për atë kontribut të jashtëzakonshëm që kanë dhenë për çeshtjen kombëtare,për çlirimine Kosovës,gjë të cilën ua kanë kërkuar atyre edhe shumë personalitete të shquara , intelektualë e shoqata patriotike.Aktiviteti i vëllezërve Kapiti pë rlirinë e Kosovës është më se i dokumentuar me fakte,me shkrime,me filmime edhe me mijëra dëshmitarë,vullnetarë të UÇK-së,ku njëri prej tyre jam edhe unë Xhevahir Cirongu që kam shkruar për ta.Jam shumë i zhgënjyer,por edhe më shumë i habitur,se si ka mundësi që jo vetëm Shqipëria,por si ka mundësi që as edhe Kosova është treguar kaq mosmirënjohës edhe nuk i paska respektuar edhe as dekoruar akoma deri më sot këtë familje të madhe dhe patriotike?!

Si është e mundur që ishpresidenti Thaçi si dhe ai Nishani e Meta sot në Shqipëri kanë akorduar me qindra e qindra dekorata e mirënjohje për të tjerët,(Dhe mirë kanë bërë),por si ka mundësi që të mos dekorohet kjo familje e madhe e patriotike me kontribute aq të mëdha,të rralla e të jashtëzakonshme për Kosovën?!.Dhe tani e kanë radhën dhe besojmë se këtë mirënjohje e dekorim për Kapitët e Durrësit ta bëjnë Albin Kurti e Vjosa Osmani në Kosovë,por edhe Edi Rama dhe Ilir Meta në Shqipëri.?!

E them këtë,por njëkohësisht e kërojmë me forcë,sepse harresa e pritjes 22 veçare apelon, që ‘’Drenica’’ e Durrësit të shpallet muze nga instutucionet shtetërore lokale e qëndrore,ajo është vlerë e historisë së Kombit tonë.Askush nuk mund ta mohojë këtë realitet historik sa kombëtar e ndërkombëtar !

Pra,shpresoj se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta,dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e Kryeministri Albin Kurti duhet t’i marrin në konsideratë kërkesat tona për dekorimin e merituar të familjes së Sadri Kapitit nga Durrësi!

Durrës,17 gusht 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora