E shtune, 27.04.2024, 06:02 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: 70 vjet nga vrasja e desantëve të kompanisë 4000

E enjte, 29.07.2021, 07:50 PM


70 vjet nga vrasja e desantëve të kompanisë 4000

Nga Kastriot Dervishi

Në mesnatën e 23-24 korrikut 1951, i nisur nga Athina, u hodh me parashutë, ai që u quajt “grupi i Vergoit”, i cili ishte desantimi i dytë (i pari ishte bërë më 11.11.1950) i shqiptarëve të kompanisë 4000 në Mynih, e cila u ngrit nga amerikanët. Ata ishin:

-Riza Abazi nga Kllogjri (përgjegjës grupi)

-Muhamet Hoxha nga Gjirokastra

-Fidai Veliu nga Fushë Bardha

-Kasem Shehu nga Konispoli

Vetëm ky i fundit u shkëput nga grupi dhe desantoi në largësi. Duke qenë një zbritje e spiunuar, ishin porositur barinjtë të kishin kujdes. Më 26.7.1951, ora 10.00 një nga desantët pyeti një fshatar nëse shkonin florinjtë këtu. Fshatari dyshoi dhe spiunoi menjëherë. Po këtë ditë, ora 15.00 djaloshi Mihal Pano Gjika nga Senica që kulloste delet në mal, vërejti dy persona të dyshimtë të veshur ushtarakë, të cilët ishin duke u çlodhur. Lajmëroi Sigurimin në Vergo. Rreth orës 23.00 të po kësaj dite, në postbllokun e vendosur, ku ishin dy ushtarë dhe dy banorë të fshatit Senicë, vjen Kasem Shehu nga Konispoli, të cilit i kërkohet parulla. Meqë parullë nuk dinte, dorëzohet.

Më 27.7.1951 organizohet kërkimi në rrugën Tatzat-Kalasë dhe në drejtim të malit të Zhulatit. Në kërkim merrte pjesë populli i fshatrave Kalasë, Vergo, Senicë. Pas kërkimesh, njësiti i përbërë nga një kapter e dy civilë, diktoi Fidai Veliun dhe Riza Abazin, të cilëve u kërkoi të dorëzoheshin. Këta hoqën rrobat ushtarake dhe u veshën civilë. Rrethohen nga populli i Kalasës dhe nuk pranojnë të dorëzohen. Fidai pasi zbrazi gjithë plumbat, vrau veten me plumb në gojë. Rizain e kapën të gjallë dhe sipas dëshmisë së Muhamet Hoxhës, e tërhoqën zvarrë me litar, aq sa dha shpirt. Në rrethim morën pjesë gratë e fshatit Kalasë, ndër të cilat Ferko Rako (të cilën e kapi një plumb), i qëllonte me gurë desantët.

Më 27.7.1951, ora 7.00, mbi fshatin Varfanj, fshatari Mitat Cani takoi desantin Muhamet Hoxha i cili i kërkoi ujë. Mitati njoftoi policinë e më pas popullin. Desanti vijon udhëtimin në Varfanj e takohet me bariun Bako Canaj dhe Kristo Velçon nga Kudhësi, të cilët e kujtuan ushtar dhe i folën. Desanti iu përgjigj: “Nuk jam shok, por amerikan, kam ardhur për të çliruar Shqipërinë”. Kristo i drejtohet i zëmëruar për t’i marrë automatikun, me fjalët: “Shqipëria është e çliruar dhe ka Zot. Shqiptari-shqiptarin nuk e tradhton, por ti nuk je shqiptar, je amerikan”. Më pas u rrethua në përroin e Kardhiqit dhe u kap i plagosur. Muhameti (në foto), i vetmi i mbetur gjatë në këtë histori, vuajti dy dënime duke bërë gati 23 vjet burgim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Dervishi: Veterani i Sigurimit Kastriot Dervishi: “Epopeja” kundër shqiptarëve, me vrasje e djegie Kastriot Dervishi: As kasolle nuk i dhanë Kastriot Dervishi: Emigroi në Shqipëri, e dërguan në kampin e Semanit Kastriot Dervishi: Zhgënjimi i të riut nga Kosova, erdhi për shkollim, përfundoi kampeve dhe burgjeve Kastriot Dervishi: Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. Kërkoi kushte jetese, u arrestua dhe internua Kastriot Dervishi: 1957/Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier Kastriot Dervishi: “Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta Kastriot Dervishi: Kampi i tretë për gratë në Shqipëri Kastriot Dervishi: Burgu i parë për gra në Shqipëri në vitet 1950-1966 Kastriot Dervishi: Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm Kastriot Dervishi: Shqiptari i Kosovës që vuajti 15 vjet burg në ferrin e regjimit terrorist të Enver Hoxhës Kastriot Dervishi: 75 vjet nga pushkatimi i opozitës së parë Kastriot Dervishi: 45 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës Kastriot Dervishi: Diktatori Enver Hoxha në Beograd - Klikat e mëparshme na përçanë me vëllezërit jugosllavë Kastriot Dervishi: Ekspozimi Agron Tufa: Diktatura u restaurua plotësisht Kastriot Dervishi: Telegrami i ekzekutimit të Prek Calit Agron Tufa: Dy kalorës të vrerosur për “erzin” e vrasëses Diana Çuli Agron Tufa: Dy oficerët e Sigurimit të Shtetit që na garantojnë Vetingun!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora