E marte, 29.11.2022, 05:07 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Nxehtësi vere

E diele, 25.07.2021, 08:58 AM


Nxehtësi vere

(cikël me lirika)

Nga Përparim HYSI

1. LARA  *

LARA kishte sybojëqielli dhe mahniti  PASTERNAKUN  **

Po është një"LARË" nga FIERI që më turbulloi gjakun,

LARË E FIERIT ka një trup,çfarë të them?Mos është fidan?

S'e mohoj e nuk kam turp që për të,mendja më luan.

Gjoksi i saj,kërcen si pjepër:si një pjepër në DIVJAKË  ***

Epo unë nuk jam i verbër që mos ia ha me sy nga pak.

Se është verë dhe pjepri i pjekur,duhet prerë e duhet ngrënë

Po unë ende nuk kam vdekur (s'e lë"pjeprin" të shkojë dëm.)

PASTËRNAKU gjet ZHIVAGON,edhe LARËN ia besoi

Kjo që mua,më prishi gjakun, askërkujt pe s'i lëshoj

Nuk e njihni"LARËN TIME"(është e tjetrit,ta marrë djalli!)

Nëse këtë e quaj:time! MA do shpirti, ma do xhani.

*heroinë e romanit "Doktor ZHI VAGO"

** Boris PASTERANAK fitues i çmimit NOBEL në vitin 1958.

*** fshat (tani qytet) në rrethin e LUSHNJES,i famshëm për bostan.

2. SHEHREZADE

Kjo nuk është SHEHREZADEJA e përrallës

Që prrallte SULLTANIN për njëmijë e një net

Po është  një bukuroshe që rri ballas

Dhe me synë e saj të zi,keqas po më nget.

Sado që kokën e ka mbuluar me shami,

Dhe lidhur e mban atë,nën gushë

Po unë  të shikoj fshehur,kam kohë që di

Dhe marrë"vijëshënimi" si ta qëlloj me pushkë!

Syrin ajo e ka të madh si filxhan

Qepallën e ka të gjatë e me bisht

Jam gat atij syri t'i bëhem "kurban"

Se nuk duroj kur më shpon egërsisht.

E quaj SHEHREZADE se është nga IRANI

Në sytë e saj:krejt qielli i PERSISË!

Eh,- them me vete,-paska patur hak SULLTANI

Që humbi pusullën prej bukurisë.

3.Për vete

Pema ime gjelbëroshe,seç po thahet pak nga pak

Sepse koha si"kodoshe" i ha palcën si për"vakt"

Zë e zihem unë me të(dua të ruaj gjelbërimin)

Porse koha nuk më lë (s'e përfill Përparimin)

Degët një nga një po thahen,trungu sa vjen e mpaket

Me blerimin ja po ndahem,se po thinjem e po plakem

Zemra sikur është e re,s'e pranon fare pleqërinë

Se,siç e kini vënë re, unë shkruaj për dashurinë.

Cicëron një"dallëndyshe",ciu-ciu ajo më ndjellë

Unë një gjysh dhe ajo gjyshe,"cicërima" më këndellë

"Ishareti" është i rëndë,se jam gërnjo e thinjosh.

Po me gjyshen bëhet pëndë,dhe tak kthehem si djalosh.

4.Po kur thonë

Po kur thonë:-Të iku mosha! Nuk ke moshë për"avaze"

Unë jarani që mos qofsha,shkoj me një që është "taze"

Shkoj me një që është"taze" dhe nuk pyes për katra a pesë

Në fillim, bëri ca"naze", por pastaj më dha "audiencë"

Ajo seç më dha"audiencë" dhe u bëmë kokë për kokë

Unë ia putha sytë e zesë dhe mora në krah"hop"

Dhe e mora në krahë"hop" dhe me terezi e shtriva

Ajo më fali një botë...edhe"hëngra" sa u nginja.

5. ODA E MIQËVE

Oda e miqëve mbeti bosh(sado verë:e ftohtë si akullnajë!)

Ky boshllëk më streson e më lodh dhe ndjehem sikur kam bërë faj!!!

Faj nuk kam bërë dhe jam i ndërgjegjshëm, se ngjasat qenë llahtar

Bota u sulmua,papritur, rrufeshëm nga një virus barbar!

Njerëzit, pothuja, humbën drejtpeshimin,rreth botës-kolaps

Miqtë që dikur shkonin e vinin,tani mbi hundë nga një maskë.

S'ka më as vajtje, as ardhje,se ÇEÇUA ka biçak!

Tek shkruaj,ndjej keqardhje dhe stresohem jo pak.

Mallkuar kush këtë virus e hodhi (na la pa shokë e miq)

Kjo kohë stresante më lodhi(pa miq,jam KRISHT në Kryq)

Oda e miqëve është bosh dhe pres që prapë të buçasë

ZOT! Fajtorë të m'i dënoshë se botën e futën në kolaps.

Tiranë, 13 korrik 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora