| E merkure, 18.08.2021, 06:11 PM |
Pse dhe kur do dekorohet familja Sadri Kapiti në Durrës ?!
(Presidentit
Ilir Meta e Vjosa Osmani,kryeministrit Albin Kurti )
Nga
Xhevahir Cirongu
Këtë
shkrim e bëj në mbështetje të asaj letre të Prof. Eshref Ymeri,i cili me të
drejtë kërkon nga Presidentja e Kosovës Znj.Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti
dekorimin e familjes së Sdri KAPITIT. Unë këtu kërkoj jo vetëm nga
institucionet e Kosovës, por edhe nga Prtesidenti i Shqipërisë që të dekorojnë
familjen e Sadri KAPITIT.ngaDurrësi për atë kontribut të jashtëzakonshëm që
kanë dhenë për çeshtjen kombëtare,për çlirimine Kosovës,gjë të cilën ua kanë
kërkuar atyre edhe shumë personalitete të shquara , intelektualë e shoqata
patriotike.Aktiviteti i vëllezërve Kapiti pë rlirinë e Kosovës është më se i dokumentuar
me fakte,me shkrime,me filmime edhe me mijëra dëshmitarë,vullnetarë të
UÇK-së,ku njëri prej tyre jam edhe unë Xhevahir Cirongu që kam shkruar për
ta.Jam shumë i zhgënjyer,por edhe më shumë i habitur,se si ka mundësi që jo
vetëm Shqipëria,por si ka mundësi që as edhe Kosova është treguar kaq
mosmirënjohës edhe nuk i paska respektuar edhe as dekoruar akoma deri më sot
këtë familje të madhe dhe patriotike?!
Si
është e mundur që ishpresidenti Thaçi si dhe ai Nishani e Meta sot në Shqipëri
kanë akorduar me qindra e qindra dekorata e mirënjohje për të tjerët,(Dhe mirë
kanë bërë),por si ka mundësi që të mos dekorohet kjo familje e madhe e
patriotike me kontribute aq të mëdha,të rralla e të jashtëzakonshme për
Kosovën?!.Dhe tani e kanë radhën dhe besojmë se këtë mirënjohje e dekorim për
Kapitët e Durrësit ta bëjnë Albin Kurti e Vjosa Osmani në Kosovë,por edhe Edi
Rama dhe Ilir Meta në Shqipëri.?!
E
them këtë,por njëkohësisht e kërojmë me forcë,sepse harresa e pritjes 22 veçare
apelon, që ‘’Drenica’’ e Durrësit të shpallet muze nga instutucionet shtetërore
lokale e qëndrore,ajo është vlerë e historisë së Kombit tonë.Askush nuk mund ta
mohojë këtë realitet historik sa kombëtar e ndërkombëtar !
Pra,shpresoj
se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta,dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e
Kryeministri Albin Kurti duhet t’i marrin në konsideratë kërkesat tona për
dekorimin e merituar të familjes së Sadri Kapitit nga Durrësi!
Durrës,17
gusht 2021